Në mbledhjen e 130-të e Qeverisë së RMV-së: U miratuan rekomandime për epideminë e shpallur të fruthit në shtet; 5 maj u shpall Dita e Gjuhës Maqedonase; Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e 2000 ushtarëve amerikanë

Qeveria  e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të rregullt, të 130-të me radhë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilit me propozim të Komisionit për sëmundjet infektive në kuadër të Ministrisë është sjellë vendim për shpalljen e epidemisë së fruthit në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me procedurën për situata të këtilla janë miratuar edhe rekomandime të cilat parashihet zbatim rigoroz i masës që fëmijëve që nuk janë vaksinuar me MRP t’ju ndalohet vizita nëpër çerdhet në territorin e të gjithë shtetit, si dhe respektimin e protokollit për lëvizjen e pacientëve me fruth me qëllim të zvogëlohet mbingarkesa e klinikave të sëmundjeve infektive dhe pediatrisë dhe të ulet shkalla e përhapjes së infektimit intra-hospital.

Rekomandimet parashohin që të gjithë punonjësit shëndetësor që nuk janë vaksinuar të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientë (sidomos pediatrit, infektologët dhe gjinekologët) me doemos të vaksinohen me dy doza MRP.

Rekomandim i veçantë theksohet nevoja për intensifikim e masave për vaksinimin e fëmijëve që nuk janë vaksinuar nëpërmjet zbatimit të fushatave për vaksinim dhe aktiviteteve në terren për promovimin e vaksinës të zbatuara nga Qendrat e shëndetit publik dhe shërbimeve kompetente nga Institucionet shëndetësore, dhe të ofrohet vaksinim plotësues me MRP për të gjithë që nuk janë vaksinuar, të vaksinuarit pa vaksinim të plotë dhe persona pa dëshmi të vaksinimit, të cilët janë mbi moshën 14 vjeç , ndërsa më të rinj se 45 vjeç.

Në Informacionin e epidemisë së fruthit thuhet se këto aktivitete, duhet të fuqizohen sidomos në qytetet jashtë Shkupit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RMV-së solli vendim që 5 maji të shpallet Ditë e Gjuhës Maqedonase si festë me karakter pune.  Vendimit që kjo datë të festohet si Dita e Gjuhës Maqedonase është për nder të vendimit të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale, e cila më 5 maj të vitit 1945 miratoi Alfabetin e gjuhës maqedonase, si alfabet zyrtar, kurse pas dy muajsh Ministria e Arsimit e legalizoi, Drejtshkrimin e parë, me çka u kodifikua gjuha maqedonase.

Në mbledhjen e 130-të, Qeveria angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit tonë, të kontaktojë MPJ të Republikës së Francës për koordinim lidhur me përkrahjen ndërkombëtare për ndihmën e restaurimit të kishës së djegur “Notre Dame”, me qëllim të përcaktojë përkrahje të duhur nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në shenjë solidarizimi për riparimin e këtij monumenti grandioz me rëndësi të civilizimit.

Në mbledhjen e sotme Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) nga SHBA-të, prezantoi Analizën e sistemit juridik për përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Rekomandime për decentralizim funksional dhe dekoncentrim të kompetencave të institucioneve veçmas për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rezultatet e grumbulluara nga analizat dhe rekomandimet, kanë për qëllim të shërbejnë si udhëzime konkrete, cilat ligjet dhe dispozitat do të shqyrtohen për ndryshimin dhe plotësimin e procedurës ligjore, me qëllim të decentralizimit funksional të procesit të vendimmarrjes, përkatësisht të bartjes së kompetencave për vendimmarrje të Qeverisë ndaj organeve administrative, organeve të tjera shtetërore dhe organizatave drejtuese, për punë me efikase të institucioneve qeveritare.

Me propozim të Ministrisë së  Mbrojtjes, në këtë  mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtoi dhe aprovoi Informacionin për realizimin e aktiviteteve të stërvitjes ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandës US EUCOM, “Goditje e vendosur” dhe pjesëmarrje të forcave të armatosura të huaja të territorit të vendit tonë dhe solli Vendimin për miratimin, hyrjen dhe qëndrimin e pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të realizimit të stërvitjeve ushtarake “Goditje e vendosur”, e cila do të realizohet në disa faza nga 20 maji deri 15 korrik të këtij viti.

Sipas Informacionit të miratuar të mbledhjes së sotme bëhet fjalë për stërvitjen më të madh ushtarake që ndonjëherë është organizuar në shtetin tonë, e cila në pjesën praktike dhe të dukshme do të manifestohet përkrahje federale për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në aktivitetin stërvitor përveç pjesëmarrjes së 2.000 pjesëtarëve të ARM-së është paraparë dhe pjesëmarrje aktive të 2.000 pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së dhe 400 llojeve të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të forcave të Republikës së Lituanisë dhe 100 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi dhe 20 lloje të ndryshme të automjeteve motorike.

Aktiviteti stërvitor është i orientuar ndaj arritjes së ndërveprimit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim që të mundësohet kontribut më i madh tek  operacionet vijuese dhe të ardhshme të Aleancës së NATO-s.

Qeveria e RMV-së sot shqyrtoi Informacionin lidhur me fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2018-2023 me Planin e veprimit, e cila synon të sigurojë implementim të rregullores dhe masave për avancimin e klimës investuese për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të vendit.

Në mbledhjen e sotme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për përkrahjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 dhe mjetet e planifikuara në vitin 2019. Sipas Informacionit në vitin 2018, për këtë qëllim janë ndarë gjithsej 428.903.454,00 denarë dhe përkrahje financiare nga  888 shoqata dhe fondacione, kurse për vitin 2019 për të njëjtin qëllim janë paraparë 496.773.000,00.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për hartimin e Strategjisë kombëtare për Shëndetësinë Elektronike, dhe angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë të hartojë projekt për strukturën projektuese, e cila do ta zhvillojë Strategjinë Kombëtare për Shëndetësi Elektronike me Planin e veprimit në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë në afat prej një viti nga dita e miratimit të Informacionit.

Shëndetësia elektronike është sistem për sigurim të informacioneve të vërteta të personit të vërtetë në vendin dhe kohën e vërtetë, në formë të sigurt elektronike që të mundësohet  cilësia e efikasitetit të mbrojtjes shëndetësore, hulumtimit, arsimit dhe njohurive.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare për  Shëndetësi Elektronike do të nënkuptonte vendosjen e drejtimeve kryesore, siç është planifikimi i hapave të  detajuar të rëndësishëm për arritjen e qëllimeve afatgjate, siç është qasshmëria universale e kujdesit, efikasitetit në sektorin e shëndetësisë, reforma ose transformime të tjera më fundamentale.