Në mbledhjen e rregullt të 158-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e masave ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me inverterë të kualitetit të lartë për amvisëritë në komunat: Manastir, Kërçovë, Tetovë, dhe Qyteti i Shkupit, të cilat përdorin pajisje energjetike joefikase për ngrohje me karburante të fortë dhe fosile, me çka seriozisht ndikojnë në ndotjen e ajrit.
Me realizimin e kësaj mase Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), në kuadër të përfitimit të akumuluar, të sjellë vendim për sigurimin e mjeteve në vlerë prej 618,000,000 denarë për subvencionimin e qytetarëve për furnizim me inverterë të kualitetit të lartë, si dhe të sjellë vendim për sigurimin e mjeteve për fushatë edukative publike për kontributin nga zbatimi i masës për shëndetin e qytetarëve dhe mënyrën se si ajo do të zbatohet.
Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe përfshirje për realizimin e masës, Qeveria do të ftojë Këshillin për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, të nominojë dy organizata qytetare ekologjike të kyçen në zbatimin e kësaj mase.
Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për rritjen e pagave në arsimin fillor, të mesëm, të lartë si dhe për shkencë në RMV për 10 %, duke filluar nga pagesa e pagës për muajin prill të vitit 2020. Me këtë informacion, pasi që të arrihet Marrëveshja me Sindikatin e Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë, rritja totale e pagave nga muaji prill vitin e ardhshëm, në arsimin fillor, të mesëm, të lartë si dhe në shkencë do të jetë për 20 % më e lartë, duke i pasur parasysh dy rritjet e mëparshme brenda një viti, dy herë nga 5 %.
Qeve0ria shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për efikasitet energjetik, dhe solli vendim ta dorëzojë për miratim deri te Kuvendi i RMV-së.
Qëllimi i këtij ligji është të sigurohet ulje e nevojave dhe shpenzimeve energjetike përmes shfrytëzimit efikas të energjisë dhe uljes së ndikimit negativ në ambient. Me masat e reja ligjore do të ritet efikasiteti energjetik në fushën e banimit dhe ndërtimtarisë, do të rritet efikasiteti energjetik në sektorin publik, te tregtarët e mëdhenj dhe sektorin e transportit dhe do të arrihet shkallë e lartë e përdorimit të burimeve të rinovuara të energjisë.
Në drejtim të realizimit të qëllimeve strategjike të Qeverisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, në këtë mbledhje të Qeverisë u shqyrtua dhe miratua informacioni për draft-propozimet për lloje të mundshme të subvencioneve gjatë blerjes së automjeteve të reja, me çka e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë Doganore të RMV-së, si dhe përfaqësues të shoqatës për import të automjeteve, të formojë grup të punës i cili do të bëjë analizë të mënyrës dhe mundësive për subvencionim në përputhje me programin e propozuar.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë mbledhje të Qeverisë së RMV-së u miratua informacioni për propozim- projekt/programin “Rehabilitim efikas energjetik i konvikteve studentore në RMV”, dhe angazhoi Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përpilojë dhe përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të dorëzojë përgjigje deri te Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë dhe Bankës KFW në drejtim të pranimit të huas në vlerë deri më 20 milion euro me kërkesë për mbështetje për grante në vlerë prej 5 milion euro nga programi REEP+.
Me propozim të Ministrisë së Financave, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të disiplinës fiskale dhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për kërkesë dhe huamarrje të detyruar të xhirollogarive fiskale, në këtë mbledhje u miratua informacioni për organizimin e lojërave shpërblyese (TVSH-ja ime, shpërblimi im). Masa do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët ndërsa do të realizohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si shoqatë e autorizuar tregtare në pronësi të tërësishme të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Në mbledhjen e 158-të Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për zbatimin e analizës funksionale në institucionet e sektorit publik. Analiza ka për qëllim të identifikojë sfidat nga aspekti organizativ dhe funksional në institucionet ku zbatohet, të cilat mund potencialisht të vështirësojnë ose të pengojnë realizimin e kompetencave dhe detyrave aktuale të institucionit. Përmes analizës do të propozohen masa konkrete për përmirësimin e plotësimit të qëllimeve dhe detyrave të institucionit, të dedikuara për realizimin e rezultateve të pritura dhe plotësimit të interesit publik të qytetarëve.
Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim – ligjit për subvencionimin e të ardhurave për sigurim social të detyruar për shkak të rritjes së pagës, me çka do të mundësohet pagesa e të ardhurave nga Buxheti i RMV-së në emër dhe llogari të punëtorëve te punëdhënësit nga sektori privat.
Qëllimi i Ligjit për subvencionim të kontributeve me sigurim social të detyruar është nxitje e punëdhënësve që të paguajnë pagë e cila është më e lartë deri më 100 euro, për shkak të përmirësimit të standardit ekonomik të punëtorëve dhe nxitje e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në RMV. Në këtë rast të siguruarit pa pengesa i plotësojnë të drejtat e sigurimit social, ndërsa punëdhënësit kanë për obligim të paguajnë kontribute për sigurim social për vlerën e pagës së rritur.
Në mbledhjen e rregullt të 158-të ministrat e Qeverisë së RMV-së miratuan Informacionin për ngjarjen “Dialogu i Ohrit: Shfrytëzimi i mundësive dhe krijimi i partnerëve të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Këshilli Atlantik (Atlantic Council) dhe Grupit të Ohrit me mbështetjen e Qeverisë së RMV-së që do të mbahet prej 24 deri më 26 tetor të vitit 2019 në Ohër.
Ky manifestim ka për qëllim të hap diskutime për qëllimet strategjike aktuale dhe të ardhshme të RMV-së, për krijimin e partnerëve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe për krijimin e ideve të reja për politika dhe zhvillim. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë ish dhe funksionarë aktual të rajonit, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, BE-së, NATO-s si dhe analistë dhe gazetarë ndërkombëtarë.
Në mbledhje u miratua programi për shënimin e festës shtetërore “11 Tetori” – Dita e Kryengritjes Popullore dhe u sollën konkluzione për aktivitete dhe detyrime për anëtarë të veçantë të Qeverisë së RMV-së të cilët do të jenë të përfshirë në shënimin e kësaj feste në Kumanovë, Prilep dhe Shkup.