Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 6-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 6-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në këtë mbledhje do të gjenden Propozim – programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajonit të planifikuar në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2020 dhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2020.


Në këtë mbledhje të Qeverisë do të prezantohet Informacioni për fillimin e realizimit të projektit “Ndërtimi i sistemit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Bansko, Komuna e Strumica” dhe me Informacionin për fillimin e realizimit të projektit: Mbindërtim i sistemit fekale të kanalizimit për Novo Sello, Komuna e Novo Sellos.
Ministria e Punëve të Jashtme në këtë mbledhje sjell Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe do të prezantojë Raportin për negociatat e përfunduara për lidhjen e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.


Në mbledhjen e sotme ministrat e Qeverisë do të njoftohen me programin dhe prioritetet e udhëheqjes së Kroacisë me Këshillin e BE-së.


Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Informacioni për realizimin e Programit për mbështetje për botimin dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2019, të cilën do ta prezantojë ministri pa resor i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë.