Ndryshimi dhe plotësimi i metodologjisë për planifikim strategjik dhe përgatitje të programit vjetor për punën e Qeverisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të nënshkruaj Memorandum për Mirëkuptim në fushën e bashkëpunimit të mbrojtjes me SHBA-të, u formua ekip operativ i cili do të punojë pa kompromis dhe me qasje koordinatave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Në mbledhjen e 149-të të rregullt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u diskutua për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit i cili u nënshkrua para 18 viteve dhe u konstatua se kjo Qeveri ka mbyllur ligjërisht aspektet zyrtare nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe si një përfitim i përhershëm për qytetarët, sot ne vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e sistemit të ri elektronik për planifikim strategjik dhe përgatitje të Programit vjetor për punën e Qeverisë dhe zbatimin e tij, për të cilin ka qenë i ngarkuar Sekretariati i Përgjithshëm të përgatisë Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e metodologjisë për planifikim strategjik dhe përgatitje të Programit vjetor për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministrat e Qeverisë sot shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për planet për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat e NATO-s për sigurimin e kufijve lindorë dhe juglindorë të Aleancës – Praninë e zgjeruar dhe të përforcuar për të cilën ngarkohet Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi Gjeneral i Ushtrisë, të realizojnë konsultime dhe të fillojnë procesin e planifikimit me Mbretërinë e Bashkuar, për pjesëmarrjen e dy personave – shtab personal në grupin luftarak të vendosur në Estoni dhe të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa me kontributin të fillohet deri në fund të vitit 2019.
Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi nevojën për nënshkrimin e “Memorandumit për Mirëkuptim në fushën e bashkëpunimit në mbrojtje mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” dhe autorizohet zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministrja për mbrojtje e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska Jankovska,që në emër të Qeverisë së RMV-së të nënshkruajë këtë Memorandumin.
Me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për përgatitjen e mbledhjes së Nëntë të grupit të Veçantë për reforma në administratën publike në kuadër të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim që do të mbahet në Shkup më 17 shtator 2019.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për mbledhjen e mbajtur të 16-të të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet RMV-së dhe BE-së, të 20 qershorit vitit 2019, Bruksel.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe informacioni për mbajtjen e konferencës PICARD (Partnership in Customs Academic Research and Development) për çka u ngarkua Ministria e Financave dhe Drejtoria e doganave të formojnë ekip pune me përfaqësues të institucioneve kompetente dhe ministritë ti ndërmarrin të gjitha aktivitetet e duhura për organizimin e kësaj konference.
Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për pranim reciprok të miratimeve për një operator zyrtar ekonomik për siguri (OEOC), shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes dhe autorizoi Gjoko Tanasoskin, drejtor i Drejtorisë së doganave që në emër të Qeverisë së RMV-së, të nënshkruajë këtë Marrëveshje.
Gjithashtu u shqyrtua dhe u miratua informacioni lidhur me tekstin e sapo harmonizuar të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale të RMV-së dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe urbanizëm të Republikës së Bullgarisë. Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski u autorizua që të nënshkruajë dhe ta informojë Qeverinë për realizimin e këtij Memorandumi.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua informacioni mbi zbatimin e nenit 8 paragrafi (3) nga Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për siguri të KB-së për të përfunduar vlefshmërinë e Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve. Qeveria u rekomandoi njësive të vetëqeverisjes lokale të respektojnë detyrimin nga neni 8 paragrafi (3) nga Marrëveshja përfundimtare për të zgjidhur dallimet e përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së, për të përfunduar vlefshmërinë e Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe për krijimin e partneritetit strategjik midis palëve si dhe heqjen e simbolit të Diellit të Verginës nga të gjitha vendet publike dhe përdorimi publik.
Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme të 149-të vendosi të formojë ekip operativ i cili nëpërmjet qasjes koordinuese, pa kompromis do të punojë në luftën kundër krimit dhe korrupsionin dhe i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve nga pushteti ekzekutiv.
Me ekipin operativ do të udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski. Në ekipin operativ do marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu,drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, drejtori i Drejtorisë së doganave të RMV-së, Gjoko Tanasoski, drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, drejtori i Drejtorisë për Zbulim Financiar, Bllazho Trendafillov, zëvendësdrejtori i deritanishëm i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Arif Asani dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski.
Me këtë vendim Qeveria e RMV-së tregon një angazhim të fuqishëm që të mos ndalojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit si angazhim strategjik.