Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kryeministri Zaev, solli vendim me të cilin i propozohet Qeverisë të shkarkojë, revokojë ose të rekomandojë shkarkimin gjegjësisht revokimin e drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve, shoqatave aksionare në pronësi shtetërore, këshillave dhe drejtorive.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese është lista për shkarkim nën kompetencë të Qeverisë së RMV-së, si dhe lista me rekomandime për shkarkim deri te ministrat, këshillat drejtuese dhe mbikëqyrëse. Në këtë mbledhje Qeveria solli vendime edhe për rekomandime deri te këshillat drejtuese dhe mbikëqyrëse për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, kështu Këshillit mbikëqyrës të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut i rekomandohet Vasko Kovaçevski të zgjidhet anëtar i Këshillit drejtues, i cili kryen funksionin Drejtor i Përgjithshëm.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i rekomandon Këshillit mbikëqyrës të Shoqatës aksionare në pronësi shtetërore për kryerje të veprimtarisë, dhënie të shërbimeve në navigacionin ajror (M-Nav) ShA Shkup, për anëtar të Këshillit drejtues të zgjidhet Aleksandar Pallçevski, përfaqësuesit të aksioneve dhe aksioneve pjesë në pronësi të Qeverisë në SHA “11 tetori – Eurokompozit”, i rekomandon të revokojë Zllatko Graoroskin nga detyra Anëtar i parë ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve dhe Drejtor i përgjithshëm dhe në atë vend të emërojë Millan Tocevin. Për anëtar të Këshillit të Inspektimit sot u emërua Keramedin Selimi, pasi në mbledhjen e sotme u shkarkua nga posti Goran Simonovski.
Në mbledhjen e sotme Qeveria shqyrtoi Informatën për formimin e një Grupi punues ndërministror përgjegjës për sigurimin e zhvillimit të mëtejshëm cilësor dhe zbatimin e procesit të decentralizimit dhe zhvillimin e barabartë rajonal.
Në përputhje me këtë informatë në mbledhjen e sotme u miratua propozim-vendimi i Zyrës së Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në periudhën e ardhshme, në bazë të konsultimeve me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale, do të shqyrtohet mundësia për futjen e një praktike të re në përgatitjet e Buxhetit të shtetit në fazën e tij të hershme të parashikimit të fondeve për mbështetjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e barabartë rajonal për shpërndarje më të përshtatshme të Buxhetit për vetëqeverisjen lokale, në mënyrë që Qyteti i Shkupit dhe komunat të sigurojnë zbatim të suksesshëm të projekteve me interes për qytetarët.
Ministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje dhanë mendim pozitiv për kërkesën për interpretim autentik të nenit 21 paragrafi 1 pika 4), dhe në lidhje me nenin 20 të Ligjit për tatimin mbi të ardhurat, të parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim, në përputhje të së cilit jepet mundësia për zbatimin e përfitimeve nga lirimi i tatimit të dyfishtë për të drejtat e pronësisë intelektuale (vepra letrare, artistike, shkencore, duke përfshirë edhe veprat audiovizuale kinematografike dhe televizive), të cilat janë me origjinë nga vendet me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Qeveria e RMV-së sot miratoi programin për realizimin e fondeve të parashikuara në buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 për investime kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Programi ka buxhet prej 117,5 milionë denarë dhe ndër tjerash do të ndahen në projekte siç janë Rindërtimi shtesë dhe mbindërtim i qendrës së kongresit Salla Universale - Shkup, Ndërtimi i memorialit Tose Proeski, ndërtimi i një shtëpie kulture në Komunën e Bogovinës, rindërtimi dhe adaptimi i qendrës kulturore "Shota" f. Negotinë, Komuna Vrapçisht, për dizajnin e brendshëm të objektit “Kino Manaki” – Manastir dhe projekte të tjera kapitale në kulturë në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Bashkëngjitja e kumtesës nga mbledhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:
- Lista për shkarkim nën kompetencë të Qeverisë së RMV-së:
- Agjencia për Kadastër– anëtar i KD Ivica Mihajlloski
- Shoqata fabrika për vagonë hekurudhorë Veles SHPKNJ Veles – anëtar i KM Mexhat Murtezani
- ISHP Shtëpia e Shëndetit Ruse Boshkovski - Rostush - anëtar i KD Dosta Tortevska
- NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale – anëtare e KM Zhivka Ivanova
- Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik anëtare e KD Dafina Geshoska
- ISHP Shtëpia e Shëndetit Vevçan – anëtare e KD Violeta Batkoska
- ISHP Shtëpia e Shëndetit Demir Hisar – anëtar i KD Zoran Kotevski
- ISHP Spitali i i Përgjithshëm Veles – anëtar i KD-së Filip Zafirov
- ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër – anëtar i KD Katerina Llazoroska Jançeska
- Agjencia e kadastrave të patundshmërive – anëtar i KD Berat Bajrami
- Agjencia e Investimeve të Huaja dhe për promovimin e eksportit të RMV-së – anëtar i KD-së Verda Fazliova
- SHA për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë Veriore në pronë shtetërore – anëtar i pavarur i bordit të drejtorëve Sadudin Ibraimi
- ISHP Klinika universitare për kardiologji – anëtar i KD Valdet Veliu
- ISHP Instituti universitar për radiologji – anëtar i KD Avni Elezi
- ISHP Qendra klinike universitare e stomatologjisë Shën Pantelejmoni Shkup – anëtaree KD Ajsel Iljazi
- NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale – anëtar i KD Atulla Ibraimi
- NP për ekonomizimin e pyjeve shtetërore Pyjet nacionale Shkup – anëtar i KD Megdi Ajdari
- ISHP Qendra e shëndetit publik Strumicë – anëtar i KD Risto Angellov
- NP e ujësjellësit Lisiçe Veles – anëtar i KD Ilija Patrikov
- NP Gazeta zyrtare e RMV – anëtar i KM Jane Stojanov
- ISHP Shtëpia e shëndetit Strumicë – anëtar i KD Nikolla Taukov
- ISHP Spitali i përgjithshëm Strumicë – anëtar i KD Zhivorad Quriçev
- IP për fëmijë pushimorja për fëmijë Ilinden – Gostivar – anëtar KD Hasip Beqiri
- IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Gostivar – anëtar i KM Sheval Nuhiu
- Komisioni kombëtar për tekste shkollore – anëtar Isak Alili
- IP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e entit dhe qendrës urgjente Shkup – anëtar i KD Almir Muharemi
- Kryetar i këshillit të institutit për akreditim të RMV – Sumeje Selam
- Anëtar i KD të Fontit të Sigurimit pensional dhe invalidor të RMV-së – Nusri Nuredini
- Shoqëria aksionare e Ujësjellësit të RMV në pronë shtetërore – anëtar i KM – Zunet Jusufi
- ISHP Instituti për histori nacionale Shkup – anëtar i këshillit Enes Selam
2. Lista për shkarkimin e anëtarëve të Këshillave drejtuese dhe mbikqyrëse, për të cilët Qeveria jep rekomandime:
- Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve rajonale dhe magjistrale, “Rrugët e Maqedonisë – Shkup”, – drejtori Gajur Kadriu
- ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup – drejtori Zllate Mehmedoviq
- ISHP GAK – drejtori ekonomik Valon Bela
- Agjencia për ilaçe dhe mjete mjekësore MALMED – u.d drejtor Qahil Ibrahimi
- Inspektorati shtetëror për bujqësi – u.d drejtor Bllagoj Indov
- Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut – drejtor Kirill Petrov
- ISHP KU për sëmundje të fëmijëve Shkup – drejtore Katerina Stavriq
- Banka për Zhvillim e RMV – anëtar i KM dhe u.d drejtor Kirill Kolemishevski
- Eurokompozit – drejtor i përgjithshëm Zllatko Graoroski
- IN Teatri kombëtar Shkup – drejtor Viktoria Arangelova Petrovska
- NP e Infrastrukturës hekurudhore Hekurudhat e RMV Shkup, drejtori Irfan Asani
- Enti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe muzeun e Ohrit – drejtoresha Eleonora Novakovska
- IP Enti për rehabilitim “Banja Bansko” – drejtoreshë Stojanka Izova
- Agjencia e Investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit – drejtor Vullnet Ademi
- SHA për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë Veriore në pronë shtetërore – kryetar i KD dhe drejtor Dragan Minovski
- SHA për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronë shtetërore – anëtar i KD dhe drejtor për zhvillimin e investimeve Ivan Tërpeski
- Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim Goran Nikollovski dhe zëvendësdrejtori Arif Asani
- Agjencia për të rinj dhe sport – zëvendësdrejtori Gazmend Ristemi
- Drejtoria për fara dhe material bimor drejtori Hilmi Gashi
- Drejtoria për siguri në sistemin hekurudhor- ush drejtor Abdulkadir Isaki
- Shërbimi për sistem informativ hapësinor drejtor Ilami Isejni
- Drejtoria për zona të zhvilluara industriale-teknologjike – zëvendësdrejtori Asip Useini
- Byroja për furnizime publike – drejtor Bardhyl Nasufi
- Drejtoria për marrëdhënie pronësore juridike Veles – drejtoresha Pandorka
- IN Qendra për Kulturë Marko Cepenkov Prilep – ud drejtoresha Mençe Karaxhoska
- Dogana Shkup Zllatko Kofilloski Царинарница
- Këshilli për avancimin dhe mbikqyrjen e revizionit të RMV-së – kryetar Premtim Iseni
- APRM Veles – Trajçe Babunski
- Enti gerontologjik 13 Nëntori Shkup – drejtor Salija Latif
- Drejtoria për shëndetësi elektronike – ud drejtor Bekim Halimi
- Këshilli inspektues- ud anëtar i këshillit Goran Simonovski
- NP për ekonomizim me objekte për sportnë pronë të RMV-së – drejtorit Shpendi Hajredini
- Qendra për punë sociale Tetovë – drejtori Darko Obadiq (rekomandonim deri te ministrii punës dhe politikës sociale)