Nga mbledhja e 4-të e Qeverisë: Anulohet vendimi për shkarkimin e drejtorëve të qendrave për mbrojtje sociale në Shtip, Manastir, Probishtip, Vallandov, Prilep;Mirënjohje shtetërore me dinjitet dhe çmime për protagonistët dhe autorët e “Tokë e mjaltë”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 4-të të rregullt solli vendim  për anulimin e vendimeve për shkarkimin e ushtruesve të detyrës dhe emërimin e ushtruesve të detyrës drejtor në institucionet publike – qendra ndërkomunale për punë sociale në Shtip, Manastir, Probishtip, Vallandov, Prilep dhe Radovish.

 

Vendimi i ministres teknike Rashela Mizrahi  për shkarkimin  dhe emërimin e ushtruesve të detyrës drejtorë të qendrave për punë sociale u miratua në kundërshtim me nenin 46 paragrafi 2 i Ligjit të Qeverisë: “Zëvendësministri plotësues bashkë dhe në mënyrë të barabartë me ministrin morën pjesë në realizimin e kompetencave të parapara në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetëror”.

 

Duke patur parasysh se qëllimi për zgjidhjen e ministrit teknik  dhe të zëvendësministrit plotësues është organizimi i zgjedhjeve për deputet në Kuvend, ta gjitha çështjet juridike dhe kadrovike duhet bashkë dhe në mënyrë të barabartë të shqyrtohen dhe të njëjtat bashkë dhe në mënyrë të barabartë të sjellën vendime gjegjësisht të miratohen  që më pas do të verifikohen akt/dokument i cili do të nënshkruhet nga ministrja dhe zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale  plotësuese.

 

 

Ministrja teknike,  në kundërshtim me ligjin dhe me presion ndaj punëtorëve në arkiv ( me urdhër me shkrim) ka sjell vendime për shkarkim dhe vendime për emërim të ushtruesve të tjerë të detyrës, drejtor në institucionet publike, qendra ndërkomunale për punë sociale.

 

Në mbledhjen e sotme janë miratuar më tepër konkluzat për dhënien e mirënjohjeve me dinjitet për autorët e filmit “Toka e mjaltë”, i cili pas një sërë mirënjohjesh filmike ndërkombëtare, është nominuar për çmimin e filmit më të lartë “OSKAR” në dy kategori.

 

Si mirënjohje për këtë sukses të madh filmik të aktorëve filmik maqedonas dhe protagonist të filmit “Tokë e mjaltë”, Qeveria i angazhoi Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale ti ndërmerr të gjitha aktivitet e nevojshme me të cilat do të sigurohet ndihmë materiale dhe strehim për Atixhe Muratovën dhe familjen tetë anëtarësh që merr pjesë në film, ndërsa Ministria e Kulturës të siguroj çmim shtetëror në pajtim me arritjen e ekipit pesë anëtarësh i cili incizoi filmin që duhet të parashikoj mirënjohje për suksesin dhe kompensimin material mujor.

 

 

Në mes konkluzioneve të Qeverisë dhe rekomandimin e Agjencisë për film që të organizoj konferencë për shtyp në të cilën do të bisedohet për rolin e delegacionit qeveritar dhe ndarjen korrekte të mjeteve buxhetore për mbështetje të filmave maqedonas,  dhe në këtë konferencë për shtyp të ftohen edhe producentët gjegjësisht ekipi i filmit.

 

 

Qeveria e angazhoi e Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të organizoj një sërë ngjarjesh edukative për temat që i hap filmi, ndërsa Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të organizoj emitime të filmit “Tokë e Mjaltë” për të gjitha shkollat e mesme në vend, në universitete dhe shtëpitë e kulturës për afirmim të gjerë të porosive të mëdha dhe falënderuese që i përcjell filmi.

 

Zyra e Kryetarit të Qeverisë merr përsipër, në bashkëpunim me producentët  e filmave, të organizojnë një shfaqje falas të filmit për qytetarët në kinema, si dhe shfaqjen e përbashkët të filmit me fëmijë nga shtëpitë e grupeve të vogla dhe personat në rrezik shoqëror.

