Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 127-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për hartimin e Strategjisë së Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit në gjyqësi 2019-2024, me Plan të Veprimit.
Strategjia për TIK në gjyqësor është në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, me qëllim të rritjes së qasshmërisë, shfrytëzimit në kohë dhe të lehtë të shërbimeve në gjyqësor për të gjithë shfrytëzuesit, përmirësimi i cilësisë së të dhënave, mbrojtja dhe siguria, si dhe bashkëpunimi me sistemet e tjera gjyqësore, institucionet e BE-së, vendet e saja anëtare dhe organizatat ndërkombëtare.
Strategjia e Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit në gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në funksion të modernizimit të teknologjisë informatike dhe komunikimit në gjyqësi, si një ndër reformat më të rëndësishme në RMV-së, përfundoi Qeveria në mbledhjen e sotme.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrat shqyrtuan dhe miratuan Informatën për realizimin e projektit “Kartela rinore” e cila ka për qëllim të lehtësojë përditshmërinë e të rinjve me përfitime që do të përfshijnë më tepër kategori, siç janë ulja e çmimeve në hotelieri, tregti, qasshmëri në qendrat edukative dhe në ngjarjet kulturore dhe sportive, si dhe për udhëtime në vend dhe jashtë shtetit.
Me Informatën Qeveria e RMV-së solli edhe përfundim që ministri të caktuara të përfshihen në projektin e përfitimeve për të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç, si dhe rekomandime për njësitë e vetëqeverisjes lokale njëkohësisht të bëhen pjesë e realizimit të këtij projekti.
Faza e dytë e “Kartelës Rinore” është përfshirja e kartelës nacionale drejt sistemit “Kartela Rinore Evropiane”, me çka të rinjtë e vendit tonë do të mund t’i shfrytëzojnë këto përfitime edhe në vendet anëtare të BE-së.
Në mbledhjen e sotme ë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën lidhur me fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e sipërmarrësisë së femrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2023, me Planin e Veprimit, dhe i obligoi të gjitha organet e administratës shtetërore, për të cilat parashihen aktivitete në Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e sipërmarrësisë së femrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2023, mjetet e duhura për realizimin e aktiviteteve, t’i planifikojnë në buxhetet e tyre vjetore për vitet në vijim në përputhje të kornizës kohore.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në mbledhjen e sotme u miratua Informata me Propozim për themelimin e Qendrës së Resurseve për krijimin e politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (Center of Exellence on Gender Responsive Budgeting).
Qendra e Resurseve të krijimit të politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor do të sigurojë përkrahje nga ekspertët, praktika të mira, hulumtime dhe trajnime për ndërtimin e kapaciteteve të zyrtarëve shtetëror në fushën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për përfshirjen e komponentit gjinor në financat publike, menaxhimin dhe krijimin e politikave.
Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme aprovoi nismën e një grupi deputetësh për interpretimin autentik të nenit 115 nga Ligji për tatim mbi të ardhura personale.
Sipas propozuesve të kërkesës për interpretim autentik, dispozitat e këtij nenin shkaktuan interpretime të ndryshme dhe zbatim dhe i vendos në pozitë të ndryshme shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet, si obligues tatimor para Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilat dalin nga Ligji për shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve dhe Ligji për tatim personal të të ardhurave.
Me këtë do të pamundësohet që interpretimet e ndryshme t’i vënë institucionet në funksion të presioneve politike ndaj sektorit civil, që ishte praktikë e Qeverisë së mëparshme.
Njëkohësisht, ky interpretim autentik do të mundësojë pa pengesë të praktikohet liria e shoqërimit dhe veprimit të organizatave qytetare dhe do të sigurojë drejtësi për padrejtësitë që janë bërë ndaj organizatave qytetare të cilat ishin objekt i inspektimeve intensive tatimore të Qeverisë së kaluar.