Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin dhe e aprovoi tekstin e Marrëveshjes kolektive të organeve të administratës shtetërore, shërbimeve profesionale të Qeverisë së RMV-së, gjykatave, prokurorive publike, institucioneve ndëshkuese-përmirësuese dhe institucioneve edukative-përmirësuese, avokati i shtetit, njësive të vetëqeverisjes lokale, agjencive, fondeve dhe qendrave për punë sociale dhe organeve të tjera të themeluara nga Kuvendi i RMV-së.
Qeveria e RMV-së e autorizoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski të nënshkruajë Marrëveshjen kolektive me Sindikatën përfaqësuese të punonjësve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve në RMV.
Kjo do të jetë Marrëveshja e parë kolektive për nëpunësit administrativ dhe organet gjyqësore pas vitit 1995, me të cilën administrata merr të drejtën për K-15, mëditje për shpenzime rrugore dhe shpenzime për qëndrime në udhëtimet zyrtare në vendet në të cilat deri më tani nuk kanë pasur të drejtë, përcaktohet e drejta e mungesës së paguar për rrethana personale dhe familjare edhe atë deri më 7 ditë pune në vit, e drejta e mungesës pa pagesë, si dhe të drejta të tjera të punonjësve dhe obligime për punëdhënësit.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi Informacionin dhe solli vendim për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike në Lumin e Zi (Çebren).
Procedura do të realizohet në dy faza edhe atë në fazën e para kualifikimit me kritere të qarta të cilat do të duhet ti plotësojnë kompanitë e vendit dhe ato të huaja, pas së cilës do të vijojë faza e dytë me ftesë për dorëzimin e ofertave deri te ofruesit e kualifikuar.
Pas përfundimit të fazës së parë, Komisioni për realizimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike në Lumin e Zi do të organizojë hapjen e ofertave të arritura për para kualifikim, pas së cilës vijon vlerësimi, pas së cilit deri te Qeveria e RMV-së do të dorëzohet propozim listë e ofruesve të kualifikuar të cilët do të jenë të ftuar të marrin dokumentacionin e tenderit dhe të dorëzojnë ofertën.
Dokumentacioni i tenderit me Marrëveshjen për koncesion dhe Marrëveshja për investim të përbashkët do të jenë të dorëzuara deri te Qeveria për miratim. Në këtë fazë në mënyrë të detajuar do të përgatiten kushtet dhe mënyra për dhënien e koncesionit, mënyrën e ndërprerjes së koncesionit dhe të gjitha kushtet në pajtim me Ligjin për koncesione dhe partneritet publik privat.
U miratua Propozim-ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të dorëzohet për miratim në Kuvendin e RMV-së.
Me këtë propozim për miratimin e ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, rregullohen kushtet dhe procedura për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale e cila ndër tjerash, përfshin transferimin e procedurave penale, ekstradimin dhe ekzekutimin e aktgjykimeve penale, si dhe transferimin e personave të gjykuar.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njoftoi Qeverinë se në rrjedhë është procedura për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministrisë së Financave dhe Masterkard Jurop SA (Mastercard Europe SA) për vendosjen e shërbimit për identifikim digjital në Republikës e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëpunimi me Mastercard Jurop ka për qëllim të sigurojë dizajnim dhe realizim të një sërë zgjidhjesh digjitale, të cilat do të përqendrohen fillimisht në verifikimin dhe dëshminë e identitetit dhe bashkëpunimin në zhvillimin e zgjidhjeve inovative teknologjike nga fusha e identitetit digjital, me të cilat në RMV vendoset njëra nga zgjidhjet e para bashkëvepruese digjitale në Evropë.
Në këtë mbledhje të Qeverisë u miratua Informacioni për realizimin e Programit për mbështetjen e medieve të shtypura dhe shpërndarjen e tyre për vitin 2019. Në thirrjen për mbështetje financiare për vitin 2019, arritën gjithsej 16 kërkesa, nga të cilat kriteret i përmbushën 12 media të cilave iu ndanë 43,9 milionë denarë, nga 50 milionë denarët e parapara në Buxhetin e vitit 2018.
Në mbledhjen e rregullt të 6-të, Qeveria solli vendime për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të 38 pastruesve të ajrit për nevojat e kopshteve të fëmijëve, shkollave fillore dhe të mesme dhe fakulteteve në komunat Strumicë, Komanovë, Aerodrom, Manastir, Ilinden, Bogovinjë, Berovë, Gazi Babë, Gostivar, Mogillë, Ohër dhe Prilep si pjesë e Programit për ajër të pastër.
Qeveria i miratoi edhe programet për subvencionime kapitale për zhvillimin e rajoneve të planifikuara në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2020, si dhe programin për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2020.