 

Si pjesë e vendimeve për mirënjohje për autorët dhe protagonistët e filmit “Tokë e Mjaltë”, Qeveria e angazhoi Sekretariatin e Përgjithshëm në bashkëpunim me Agjencinë e filmit dhe zyrën e Kryetarit të Qeverisë ti ndërmarrin të gjitha harxhimet rrugore rreth udhëtimit të ekipit të filmit pesë anëtarësh dhe protagonistes në dhënien e çmimit  “OSKAR”.

 

 

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi, “Planin për menaxhim me trashigimin botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, (2020- 2029) , me plan aksionar, me të cilën sigurohet implementimi i të gjitha rekomandimeve të UNESCO-s.

 

Në  Plan  precizohen aktivitetet e ndaluara në zonat përkatëse të mbrojtjes dhe përcaktohen planet dhe hulumtimet specifike të së ardhmes që janë të nevojshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së mirë.

 

 

Me masat do të përforcohen kapaciteti institucional për menaxhim të qëndrueshëm të trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të mbrojtur në rajonin  e Ohrit.

 

 

Qeveria dha mendim pozitiv për kërkesën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Propozim – Ligjin për subvencionimin e vaktit studentor, të cilin deputet duhet ta miratojnë me procedurë të shkurtuar.

 

 

Në mbledhje Qeveria miratoi tekstin e Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimit të Ligjit për lëndë minerale, i cili mes tjerash parasheh më shumë raste si arsye për marrjen e koncesionit për eksploatim për shkelje të rëndësishme të dispozitave nga marrëveshja në raste kur kryerja e eksploatimit dëmton interesin publik, siguron dhe shëndetin e popullsisë.

 

Me propozim  të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria miratoi tekstin e Propozim- Ligjit për Agjencinë e Zbulimit , dhe solli vendim që të lëshohet në Kuvend për miratim.

 

 

Me sjelljen e ligjit të ri të Agjencisë për Zbulim, RMV-ja do të pajiset me shërbim modern, profesional dhe fikas për zbulim të jashtëm, të aftësuar në çdo moment të ballafaqohet me sfidat.

 

 

Me sjelljen e Ligjit të ri për Agjencinë, definitivisht do të rumbullaksohen reformat e filluara në sistemin e sigurisë në RMV, si parakusht për hyrjen e vendit në NATO. Kjo është në favor të sigurisë nacionale dhe qytetarëve në përgjithësi.

 

 

Qeveria në këtë mbledhje miratoi edhe Propozim-Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykatë (AKMIS), që del nga nevoja për reforma në gjyqësorin e RMV-së, të shënuar në Strategjinë për reforma në sektorin gjyqësor, qëllimi strategjik i RMV-së për anëtarësim në BE dhe NATO nga nevoja për realizimin e obligimeve të ndërmarra për zbatimin e reformave efikase dhe të vazhdueshme në gjyqësor të bazuara në standardet evropiane.

 

 

Në punën e kësaj mbledhje të Qeverisë që u mbajt në Shtip morrën pjesë

dhe kryetarët e komunave të Shtipit, Probistipit, Sveti Nikollës, Radovisit, Konçës, Çeshinovës - Obleshevës, Karbincit dhe Lozovës të cilët me prezantimet e prioriteteve të qytetarëve të rajonit dhanë  kontribut në përcaktimin e përparësive të politikave dhe vendimeve të projektit që komunat mund të zbatojnë me mbështetjen e qeverisë qendrore.

 

 

Një përparësi e tillë u shqyrtua sot në këtë mbledhje të Qeverisë, me shqyrtimin e  informacionit për fillimin e realizimit të projektit: Ndërtimi i digës së argjinaturës me objektet e shoqëruara "Otinja".

 

Në të njëjtën drejtim, ishte edhe informacioni për dhënien e pëlqimit për shndërrim të përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për zhvillimin e një Projekti për një  infrastruktura për ndërtimin e linjës me dy sisteme 2 herë 110 kV për nënstacionin "Neokazi" në komunën Probishtip, e cila siguron furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në objektet industriale me kapital të huaj në komunën e Probishtip.

 

 

Në këtë mbledhje u  diskutoi gjithashtu një iniciativë e përbashkët të komunave në rajon për ndërtimin e një rrjeti sekondar të gazit, gjegjësisht për qasje në burime më teknologjike dhe më të lira të energjisë, siç është gazi, për qytetarët dhe kompanitë në rajon.