Nga mbledhja e 5-të e Qeverisë: Formohet komision për zbatimin e masës për invertorë: U miratua raporti i UNESKO-s për nivelin e realizimit të aktiviteteve për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit

Në mbledhjen e sotme Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit Qendror për Ndjekjen e zbatimit dhe implementimit të masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me invertorë shumë efikas për nevojat e amvisërive në  komunat  Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe qyteti i Shkupit, të cilat përdorin mjete për ngrohje joefikase në amvisëritë e tyre që ndikojnë në rritjen e koncentrimit  të PM10 dhe PM2.5.

                    

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zyrën e Zëvendëskryetares të angazhuar për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrnë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të cilët janë në funksion të realizimit të kësaj mase, të emërojnë nga një anëtar dhe zëvendës të tyre dhe të njëjtën e rekomandoi deri te SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

 

Në Komisionin për anëtarë të barabartë janë edhe nga një përfaqësues nga organizatat qytetare Lëvizja për Mjedisin Molika – DOM Manastir, Shoqata Ekologjike – Lëvizja Eko Guerilla Tetovë, dhe nga Platforma Maqedonase kundër Varfërisë – PMKV, dhe të gjithë këta janë të angazhuar për kontrollë të vazhdueshme dhe monitorim të të gjithë procesit të implementimit të kësaj mase.

 

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Raportin për nivelin e realizimit të rekomandimeve dhe aktiviteteve të ndërmara për ruajtjen e statusit UNESKO – Trashëgimia botërore e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit.

 

 

Në raportin e UNESKO-s u konstatua se RMV-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar në ruajtjen e statusit të trashëgimisë botërore për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe theksohen angazhimet me të cilat në mënyrë të dukshme janë intensifikuar aktivitetet për zbatimin e Vendimit të Komitetit për Trashëgimi Botërore, për plotësimin e rekomandimeve të Misionit Reaktiv Monitorues, si dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh me Republikën e Shqipërisë në drejtim të menaxhimit të përbashkët me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

 

Gjatë periudhës raportuese është sjellë Plani për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit (2020-2029) dhe është zbatuar notimi strategjik i ndikimit ndaj ambientit jetësor dhe trashëgimisë kulturore. Shteti gjithashtu ka përpiluar një inventarë të objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e rajonit të Ohrit,  me të cilat janë realizuar parakushtet për të kaluar  në përpilimin e Vlerësimit të ndikimit mbi ambientin jetësor dhe Vlerësimit të ndikimit ndaj trashëgimisë kulturore.

 

 

Në mënyrë shtesë, ka filluar sanimi dhe rehabilitimi i sistemit të kolektorëve në Liqenin e Ohrit, për të cilin janë siguruar rreth 4 milionë euro nga Buxheti shtetëror për realizimin e punimeve dhe projekti për devijimin e rrjedhës së lumit Sateska ka vazhduar.

 

Nga mbledhja e Qeverisë doli edhe konkluza me të cilën Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizim angazhohet të kryejë mbikëqyrje për ndërtimin e ndërtesave të  kategorisë së parë në rajonin e komunave Ohër dhe  Strugë dhe të kontrollojë, vallë a i kanë kryer obligimet e tyre inspektorët e ndërtimtarisë në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe të dorëzojë për të gjithë këtë informacion në Qeverinë e RMV-së deri në mbledhjen e ardhshme.

 

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe aprovoi dokumentacionin e tenderit për fazën e parë të procedurës për dhënien e marrëveshjes për lidhjen e partneritetit publik privat për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit të shpërndarjes të gazit natyror në RMV.

 

Lidhur me këtë procedurë për shpërndarjen e sistemit të gazit, Qeveria e pranoi tekstin e Marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për sigurimin e shërbimeve konsultative në lidhje me Marrëveshjen për koncesion për shpërndarjen e gazit natyror dhe e autorizoi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të nënshkruajë marrëveshjen me BERZH.

 

 

Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Programit për reforma ekonomike 2020-2022, dhe angazhoi ministren e Financave ta dorëzoi Programin për reforma ekonomike deri te Komisioni Evropian deri më 31 janar të vitit 2020.

 

Programi është në përputhje me Strategjinë e BE-së për zhvillim ekonomik të shpejtë të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës “Evropa 2020”, si dhe Strategjia për Evropën Juglindore – EJL 2020 të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal të ashtuquajtur “Vende pune dhe prosperitet në perspektivën evropiane”, e cila nga afër e ndjek vizionin e Strategjisë “Evropa 2020”.

