Në mbledhjen e 131 të Qeverisë së RMV-së: Këshilli mbikëqyrës për avancimin e implementimit të numrit të emergjencave E-112; U formua Komisioni për zbatimin e procedurës për partneritet publiko- privat për ndërtimin e sistemit të shpërndarjes së gazit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 131 shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga takimi i realizuar i Këshillit mbikëqyrës për monitorimin dhe ndjekje të  avancimit në implementimin e sistemit të emergjencave E-112 në Republikën e Maqedonisë, dhe angazhoi Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e Çështjeve Evropiane, në afat prej dhjetë ditësh të propozojnë përfaqësuesit e tyre për  Këshillin mbikëqyrës për monitorimin dhe ndjekje të  avancimit në implementimin e sistemit të emergjencave E-112 dhe t’i dorëzojnë në Qendrën për Menaxhimin e Krizave.

 

Si konkluzion plotësues në mbledhjen e Qeverisë së RMV-së angazhoi Sekretariatin e  Përgjithshëm rregullisht ta informojë Qeverinë për avancimin e sistemit të emergjencave E-122, i cili del si obligim i harmonizimit të praktikës me Bashkimin Evropian, për vendosjen e sistemit të komunikimit dhe informacionit dhe numrit unik të emergjencave për të gjitha vendet e unionit.

 

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua Informacionin për rritjen e pjesëmarrjes së shteteve anëtare në buxhetin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, në funksionin e realizimit të  aktiviteteve programore dhe solli konkluzion të obligojë Ministrinë e Punëve të  Jashtme  në kuadër të koordinimit të saj me Fondin e Ballkanit Perëndimor të konfirmojë gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga viti 2019, për arkëtimin e kontributeve të rritura vjetore ndaj buxhetit në Fondin për Ballkanin Perëndimor, të përcaktuara me vlerë prej gjashtëdhjetë mijë eurosh ( 60.000 euro) në vit, përkatësisht 3.690.000 denarë me kundërvlerë në denarë.

 

Në mbledhjen e saj të 131 Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Planifikimit dhe Vlerësimit (PARP), në përputhje me obligimin e rregullt për planifikim e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019,  dhe angazhon Ministrinë e Mbrojtjes të realizojë përgatitjet për konsultimet multilaterale me NATO-n për finalizimin e Vlerësimit PARP të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 30 qershor të vitet 2019, deri kur ky dokument do të dorëzohet në Shtabin Kryesor të Aleancës në Bruksel.

 

Për implementimin e obligimeve të ndërmarra, Ministrinë e Mbrojtjes duhet të informojë Qeverinë e RMV-së, më së voni deri më 31 korrik të vitit 2019.

 

 

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria solli Vendim për themelimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e Marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publiko- privat për ndërtimin e sistemit të ri për shpërndarjen e gazit natyror në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Komisioni synon të zbatojë procedurën e plotë për dhënien e Marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publiko-privat për ndërtimin e sistemit të ri për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e  Maqedonisë së Veriut nëpërmjet ankandit publik për përzgjedhjen e partnerit publik me procedurë të dialogut konkurrues me e- ankand, përkatësisht të hartojë shpalljen publike, dokumentacionin e tenderit, përfshirë edhe draftin e marrëveshjes dhe të kryej vlerësim dhe të hartojë raport për vlerësimin e ofertave, si dhe Qeverisë t’i dorëzojë propozim për përzgjedhjen e ofruesit më të favorshëm për zgjedhjen e partneritet publik për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim  të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose propozim për  asgjësimin e procedurës.