Në mbledhjen e rregullt, të 122-të me radhë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri për Propozim- ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare .
Sjellja e Propozim- ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare do të mundësojë reformimin e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit,e cila nuk do të jetë më organ në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht propozohet themelimi i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare, si model për reformimin e sistemit të kundërzbulimit dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i ligjit të propozuar është tejkalimi i mangësive të konstatuara në raportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komisionin Evropian, nëpërmjet vendosjes së modelit reformues të sistemit të kundërzbulimit dhe sigurisë, me të cilin Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit,nuk do të jetë më organ në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por propozohet themelimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare, përkatësisht mëvetësia, sovraniteti, rregullimi kushtetues, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje të tjera me interes të sigurisë nacionale të shtetit.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe teksti i ri i Propozim- ligjit për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe kundërzbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me Propozim- ligjin për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe kundërzbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut parashihet formim i një organi të posaçëm koordinues për komunitetin e sigurisë dhe kundërzbulimit me saktësim të punës së veprimit, përbërja, mënyra e punës dhe miratimi i vendimeve, si dhe aspektet konkrete, lidhur me punën e tij të cilat parashihen në funksion të zbatimit të koordinimit efikas të komunitetit të sigurisë dhe kundërzbulimit.
Propozim – ligji për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe kundërzbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pason nga konkluzionet e miratuara të Këshillit të Bashkimit Evropian më 26.06.2018 ndërsa të konfirmuar nga Këshilli Evropian me 28.06.2018 në kuadër të së cilit është theksuar rëndësia e tij të vazhdojë në implementimin e Reformave urgjente me prioritet dhe të dhënies së rezultateve të qëndrueshme në fushën e : gjyqësisë, sigurisë dhe shërbimeve të kundërzbulimit, reformat e administratës publike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Propozim- ligjin për ndjekje të komunikimeve si dhe Propozim- ligjin për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, për shkak të harmonizimit të ligjeve për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Propozim- ligjin për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe kundërzbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria në këtë mbledhje, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, shqyrtoi dhe miratoi Propozim- ligjin për mbikëqyrje të inspektimit, , i cili ka për qëllim tejkalimin e paligjshmërisë dhe dobësitë e detektuar në aplikimin e Ligjit të deritanishëm për mbikëqyrje të inspektimit dhe vendosje e konceptit të ri të mbikëqyrjes të inspektimit nëpërmjet planifikimit në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe realizimin e mbikëqyrjes të inspektimit në mënyrë të barabartë me çka do të arrihet transparencë më e madhe, pasqyrë më e qartë, dhe siguri juridike për subjektet mbikëqyrës.
Si qëllime specifike të këtij propozim ligji ndër tjerash parashihen masa preventive para atyre aspekteve represive të mbikëqyrjes të inspektimit, me tërheqjen e vërejtjes si masë primare të inspektimit; rritje e sigurisë dhe parashikimit të subjekteve nën mbikëqyrje, me domosdoshmërinë e listave për vlerësim dhe shkallën e rrezikut, si dhe përmisimin e efikasitetit të Këshillit Inspektues nëpërmjet përcaktimit më të saktë dhe më preciz të rolit dhe kompetencave të tij.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 122, miratoi Informacionin për hartimin e aplikimit projektues të Studimit për realizim të ndërtimit dhe zhvillimit të Rrjetit nacional transportues optik në kuadër të thirrjes për ndihmës teknike në suaza të instrumenteve IPA “Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor” (Western Balkans Investment Framework – WBIF), qëllimi final i të cilit ndër të tjera është që deri në fund të vitit 2029 të sigurojë të gjithë institucionet publike, qendrat e hulumtimit dhe organet e tjera arsimore, shëndetësore, gjyqësore dhe të gjitha organet shtetërore të kenë qasshmëri simetrike në shpejtësinë e internetit me më së paku 1Gigabit në sekondë.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e RVM-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Propozim- Deklaratën për transit të energjisë së pastër ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimore, të cilën vendet e rajonit do ta nënshkruajnë në Podgoricë, Mal të Zi, 21 shkurt të vitit 2019, si verifikim të angazhim të dekarbonizimit, burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik, në harmonizim me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, si dhe me obligimet e Komunitetit të energjetikës të bazuara në Pakon për energji të pastër për të gjithë evropianët e BE-së, deri në fund të vitit 2030.