Qeveria miratoi Vendim për masat për parandalimin e bartjes dhe përhapjes së Virusit korona COVID-19 me të cilin të gjitha masat e saj marrin bazë ligjore për zbatimin e tyre

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 17-të e shqyrtoi Procesverbalin nga mbledhja e Trupit koordinues për grumbullimin dhe shkëmbimin e informacioneve për zbatimin e masave për parandalimin e shfaqjes, zbulimin e hershëm, parandalimin e përhapjes dhe zhdukjen e infeksionit të virusit korona, mbajtur më  12 mars të vitit 2020, me Listë të diagnozave të gjendjeve kronike dhe Shpjegimin rreth shpalljes së Pandemisë nga Organizata Botërore Shëndetësore, në përputhje me propozimet e dhëna në debatin e mbledhjen, me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së këtij virusi, i miratoi konkluzionet, masat dhe rekomandimet në vijim:

 

1. Në përputhje me kategoritë e përcaktuara të personave që duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të vërtetimit të bashkëngjitur nga mjeku amë për gjendjet në vijim: 1) Sëmundje kronike respiratore; 2) Sëmundje të kardiovaskulare; 3) Diabet TIP 1; 4) Sëmundje malinje; dhe 5) Gjendje imune komprometuese, e pranoi Listën e diagnozave për sëmundje kronike të marra në konsultim me drejtorët e klinikave për Endokrinologji, Pulmonologji, Kardiologji dhe Nefrologji si më poshtë:

 

1.1.     Sëmundje kronike respiratore

 -          XOBB – Sëmundje kronike obstruktive të mushkërive

-           Astma – J45

-           Fibrozë intesticiale – J84

1.2.     Sëmundje të rënda kardiovaskulare:

-           Dobësi e zemrës me EF- 40

-           Infarkt akut i miokardit deri më 3 muaj

-           Sëmundje të zemrës me hipertension të rëndë pulmonar

-           Stenozë e rëndë e aortës dhe mitrale

-           Sëmundje inflamatore të zemrës (miokardit, endokardit) – 6 muaj

-           Pesmejker i implantuar  ose divajs të zemrës deri më 3 muaj

-           Trombozë e thellë e venave deri më 3 muaj

1.3.     Diabetes mellitus:

 

-           Diabet i tipit 1- i varur nga insulina

-           Diabet i tipit 2 me terapi të insulinës me komorbiditet: Infarkt të miokardit, insult cerbrovaskular, stenozë e e qarkullimit periferik dhe FBI

 

1.4.     Të gjitha sëmundjet malinje – COO – C97

1.5.     Gjendje imune komprometuese:

-           Gjendje pas transplantimit të veshkës – Z94.0

-           Sindromë kronike nefrotike – N04.9

-           Hemodializë intermitente – Z99.2

-           Gjendje me terapi imunomoduluese biologjike ose të kombinuar - M05, M06, M45.00

-           Vaskulopatitë nekrotizuese, lupusi sistematik i eritematozës, dermatopolimozit, sklerozë sistemike - M31 - M34.

 

2. Të ndërpritet puna dhe të mbyllen kinematë, teatrot, këndet e lojërave për fëmijë dhe muzetë dhe të gjitha institucione të tjera ku mund mbahen tubime masive, ngjarje ase koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore – ngjarje informuese, gjegjësisht ndalim i plotë i mbajtjes dhe organizimit të çdo lloj tubimi publik privat, pavarësisht nga vëllimi numri i pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.

 

3. Të ndërpritet puna dhe të mbyllen të gjitha objektet sportive ose palestrat ku mund të mbahen të gjitha llojet e tubimeve dhe ngjarjeve, pa marrë parasysh vëllimin dhe numrin  e pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.]

4. Institucionet e hotelerive , kafenetë, baret, restorantet, klubet, kazinotë dhe  bastet sportive të punojnë me orar të shkurtuar, nga ora 7.00 deri në orën 18:00, me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, d.m.th.  të mbahet një distancë minimale e kërkuar prej të paktën një metër e gjysmë deri në dy metra mes njerëzve që qëndrojnë në këto objekte.

5. Të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për shtetasit e huaj nga vendet me rrezik të lartë, sipas Listës së Organizatës Botërore  Shëndetësore të publikuar në ueb faqen e  Ministrisë së Shëndetësisë, përveç atyre që do të paraqesin vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për karantinë.

