Në mbledhjen e sotme e 129-ta me radhë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për riemërtimin e arenës nacionale multifunksionale nga Arena Nacionale “Filipi i Dytë” të emërohet Arena Nacionale “Toshe Proeski” .
Qeveria e RMV-së në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizimin e projektit për ndërtimin e 14 pishinave të notit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku miratohet fillimi i procedurës për lidhjen e Marrëveshjes për furnizim publik disavjeçar për ndërtimin e 14 pishinave të notit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq mjetet për këtë destinim në vitin vijues 2019 përfshijnë vlerën e përgjithshme prej 30.000.000,00 denarë të përfshihen në suaza të buxhetit që për vitin 2019 ka në dispozicionin Agjencia e të Rinjve dhe Sportit.
Gjithashtu, me konkluzion të Qeverisë së RMV-së, Agjencia e të Rinjve dhe Sportit është e obliguar që në tri vitet e ardhshme të planifikojë dhe përfshijë mjetet e nevojshme për realizimin e Marrëveshjes në kërkesën buxhetore për vitin 2020,2021, dhe 2022, kurse komunat Shtip, Çair, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Gostivar, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisela Vodë, Tetovë dhe Kërçovë, iu rekomandoi të bëjnë përzgjedhjen dhe propozimin e lokacionit për të cilin duhet të kërkojnë dhe sigurojnë Miratim për ndërtim.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e aktiviteteve për përkrahje të sektorit privat nga ana Qendrave për zhvillim dhe planifikim rajonal- Qendra rajonale të biznesit . Në periudhën që vijon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do të bëjë nënshkrimin e aneks marrëveshjeve të reja për përkrahje financiare të qendrave rajonale të biznesit për sigurimin e mbështetjes për përmisimin e shërbimeve këshilldhënëse të qendrave të biznesit, siç është e përcaktuar në buxhetin e projektit.
Me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale, Qeveria e RMV-së sot solli Vendim për ndarjen e mjeteve financiare të projektit për zhvillim të rajoneve të planifikimit për vitin 2019 me vlerë të përgjithshme prej 288.746.849,00 denarë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Planit të Veprimit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2020-2022, i cili pritet të ratifikohet në Samitin e ardhshëm të shefave shtetërore dhe qeverive me RP të Kinës në suaza të nismës 16+1 i cili do të mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria aprovoi që Ministria e Shëndetësisë të fillojë me procedurën e dhënies të marrëveshjes disavjeçare për furnizime publike të fazës së dytë në rekonstruksionin, ridestinimin dhe përshtatjen dhe përfundimin e ndërtimeve të IShP Spitali i Përgjithshëm Kërçovë, me vlerë të përgjithshme prej 298.000.000,00 denarë pa TVSh, me dinamikë trevjeçare të pagesës nga mjetet e parapara.
Me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e RMV-së solli vendim të jep mendim negativ për propozimin e Strategjisë Rregullatore për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizual për periudhën nga 2019 deri në vitin 2023, të propozuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuale me arsyetimin se propozimi nuk është i harmonizuar me dokumentet e tjera strategjike për zhvillimin e kësaj fushe dhe dorëzojë mendimin se Strategjia Rregullatore e propozuar për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuele duhet të rishqyrtohet.
Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për lirimin nga obligimet për pagesë të pjesëmarrjes ( participimit) gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore nga ana e udhëtarëve të lënduar që kanë pësuar gjatë aksidentit që ndodhi më 13.02.2019 në rrugën Shkup- Tetovë, tek fshati Llaskarcë, si shenjë solidarizimi dhe ngushëllimi për familjet që pësuan të vdekur dhe të lënduar.