Nga seanca e 108 e Qeverisë : Qeveria miratoi dhe në Kuvend dorëzoi tekstin final me Propozim të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë; U miratuan propozim- ligje nga fusha e drejtësisë dhe gjyqësisë

Qeveria e  Republika e Maqedonisë, në mbledhjen e 108-të, miratoi tekstin final të Propozim amendamenteve 33,34,35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe këtë tekst dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Amendamentet janë pjesë e Kushtetutës dhe hynë në fuqi në Marrëveshjen Përfundimtare  për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerje e vlefshmërisë të Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995, dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga faqja e parë e Marrëveshjes përfundimtare.

Amendamenti 33 thotë: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedoni” zëvendësohet me fjalët “Maqedonia e veriut”, përveç Nenit 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Me Amendamentin 34 bëhen ndryshime në Preambulën- Amendamentin 4 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe ai duket kështu: Në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fshihen fjalët “ të cilët jetojnë në kufijtë e saj”, “vendimet e KAÇKM-së” zëvendësohen me fjalët vendimet juridike të cilët përmenden në Deklaratën e Kuvendit të parë të KAÇKM-së deri te populli maqedonas për kuvendin e mbajtur të KAÇKM-së”, pas fjalës “viti”, plotësohen me fjalët “ të cilëve iu shpreh vullneti për krijimin e shtetit sovran dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, dhe fshihen fjalët “vendosën që”.

 Me tekstin e Amendamentit 35, “Republika e Maqedonisë respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”, plotësohet me Nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Si rezultat i debatit publik, ka ndryshime në tekstin e Amendamentit 36, i cili tani thotë kështu:

  • Republika e Maqedonisë mbron, garanton dhe kultivon veçoritë, trashëgimin historike dhe kulturore të popullit maqedonas;
  • Republika mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj, të cilët jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit;
  • Republika kujdeset për Diasporën e popullit maqedonas dhe komuniteteve të tjerë dhe kultivon dhe avancon lidhjet me atdheun;
  • Gjatë kësaj, Republika nuk do të ndërhyjë në të drejtat sovrane dhe në punët e brendshme të shteteve tjera.

Teksti final i propozim amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, si dhe shpjegimet për to janë në këtë link: vlada.mk/mkgrdogovor


Në mbledhjen e sotme Qeveria, gjithashtu miratoi një pako të ligjeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë. Ndryshimet dhe plotësimet nga Kodi Penal përfshijnë revidim të dispozitave në disa fusha, përkatësisht krimi nga urrejtja, mosndëshkimi i viktimës nga trafikimi me qenie njerëzore dhe mosndëshkimin e fëmijës viktimë. Ligji parasheh edhe një vepër tjetër penale “Pengimi i së drejtës”.

Miratimi i Propozim- ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjykatat, që është me flamurin evropian, del si rezultat i reformës në gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë, të shënuar në Strategjinë për Reforma në Sektorin Gjyqësor. Ndryshimet e Ligjit janë në drejtim të rritjes së pavarësisë, por edhe përmirësimin e cilësisë të gjyqësisë. Po ky ligj parasheh, kritere të reja më rigoroze për përzgjedhjen e gjykatësve dhe ridefinimin e gjykatave themelore për shkarkimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve.

Qëllimi  bazë i Propozim- ligjeve të Këshillit Gjyqësor, i cili u miratua në mbledhjen 108 , është vendosja e kritereve matëse të cilësisë për vlerësimin e punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave, në çdo dy vjet. Propozim- ligji është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe të Grupit të vendeve kundër korrupsionit ( GREKO), e më të krijohet bazë për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Propozim- ligji i ri parasheh edhe procedurë më transparente për  zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe gjykatësve, ku përveç ministrit, të drejtë vote në Këshillin Gjyqësor nuk do të ketë as kryetari i Gjykatës të Apelit.

Ministrat sot aprovuan edhe Propozim- ligjin për kryerjen e sanksioneve. Ai siguron realizimin e dy qëllimeve kryesore: e para të ndalojë shtetin dhe organet e saj në funksionin e tyre të ushtrojnë presione të panevojshme, të tepruara dhe shumë të ashpra ndaj subjekteve juridike. Dhe e dyta, kur do të ushtrohet ky presion, kjo të bëhet nga organet kompetente të përcaktuara me ligj.

Nga pakoja e fundit e propozim- ligjeve të miratuara në mbledhjen e sotme është Propozim- ligji për kundërvajtjet. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i gjobave rigoroze ndaj qytetarëve dhe kompanive. Për personat fizik, gjobat duhet të jenë më të vogla se 75%, ndërkaq për kompanitë  vogla ndëshkimet do të zvogëlohen për dy herë e gjysmë. Ndëshkimet do të jenë në përpjesëtim dhe nuk do të cenojnë punën dhe mbijetesën e kompanive dhe nuk do ta ngarkojnë jetën e qytetarëve. Gjithashtu, për shkak të parandalimit propozimi- ligji parasheh edhe vërejtje.

Në mbledhjen e 108–të u miratua Informacioni për nevojën e miratimit të Ligjit për shërbimet postare, si dhe teksti i Propozim -ligjit për ndryshimet ë Ligjit për shërbime postare.