Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjes e saj të 8-të të rregullt miratoi tekstin e Propozim-ligjit për Prokurori Publike, i cili do të shkojë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në procedure të përshpejtuar.
Propozim-ligji i miratuar është harmonizuar me procedurën e mëparshme në Kuvend dhe në të janë vendosur zgjidhje që sigurojnë funksionimin e principit të sundimit të së drejtës në harmonizim me vlerat evropiane me kushte të parapara për drejtësi dhe barazi të palëve në procedurën gjyqësore.
Zgjidhja e Propozim-ligjit garanton se të gjitha proceset gjyqësore të cilat ishin nën kompetencën e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë me ndjekjen joligjore të komunikimeve, të cilat u dorëzohen prokurorive publike për ndjekjen e tyre penale të mëtutjeshme në pajtim me kompetencat e tyre të përcaktuara me këtë Ligj, për tu zgjidhur në mënyrë ligjore para gjyqeve kompetente, nëpërmjet procedurës së drejtë dhe profesionale bazuar në prova.
Risi në Propozim – ligjin është zgjedhja e prokurorit publik në Prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili do të zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik me votimin e të gjithë prokurorëve publik në RMV. Si Prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Këshilli do të emërojë kandidatin i cili do të merr më së shumti vota nga lista e kandidatëve të paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet në harmonizim me këtë Ligj.
Lëndët nën kompetencë të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë me ndjekjen joligjore të komunikimeve, të marra nga Prokurori publik i RMV-së shpërndahen në prokuroritë publike për përndjekjen penale të mëtutjeshme në harmonizim me kompetencat e tyre të përcaktuara me këtë Ligj.
Në këtë mbledhja u përcaktua edhe teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik të RMV-së, i cili gjithashtu propozohet të miratohet në procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e RMV-së.
Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është që të sigurojë kornizë ligjore për një Këshill të Prokurorëve Publik më të pavarur, më aktiv dhe më ndikues, rol më të fuqishëm në zbatimin e lirisë së Prokurorisë në vendimmarrje.
Në bazë të Ligjit për Qeverinë e RMV-së, në këtë mbledhje u miratua vendimi për anulimin e 89 aktvendimeve për ndryshimet e vendeve të punës të cilat i solli ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev më 6 dhe 7 shkurt të këtij viti.