Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Propozim-ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra. Nevoja për sjelljen e këtij ligj me të cilin pushon së zbatuari Ligji për tregti në tregje të gjelbërta, është shkaktuar nga mosplotësimi i pritjeve të përcaktuara në dispozitat e Ligjit për tregti në tregje të gjelbra që kanë shkaktuar pasoja sociale, tatimore dhe fiskale për tregtarët në tregjet e gjelbërta. Si rezultat i reagimeve të qytetarëve që në tregje bëjnë tregti me pakicë, Qeveria miratoi një ligj të ri për të pushuar së zbatuari Ligji për tregjet e gjelbra.
Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës, Qeveria miratoi tekstin e Propozim-ligjit për shërbim të lartë menaxhimi.
Qëllimi i ligjit është të vendoset shërbim i lartë menaxhimi bazuar në parimin profesional dhe të meritës, si një mekanizëm për përmirësimin e kapaciteteve organizative dhe përforcimin e menaxhimit të mirë në institucionet e sektorit publik, me të cilin njëkohësisht do të bëhet dallim midis personave të zgjedhur politik dhe personave të emëruar dhe administratës.
Propozim-ligji ka për qëllim profesionalizimin e shërbimit të lartë menaxhues, si një nga parakushtet kryesore për avancimin e kapaciteteve organizative dhe përforcimin e menaxhimit të mirë në institucionet e sektorit publik.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Misionit reaktiv të UNESCO-s nga viti 2017, vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Krakov, 2017 dhe Baku, 2019), dhe konkluzat përkatëse të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe riafirmoi vendosmërinë e saj për të ruajtur statusin e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore botërore dhe natyrore të rajonit të Ohrit, në drejtim të përmisimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në rajon dhe afirmimin e sundimit të së drejtës.
Qeveria angazhoi Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, në bashkëpunim me Komisionin nacional të UNESCO-s, të koordinojë punët dhe programin e Misionit reaktiv të UNESCO-s, të caktuar për në fund të janarit të vitit 2020, si dhe përpilimin e raportit për avancimin, ndërsa të gjithë institucionet përkatëse shtetërore më së voni deri më 13 dhjetor të dorëzojnë deri te Zyra e Kryetarit të Qeverisë informacione të përditësuara dhe gjithëpërfshirëse për nivelin e realizimit të rekomandimeve të UNESCO-s, të cilët do të jenë pjesë e raportit për progres i cili do të dorëzohet deri te UNESCO, më së voni deri më 31 janar të vitit 2020.
Në konkluzat e kësaj mbledhje ngarkohet Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, në afat prej 10 ditësh ta publikojë procedurën për furnizim publik për përpilimin e analizës së propozimit për rutën alternative për hekurudhën përreth Korridorit 8, që e propozoi Misioni reaktiv i UNESCO-s, në vitin 2017.
Në konkluzat e Qeverisë për këtë çështje eshtë edhe rekomandimin për komunat Debërc, Ohër dhe Strugë që të intensifikohen proceset dhe aktivitetet për përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s, dhe pranimin e përfaqësuesve të UNESCO-s, si pjesë e Misionit reaktiv për vitin 2020.
Në këtë mbledhje, Qeveria solli vendim që sallat sportive Partizan dhe Rasadnik t’u kthen Komunës Karposh dhe Komunës Kisella Vodë, salla sportive në Radovish, si dhe salla sportive në Kumanovë dhe objekte të tjera sportive në këtë qytet, t’u kthehen Komunës së Radovishit dhe Komunës së Kumanovës.
Me këto vendime, sallat sportive kthehen në zotërim dhe menaxhim të komunave dhe janë më afër qytetarëve dhe klubeve sportive në komunitetet lokale, me të cilat hapen mundësi dhe potenciale për shfrytëzimin e tyre më të madh dhe zhvillimin e sportit dhe kulturës fizike.
Në këtë mbledhje të Qeverisë, zyrtarisht u konfirmua vendimi për dhënien e shfrytëzimit të përhershëm, sallës sportive të mirënjohur “Kale”, e cila pas shumë vitesh i kthehet Federatës së Basketbollit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për Plan Operativ për zbatimin e aksionit “Administrata pastron” me oorganizatën qytetare “Mos u bë mbeturinë” me 14 dhjetor. Qëllimi i këtij aksioni, përvec zëvendësimit të datës 2 janar që u shpall si ditë jo pune, është që të punësuarit në administratën shtetërore të marrin pjesë në aksionin për pastrimin e ambientit jetësor në më shumë lokacione në Shkup dhe në më shumë qytete në vend.