Në mbledhjen e sotme të rregullt të 166-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e miratimit të një Ligji të ri për përcaktimin e statusit juridik të ndërtime të paligjshme dhe e obligoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të dorëzojë Projekt-ligj për përcaktimin e statusit juridik të ndërtimeve të paligjshme deri te Qeveria së Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 15 ditësh nga data e miratimit të këtij informacioni.
Obligohet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Propozim-ligjin për përcaktimin e statusit juridik të ndërtimeve joligjore, si lëndë e ligjit ti përfshijë ndërtimet e paligjshme të cilat do të paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale në përfundim deri më 1 tetor të vitit 2019, si dhe ndërtimet e paligjshme me interes publik të vërtetuara me ligj, pronarë e të cilëve janë organet shtetërore ose njësitë e vetëqeverisjes lokale ose subjekte juridike të themeluara nga RMV-ja, gjegjësisht nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, të cilat do të paraqesin tërësi ndërtimore dhe jo tërësi funksionale deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit.
Nga propozim-ligji duhet të largohen të gjitha llojet e ndërtimeve të paligjshme të ndërtuara në kufijtë e rajonit të Ohrit ku gjendet trashëgimia natyrore dhe kulturore e shënuar në Listën e trashëgimisë botërore, natyrore dhe kulturore të Konventës të UNESKO-s, të përcaktuara me Ligjin për menaxhim me trashëgiminë botërore, natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.
Në Propozim-ligjin për përcaktimin e statusin juridik të objekteve të paligjshme duhet të përcaktohet shuma e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore, vendim i cili do të lirojë nga pagesa e kompensimit kërkuesit të cilët janë shfrytëzues të ndihmës në para të mbrojtjes sociale, subjekte të tjera publike si dhe objektet fetare.
Në këtë mbledhje Qeveria përcaktoi Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lidhjen e rrugëve lokale.
Me mjetet në vlerë prej 70 milionë euro do të aktivizohet Projekti për lidhjen e rrugëve lokale në 80 komuna në RMV, me realizimin e aktiviteteve ndërtimore për rehabilitim, rikonstruim dhe mbindërtim të rrugëve lokale dhe rrugëve në gjatësi të përgjithshme deri në 450 km për siguri më të mirë dhe për përfshirje sociale në lidhjen e bashkësive të rrezikuara dhe me rritjen e qasjes së rrjetit transportues në nivel lokal.
Ministrat në Qeveri miratuan Rregulloren për mënyrën e dhënies së kontratave për furnizim me qeveritë e shteteve të huaja në Qeverinë e RMV-së.
Rregullorja u përpilua në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miratimi i saj është i domosdoshëm nga shkaku se rregullon materien e cila nuk i nënshtrohet zbatimit të rregullave procedurale të përcaktuara me Ligjin për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa bëhet fjalë për furnizime të cilat intensifikohen me hyrja e RMV-së në NATO.
Në këtë mbledhje të Qeverisë së RMV-së u përcaktua teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me vendim të dorëzohet për miratim në Kuvend.
Me Ligjin e propozuar rritet pragu i regjistrimit të detyrueshëm për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar prej 1.000.000 denarë në 2.000.000 denarë, dhe përcaktohet mundësia që obliguesit tatimor të cilët janë të regjistruar për qëllime të tatimit të vlerës së shtuar të kenë të drejtën e fitimit të tatimit paraprak me posedimin e llogarisë fiskale, qarkullimi total i të cilit nuk tejkalon 6.000 denarë, dhënë në përputhje me Ligjin për regjistrimin e pagesave të gatshme.
Me këtë risi në Ligj hiqet vërtetimi llogari-dhënës si dokument i detyrueshëm bashkë me llogarinë fiskale për qarkullim deri më 6000 denarë, i cili në masë të madhe kursehet në kohë, letër dhe në procedurë administrative.
Njëkohësisht, Ligji i propozuar ka për qëllim të mundësojë lirimin nga pagesa e tatimit të vlerës së shtuar të mallrave të cilat importohen nga forcat ushtarake në shtetet e tjera të cilat janë anëtarë të NATO-s.
Me propozim të ministrit pa portofol i ngarkuar për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, në këtë mbledhje u miratua Strategjia për transparencë për periudhën në Qeverinë e RMV-së për periudhën 2019-2021 me Plan veprimi për avancimin e mjedisit për transparencë dhe besueshmëri në punën e institucioneve në prag të integrimeve të vendit në BE dhe NATO.
Qeveria e miratoi Informacionin dhe solli vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për siguri kibernetike dhe angazhoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të emërojnë anëtarë të Grupit punues ndërsektorial për mbështetje profesionale-operative dhe logjistike të Këshillit Kombëtar për siguri kibernetike, ndër të tjera, për të shpejtuar harmonizimin e çështjeve të sigurisë kibernetike me standardet e NATO-s.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje dha pëlqimin e saj për të ndërmarrë angazhime në programet që mbulohen nga pjesa zhvillimore e buxhetit, pagesa e të cilave kërkon përdorimin e fondeve buxhetore në vitin e ardhshëm 2020 dhe 2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e procedurës së furnizimit publik për lidhjen e një kontrate shumëvjeçare për vazhdimin e ndërtimit të shkollës fillore "Dimitar Makedonski", Komuna e Aerodromit, Shkup, në shumën totale prej 58,788,000.00 denarë.