Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të sotme të 115-të me radhë solli vendim që Kuvendit të RM-së t’i propozojë Propozim- ligjin për parandalimin nga korrupsioni dhe konfliktit të interesave të miratohet me procedurë të përshpejtuar dhe me flamurin evropian që të miratohet sa është e mundur më shpejt, me qëllim fuqizimin e efikasitetit dhe pavarësisë së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe fuqizimin e kornizës institucionale kundër korrupsionit për parandalim efikas dhe luftën kundër korrupsionit.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shqyrtua dhe u verifikua teksti i ri i Propozim- ligjit për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik dhe solli vendim ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në përputhje me nenin 137 të Rregullores të shtëpisë ligjdhënëse.
Në këtë mbledhje në agjendën e Qeverisë u gjetën më shumë programe vjetore dhe plane financiare për vitin 2019 të më shumë ministrive, organeve me përbërje, agjenci dhe ndërmarrje publike.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në mbledhjen e sotme Qeveria solli tekstin e ri të Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrje për vitin 2019, si dhe Programin për promovim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik nëpër amvisëritë për vitin 2019.
Në kuadër të kompetencave të kësaj ministrie sot u miratua Programi për mbrojte të konsumatorëve për periudhën 2019-2020, si dhe Programi për përkrahje për turizmin vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta.
Në seancën sotme u miratua Programi për zhvillim të turizmit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, ndërkaq u shqyrtua edhe Informacioni për themelimin e zonës zhvillimore të turizmit- Matkës, në Komunën e Sarajit, me rekomandim të Qytetit të Shkupit, në afat prej 30 ditësh të sigurojë dokumentin ekzistues për ndërtimin e Qendrës sportive rekreative “Liqeni i Treskës”, në Komunën e Sarajit, kurse Ministria e Ekonomisë në afat prej 4 muajsh në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë Informacionin për ecurinë e aktiviteteve për themelimin e Qendrës sportive rekreative “Liqeni i Treskës”, në Komunën e Sarajit. Në këtë mbledhje Qeveria dha pëlqimin për Porgramin vjetor me Planin financiar për vitin 2019 të Drejtorisë së Zonave për Zhvillim Industrial dhe Teknologjik.
Me propozim të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Programit për zhvillimin e sportit dhe të rinjve për vitin 2019, si dhe Propozim- programin për ndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërave zbavitëse për vitin 2019 për financimin e federatave sportive kombëtare dhe projekteve të Agjencisë për Rinj dhe Sport për Avancimin e sportit në Republikën e Maqedonisë.
Qeveria shqyrtoi dhe aprovoi edhe Programin vjetor për realizimin e Planit strategjik të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive për vitin 2019, kurse me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria miratoi Programin vjetor për financimin e përpilimit të planeve urbanistike, planeve të rregullta të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentacioni e planit urbanistik dhe dokumentacionin e planeve projektuese për vitin 2019, si dhe Programin vjetor për ndërtimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të banimit në pronësi të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot propozoi, kurse Qeveria e RM-së miratoi Programin vjetor për mbrojtje të natyrës dhe Programit për avancimin e mjedisit jetësor për vitin 2019.
Me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në mbledhjen e sotme Qeveria sot e solli Programin për zhvillimin rajonal të barabartë për vitin 2019.
Qeveria sot solli ehe Programet për ndërtim, furnizim dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2019, dhe me ndërtimin, furnizimin dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje sociale për persona të moshuar për vitin 2019.
Në mbledhjen e 115-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Raportin për kryerjen e bisedimeve me tekst të harmonizuar të Aneksit të Protokollit Plotësuese për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, nëpërmjet kufijve shtetërorë dhe për avancimin e identifikimit, raportimit, udhëzimin dhe ndihmë për kthimin e viktimave ose viktimave potenciale nga trafikimi me qenie njerëzore, që plotësohet me Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë së palejuar me drogat narkotike, substancat psikotrope, migrimit ilegal dhe aktivitete të tjera të paligjshme, me Aneks për Protokoll Plotësues për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore nëpërmjet kufijve shtetëror të të dy vendeve.
Qeveria pranoi harmonizimin e tekstit të ri të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kazahstanit në fushën e arsimit dhe shkencës.
Në këtë mbledhje Qeveria e RM-së shqyrtoi informacionin për ndryshim të Planit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Bullgarisë dhe angazhoi ministrinë e shëndetësisë që të nënshkruaj këtë plan bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.