Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 105-të miratojë Propozim - ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë në obligimet sipas Marrëveshjes për huamarrje për financimin e furnizimeve të autobusëve të ri për Qytetin Shkup (NTP), i cili do të kontraktohet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Ndërmarrjes të Transportit Publik Shkup.
Vlera e përgjithshme projektit është 12 milion euro, prej të cilave 10 milion euro do të sigurohen nëpërmjet huamarrjes nga BERZh, ndërkaq 2 milion euro do të sigurohen nga buxheti i NTP-Shkup. Për mjetet me vlerë prej 10.000.000 euro huamarrës do jetë NTP Shkup, kurse Republika e Maqedonisë do të jep garanci shtetërore.
Këtë vendim Qeveria e miratoi duke u nisur nga gjendja e autobusëve NTP Shkup, jashtëzakonisht të shtrenjtë për mirëmbajtje dhe është njëri ndër faktorët për ndotjen e mjedisit jetësor, përkatësisht ajrit në qytet. Me këtë furnizim planifikohet të furnizohen autobus me platformë të ulët të cilët punojnë me gaz natyror, me të favorshme ekonomikisht edhe me përparësi ekologjike në ndotjen e ajrit.
Në seancën e sotme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e kontraktimit të Marrëveshjes për grant, me vlerë prej 70 milion euro, për projektin “Ndërtimi i aksit të ri dhe rekonstruksion të seksionit ekzistues rrugor Belakovce - Kriva Pallankë - pjesa lindore nga hekurudha e Korridorit VIII, faza 2”, ndërmjet Republikës së Maqedonisë të prezantuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, miratoi Informacionin për revidimin e Listës së vetme të projekteve, dhe angazhoi Sekretariatin për Çështjet Evropiane të dorëzojë Listën e vetme të projekteve të më së voni deri më 28.11.2018 në Komisionin Evropian, ku ndër katër projektet me prioritet janë punimet infrastrukturore siç është rekonstruksioni i aksit rrugor Kriva Pallankë - Deve Bair), si dhe pjesë e nga korridori 8, ndërtimi i kalimit kufitar Tabanocë, ndërtimi i aksit të autostradës Shkup - Bllace, si dhe interkoneksioni me Greqinë.
Në këtë seancë të 105-të, Qeveria e RM-së solli Vendim për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për formimin e Trupit informativ për lehtësimin e organizimit të tregtisë, dhe rekomanduan përbërjen e këtij trupi të jetë reflektim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Në seancën e sotme u shqyrtua dhe miratua Informacioni për nevojën e kontraktimit të Amendamentit nr.1 nga Marrëveshja për Garanci, të lidhur ndërmjet Republikës së Maqedonisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane të Investimeve për Financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekte të tjera me prioritet nga plani për përkrahjen e kompanive vendase.
Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Nismën e Republikës së Maqedonisë të jetë nikoqire në “Kongresin e Dytë Botëror Sipërmarrësish”, në vitin 2019, e autorizoi Zorica Apostolloskën, ministren pa portofol, e angazhuar për investime të huaja, të nënshkruaj “Protokollin për partneritet dhe bashkëpunim”, me Forumin Ndërkombëtar Ekonomik “Perspektivat” nga i cili pritet intensifikimi i kontakteve për sigurimin e investimeve të huaja.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e sotme Qeveria shqyrtoi Propozimin për emërimin e konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës, me seli në Graçanicë dhe aprovoi propozimin e kësaj pozite që të jetë i emëruar z. Rasim Mrlaku, shtetas i Republikës së Kosovës, në funksion të vendosjes së bashkëpunimit të ngushtë të Republikës së Maqedonisë, para se gjithash në plan ekonomik.
Qeveria e RM-së sot miratoi Informacionin për hapjen e konsullatës së nderit të Meksikës në Republikën e Maqedonisë, me seli në Shkup, dhe dha pëlqimin e propozimin e Meksikës për emërimin z. Enver Maliqi për Konsull nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë.
Në seancë Qeveria e RM-së shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Informacionit për Programin për përkrahje dhe shtyp dhe distribuim të mediave të shtypura për vitin 2018.
Në rendin e ditës në seancën e sotme të Qeverisë u gjet dhe u miratua Informacioni për fillimin e procedurës për formimin e Këshillit nacional për arsim të lartë dhe veprimtari shkencore - hulumtuese i cili do të jetë përgjegjës të përcjellë zhvillimin e arsimit të lartë dhe të veprimtarisë shkencore - hulumtuese, si dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe të dorëzojë raporte me rekomandime dhe masa në Kuvend dhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Me propozim të Ministrisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria shqyrtoi Informacionin për zgjerimin e rrjetit të çerdheve për fëmijë dhe qendrave për zhvillim të hershëm të Republikës së Maqedonisë.
Me propozim të Kuvendit të RM-s, Qeveria, miratoi mendimin për planin financiar të Komisionit Rregullator të Energjetikës të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2019, me rekomandim që një pjesë e harxhimeve për honorarëve nga marrëveshjet me vepër, shërbime konsultative dhe furnizim të automjeteve do të revidohet.
Në seancën sotme Qeveria harmonizoi mendimin saj dhe në raport me planin financiar të Ndërmarrjes Radiodifuzive Radioja dhe Televizioni i Maqedonisë për vitin 2019, dhe solli vendim të rekomandojë Kuvendit të RM-së, RTM të harmonizojë këtë plan financiar me rekomandimet për realizimin e pavarësisë së plotë redaktuese, të përforcimit të kapaciteteve kadrovike, me qëllim të realizohet interesi publik për informim objektiv dhe të saktë.
Vendimi i Komitetit për Trashëgimin Kulturore të UNESKO-s u miratua seanca e 41 (Krakov, Poloni 2017), për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Rajonin e Ohrit - i shënuar mirë Listën e Trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s dhe angazhoi Ministrinë e Kulturës, për bashkëpunim me Komisionin Nacional të UNESKO-s, të dorëzojë Raportin për avancimin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për trashëgimin kulturore të UNESKO-s në seancën në Krakov.