Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 125-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për takimin e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian me Draft-platformë për paraqiten e delegacionit të Maqedonisë së Veriut.
Mbledhja e 15-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim do të mbahet më 19 mars në Bruksel, duke marrë parasysh kryesimin me rotacion me Këshillin për Stabilizim dhe Asociim, me takimin e sivjetshëm është paraparë të udhëheq Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa bashkëudhëheqëse nga ana e BE-së do të jetë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë edhe Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, dr. Bujar Osmani, ndërkaq nga ana e Bashkimit Evropian në këtë takim do të merr pjesë Komisari për politikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerim, Johanes Han.
Në këtë mbledhje ministrat në Qeverinë e RMV e shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor për implementimin e Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor për vitet 2017-2022 me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që të tregohet shkalla e realizimit të masave dhe aktiviteteve të parapara me Planin e Veprimit të Strategjisë për periudhën janar 2018- dhjetor 2018, në krahasim me avancimin e sistemit gjyqësor në vend, duke u bazuar në parimet e pavarësisë, paanësisë, përgjegjësisë, efikasitetit dhe cilësisë.
Ministria e Drejtësisë, në bazë të propozimit të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, në mbledhjen e djeshme e dorëzoi në shqyrtim edhe Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sport, me të cilin propozohet lirim nga tatimi sipas Ligjit për tatim për federatat kombëtare sportive, për klubet e sportit, për sportistët aktiv të lojërave olimpike dhe jo-olimpike, si dhe subjekte tjera juridike të cilat kanë vendim për kryerjen e aktiviteteve sportive.
Lehtësimi i tatimit do të shfrytëzohet në bazë të vauçerit të dhënë nga ana e organit të administratës shtetërore kompetent për punët nga fusha e sportit, me çka do të sigurohen mjete të rëndësishme për mbështetjen e sportit dhe sportistët.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RMV, e shqyrtoi Informacionin për ndikimin e Brexit në ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe solli konkluzione me të cilat e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë Doganore, që deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të paraqesin propozim të Vendimit për futjen e masave autonome, me aplikim të kushtëzuar nga 30.3.2019.
Gjithashtu, Qeveria i ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Ekonomi, deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të paraqesin informatë për trajtimin e mallrave të Maqedonisë së Veriut gjatë eksportit në Mbretërinë e Bashkuar në rastin e “Brexitit të fort”, dhe për gjetjen e zgjidhjeve për import pa doganë të prodhimeve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi “Politikën për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik, me Plan Veprimi për periudhën 2019-2021” dhe e ngarkoi propozuesin Ministrinë e Financave në afat prej një muaj të formojë Komitet për monitorim të zbatimit të Politikave për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik.
Dokumenti “Politikë për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik, me Plan Veprimi për periudhën 2019-2021”, është dokument strategjik për zhvillim të mëtutjeshëm të sistemit për kontroll të brendshëm në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i këtij dokumenti është të përkufizojë kornizën bashkëkohore, adekuate dhe efektive të sistemit për kontroll publik të brendshëm financiar, duke përfshirë dhe menaxhimin financiar dhe kontrollë, revizionin e brendshëm, koordinimin qendror dhe të harmonizuar, si dhe inspektimin financiar në sektorin publik, si dhe të ndihmojë në menaxhimin e mirë financiar me mjetet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.