Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e saj të 103-të miratoi Propozim- buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, i cili do të dorëzohet në miratim në Kuvendin e RM-së.
Të ardhurat dhe shpenzimet në Propozim- buxhetin janë në kuadër të parametrave të parapara në Ministrinë e Financave dhe rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor në nivel prej 2,5 nga PBV-ja.
Deficiti i planifikuar në përputhje me Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë 2019-2021 dhe e konfirmon konsolidencën fiskale, të pasuar me disiplinë buxhetore dhe hapësirë të konsiderueshme buxhetore për projektet infrastrukturore dhe përkrahje të ekonomisë së vendit, për përforcimin e barazisë dhe sigurisë sociale, dhe për përshpejtimin e proceseve euroatlantike.
Në seancën e Qeverisë u miratua Propozim - ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.
Si pikë paraprake në seancën sotme, Qeveria e RM-së shqyrtoi dhe miratoi propozimin për planin dhe masat për verifikimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit me vendim për ndryshime dhe plotësime të Vendimit të Qeverisë së RM-së për konfirmimin e prioriteteve strategjike për vitin 2019, me të cilin zvogëlimi i ndotjes së ajrit konstatohet si prioritet strategjik për vitin e ardhshëm.
Për realizmin e masave të këtij programi, Qeveria angazhoi Ministrinë e Financave të përfshijë Programin për zvogëlimin ndotjes së ajrit në propozim Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.