Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e rregullt të dytë me më tepër pika në rend të ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim për miratim të fondeve nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në vlerë prej 6.000.000,00 denarë për ndarjen e ndihmës për të prekurit nga zjarri i cili kaploi Australinë, e cila konsiderohet si e miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë.
Në funksion të punës së rregullt, në pajtueshmëri me obligimet ligjore për sjelljen e programeve të punës në fillim të çdo viti kalendarik, në mbledhjen e sotme u shqyrtuan dhe u miratuan programe për punë në më tepër ministri, ndërmarrje publike, agjenci dhe shoqëri aksionare në pronësi shtetërore.
Qeveria sot miratoi Propozim – programin për zhvillimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe programin vjetor për financim për përpilim të planeve urbanistike, planet rregullative të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentacioni urbanistik i planifikimit dhe dokumentacioni urbanistik projektues në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin në vijim.
Me propozim të Ministrisë për Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në mbledhje u miratua edhe Programi për mbrojtjen e natyrës për vitin 2020, si dhe Programi për zhvillim rajonal të balancuar për këtë vit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Në harmonizim me obligimet ligjore për sjelljen e programeve të punës për fillimin e çdo viti kalendarik, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, u miratuan Programi nacional vjetor për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin 2020, Programi “Shëndet për të gjithë” për vitin në vijim, Programi për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje dhe Programi për transplantim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.