Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme, në bazë të rekomandimeve të Shtabit të krizave për menaxhim me “korona” virusin të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, solli më tepër konkluzione në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve.
Në mbledhje u përcaktua konkluzioni që Ministria e Shëndetësisë të themelojë qendër të përhershme për informimin e opinionit në të cilin do të kyçen edhe Policia kufitare, Qendra për menaxhim me kriza dhe Sektori për marrëdhënie me publikun në Qeveri.
Kjo qendër do të krijojë bashkëpunim të ngushtë me mediat në vend dhe do të ketë për qëllim të grumbullojë të gjitha informacionet relevante që në kohë, në mënyrë të saktë dhe të duhur të informojë publikun për parandalim dhe mbrojtje të popullatës nga përhapja e korona virusit, si dhe për procedurat dhe kornizën institucionale në pjesën e mjekimit të pasojave nga virusi.
Qeveria solli konkluzion të kufizojë hyrjen në vend nga zonat të cilat e krizës në Italinë Veriore vetëm nëpërmjet aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe vendkalimeve kufitare Qafë Thanë, Tabanovcë, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair.
Qeveria angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të furnizojë sasi të konsiderueshme të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza, mjete dezinfektuese dhe veshje mbrojtëse) për institucionet e sistemit për Menaxhim kufitar të integruar dhe për institucionet e tjera për mbrojtjen e personelit.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet që urgjentisht të furnizojë sasi të mjaftueshme të sapunëve dhe mjete dezinfektuesve në shkollat, kopshtet dhe tualetet publike.
Qeveria solli vendim që të angazhojë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe të gjitha universitetet të anulojnë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e parapara në Itali, si dhe të organizojnë orë edukative për parandalimin e korona virusit, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe qendrat për shëndet publik.
Mes konkluzioneve të Qeverisë për parandalim dhe menaxhim me rreziqet, qytetarëve në vend u rekomandohet të mos udhëtojnë në Itali dhe vendet e tjera ku janë regjistruar raste te korona virusit.
Ndër konkluzionet e mbledhjes së 11-të të Qeverisë është edhe rekomandimi deri te institucionet për përkujdesje të fëmijëve që nga mosha parashkollore të ndërmarrin masa për trajtim të duhur për dezinfektim të këpucëve kur hyjnë në kopshte.
Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zbatimin e projektit Qendra Multietnike për trajtimin e fëmijëve me autizëm ADHD dhe Sindrom Asperger në Tetovë.
Projekti realizohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për arritjen e qëllimeve në programin afatmesëm 2016-2020, me të cilin promovohet bashkëpunimi zhvillimor mes RMV-së dhe Republikës së Bullgarisë, i cili realizohet nga ana e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore në RMV dhe Republikën e Bullgarisë dhe është kontribut i Republikës së Bullgarisë në perspektivën evropiane të RMV-së.
Vlera totale e projektit është 122.710 euro, ndërsa Qendra Multietnike për trajtimin e fëmijëve me autizëm ADHD dhe Sindrom Asperger do të jetë në kuadër të repartit për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në IPSH Spitali Klinik Tetovë. Për projektin tanimë janë paraparë hapësira prej 200 m2, të cilat do t’i ndahen për shfrytëzim Shoqatës për përkujdesjen e personave me autizëm ADHD dhe Sindrom Asperger “Në BOTËN TIME”, të cilët janë zgjedhur dhe janë emëruar si zbatues të projektit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për përgatitjen e Mbledhjes së gjashtëmbëdhjetë të Nënkomitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe zhvillim rajonal mes Bashkimit Evropian dhe RMV-së, që do të mbahet më 17 mars të vitit 2020 në Bruksel
Kryesues i Nënkomitetit nga ana e Qeverisë së RMV-së është caktuar zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, i cili bashkë me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, do të përfshijë harmonizimin e politikave të Maqedonisë së Veriut në kapitujt Politika e Transportit, Energjetika, Rrjetet trans-evropiane, Politika rajonale dhe koordinim të instrumenteve strukturore dhe Mjedisi jetësor dhe ndryshime klimatike.