Qeveria e RMV-së në mbledhjen e 13-të e shqyrtoi raportin e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza për situatën me krizën e emigrantëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Qeveria solli shumë konkluzione të cilat bazohen në faktin se Maqedonia e Veriut tani më ka vendosur sistem për menaxhim me krizën e emigrantëve, i cili është i përgatitur dhe i vënë në funksion tu përgjigjet sfidave si vend tranzit dhe se një pjesë e këtij sistemi është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e vendit tonë në NATO dhe BE, si dhe me të gjitha vendet e rajonit.
Në këtë drejtim është edhe konkluzioni i Qeverisë që të kërkohet nga vendet me të cilat Maqedonia e Veriut bashkëpunon drejtpërdrejtë me pjesëtarët e tyre të policisë në kufirin tonë jugor, për të rritur numrin e nëpunësve policorë, të cilët me rritjen e numrit të pjesëtarëve të MPB-së dhe të Armatës do t’i ndajnë angazhimet operative në rast të rritjes së numrit të emigrantëve.
Qeveria përfundoi që të kërkojë dhe të pranojë ndihmën teknike të ofruar nga Organizata Internacionale për Emigrime (IOM), nga UNDP, UNHCR si dhe nga Komisioni Evropian dhe fondet e tjera ndërhyrëse, si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për Ministrinë e Mbrojtjes, duke përfshirë edhe sigurimin e rezervave me ushqim, ujë dhe material tjetër shpenzues.
Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën e furnizimit të dy kamerave termale, pajisje për IPSH Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe pajisje personale mbrojtëse për Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera të përfshira në aktivitete në lidhje me korona virusin Kovid-19 dhe e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që të kryej furnizimin.
Në mbledhjen e sotme, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përpilojë plan për shpërndarje të dezinfektuesve alkoolik me spektër të gjerë të veprimit mikrobiocid në shkollat fillore dhe të mesme.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për problemet shëndetësore të cilat mund të shkaktohen nga mushkonjat si transmetues të sëmundjeve ngjitëse dhe e pranoi planin e veprimit për kontrollimin e tyre.Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisje lokale që në vazhdimësi dhe plotësisht t’i zbatojnë masat nga plani i veprimit, të cilat parashohin dezinfektim larvacidial gjashtë herë, dezinfektim tokësor (për mushkonjat e mëdha) që duhet të bëhet pesë herë, si dhe masa për informim dhe edukim të vazhdueshëm të popullatës në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin e Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor për nevojën e monitorimit e ujërave në shtet dhe e angazhoi këtë Ministri dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, që së bashku me Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike dhe SHA Ekonomia e Ujërave, si dhe me të gjitha institucionet e tjera kompetente, të formojnë një grup pune për përcaktimin e gjendjen reale të ujërave.
Sot Qeveria e shqyrtoi raportin për vlerësimin e rrezikut nga larja e parave dhe financim të terrorizmit të Drejtorisë së Zbulimit Financiar dhe konstatoi se raporti paraqet bazë për përpilimin e Strategjisë nacionale për mbrojtje nga larja e parave dhe financim të terrorizmit për shkak të uljes dhe menaxhimit me rreziqe të identifikuara dhe pasoja nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit të cilin Drejtoria e zbaton në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.