 

 

Në mbledhjen e sotme Qeveria e shqyrtoi edhe e pranoi kërkesën për ndërtimin e poliklinikës në Komunën e Butelit, në bazë të mendimit pozitiv të Ministrisë së Shëndetësisë duke marrë parasysh se në vitin 2020 për këtë qëllim janë paraparë mjete në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si pjesë e kësaj pike, Qeveria soli konkluzion që t’i rekomandojë Komunës së Butelit ta dorëzojë planin e detajuar urbanistik, ndërsa pastaj në bazë të Ekstraktit të planit për parcelë ndërtimore në të cilën planifikohet ndërtimi i poliklinikës  në Butel, të përcaktohen dhe të definohen kërkesat programore për përpilimin e Projektit bazë për ndërtimin e saj.
 

Qeveria dha pëlqimin për Programin e ndërtimit të objekteve të reja dhe rikonstruimin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që i shfrytëzojnë institutet nacionale nga sfera e kulturës për vitin 2020.

Programi vjetor për investime në kulturë për vitin 2020, përmban 12 projekte aktive të cilat do të realizohen nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe nga Institutet Nacionale nga sfera e kulturës, të cilat janë bartëse të aktiviteteve.

 

Me Programin janë paraparë aktivitete për vazhdimin e zbatimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e objektit të teatrit në Strumicë, ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë dhe përfundimin e punëve në teatrin e Velesit. Parashihet fillimi me rikonstruimin e objekteve të institucioneve nacionale për të cilat paraprakisht është siguruar dokumentacion projektues, si fazë e parë nga rikonstruimi i  objekteve të IN Qendra e Kulturës “ASNOM! Gostivar, IN QK “Trajko Prokopiev” në Kumanovë – ndërtesa e teatrit. Me programin do të fillohet edhe me aktivitetet për sigurimin e dokumentacionit projektues për rikonstruimin e objekteve IN “Muzeu i Maqedonisë”, objekti i  Galerisë Nacionale  - “Mala Stanica”, IN QK “Anton panov” Strumicë, IN QK “Marko Cepenkov” për nevojat e teatrit dhe adaptimin e hapësirës në objektin e galerisë të IN QK “Koço Racin” në Kërçovë. Gjithashtu me program janë paraparë edhe rikonstruimin i kulmit të objektit të shtëpisë përkujtimore të kryengritjes në Fshatin Razllovci, Dellçevë.

 

Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e aktiviteteve nga Programi vjetor për investime në kulturë janë paraparë në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2020 në shumë prej 209.500.000,00 denarë.

 

 

 

Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi propozimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar që anëtarët e saj të marrin pjesë në asgjësimin e borxhit të Somalisë, pasi që ky vend e kaloi një luftë qytetare shumëvjeçare dhe krizë politike dhe është duke bërë përpjekje që sërish të rindërtojë ekonominë përkundër rrethanave të vështira me të cilat ballafaqohet.

 

Me pëlqimin që të merr pjesë në këtë proces, Qeveria e RMV-së së bashku me bashkësinë e donatorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, shpërndau fondet për mbulimin e borxhit të Somalisë në vlerë prej 138.000 dollarë, që të dërgojë një sinjal pozitiv drejt bashkësisë ndërkombëtare se vendi ynë ka vullnet dhe është i aftë që të ballafaqohet me obligimet ndërkombëtare, si dhe me obligimet që imponohen me anëtarësim në institucionet ndërkombëtare financiare.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar të marrë përsipër angazhime në programet e përfshira në pjesën e zhvillimit të buxhetit, pagesa e të cilave kërkon përdorimin e fondeve buxhetore në vitin 2020 dhe në vitin 2021 tjetër nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e 10 fusha basketbolli në komunat Karposh, Kisela Voda, Aerodrom, Kumanovë, Kriva Palanka, Shtip, Prilep, Ohër, Cair dhe Dibër, në total 32.000.000,00 denarë.

Qeveria e miratoii tekstin e Propozim-ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në të cilin, përveç se bëhet harmonizim me rregullativën e BE-së për këtë çështje, vendosen zgjidhje të reja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, prej të cilave më të rëndësishme janë parimi i llogaridhënies dhe përgjegjësisë edhe atë si në nivel të kontrolluesit/përpunuesit, ashtu edhe në nivel të shtetit, pastaj obligime plotësuese për kontrollorët, gjegjësisht përpunuesit, për vendosjen e privatësisë gjatë dizajnimit të sistemeve të informimit të cilët përgatisin të dhëna personale dhe vlerësim të ndikimit të proceseve të parapara të përpunimit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

                                                    

Në propozim-ligjin e ri, vendoset mekanizëm kontrollues i organeve për mbrojtjen e të dhënave personale për konsultimin e tyre, në lidhje me propozimet për çfarëdo lloj aktesh ligjore ose nënligjore të cilat përfshijnë përpunimin e të dhënave personale, si dhe obligim për sigurim që organet për mbrojtjen e të dhënave personale do t’i kenë të gjitha resurset e nevojshme për kryerje efektive të funksioneve të tyre dhe  kryeje të autorizimet e tyre, si dhe theksimi i funksionimit të tyre të pavarur dhe të paanshëm.