6. Të zbatohen rekomandimet për dënim, sipas nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal për të gjitha personat fizik dhe juridikë, të cilët shkelin vendimet e marra nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të njëjtit të procedohen deri te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vepruar në përputhje me kompetencat e saj të përcaktuara me ligj.

7. Duke pasur parasysh se kalimi kufitar “Ribarci” në Republikën e Serbisë prej sot, 12 mars të vitit 2020 ( e enjte), nga ora 7.00, është mbyllur për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së RMV-së, të gjithë udhëtarët dhe automjetet në kalimin kufitar “Cërcoria e Madhe”   - Godesh (Kriva Pallankë) në Republikën e Maqedonisë së Veriut të riorientohen në kalimet kufitare të cilat janë të hapura për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve.

8. Duke pasur parasysh se kalimi kufitar Prohor Pçinski nga 12 mars të vitit 2020 ( e enjte) nga ora 7.00, është i mbyllur për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Serbisë, të gjithë udhëtarët dhe automjetet nga kalimi kufitar Pelince në Republikën e Maqedonisë së Veriut të riorientohen në kalimin e përbashkët me Republikën e Serbisë, Tabanoc – Preshevë.

9. Për të gjithë pacientët me sëmundje kronike intervenimi i të cilëve paraprakisht është caktuar dhe ekziston mundësi që të prolongohet, gjegjësisht të kryhen vetëm intervenime urgjente kirurgjike, veçanërisht onkologjike.

10. Në lidhje me vazhdimin e terapisë për pacientët me sëmundje kronike të cilët deri më tani duhej të shkonin te mjeku specialist, në ditët në vijim të drejtohen te mjeku i tyre amë.

 

Kjo masë nuk vlen për pacientët  e sapo diagnostikuar.

 

11. Në lidhje me situatën e re të krijuar dhe transmetimin lokal me përhapjen e sëmundjes COVID-19 në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, ngarkohet Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, të ndërmerr masa për mbrojtje nga përhapja e këtij virusi, gjegjësisht të mobilizohen ekipet mjekësore me epidemiolog nga Ohri dhe infektolog ose mjek (ose infektolog që punon në banjat Capa të vihet në shërbim për nevojat e qendrave për shëndet publik).

  1. Të ndërpritet specializimi i të gjithë kursantëve shtetërorë dhe nën-specialistëve të punësuar në Qendrën Shëndetësore Shkup për një periudhë prej 14 ditësh dhe të kthehen në postet e tyre në institucionin e tyre amë.
  2. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e shëndetit publik, është e detyruar që menjëherë të rrisë aftësinë për nevojat e Shërbimit të Vizitorëve në Shtëpi dhe të përfshijë mjekët në praktikën e përgjithshme që punojnë nën mentorim.
  3. Mandatohet Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe operatorët telefonikë dhe celular, të marrin në konsideratë dërgimin e një mesazhi cirkular përmes aplikacioneve celulare (SMS, mesazh në viber, etj.),me rekomandime veçanërisht për popullatën e re, të respektojë konkluzionet, masat dhe rekomandimet në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e COVID-19.

Për këtë qëllim, të shqyrtohet mundësia që të përdoret aplikacioni tashmë ekzistues në telefonat celularë “TVSH-ja ime”.

  1. SHA M-NAV Shkup dhe Ministria e Shëndetësisë janë të detyruar të ndërmarrin aktivitetet e mëposhtme për të informuar pjesëmarrësit e trafikut ajror për masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus):

Për këto masa të dorëzohet raport deri në fund të ditës së sotme, me qëllim që Ministria e Shëndetësisë të publikojë kumtesë parandaluese në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, për mundësinë e hyrjes në karantinë.

15.1. Obligohet SH. A “M-NAV” Shkup ti jep mesazhet NOTAM të mëposhtme.

 
•             NOTAM 1 –  Kompanitë ajrore, nëpërmjet stafit të saj – ekuipazhin gjatë fluturimeve të tyre të marrin dokumentet PLF (Passenger Locator Form) nga pasagjerit, ti shqyrtojnë dhe ti dorëzojnë të njëjtat te agjenti i tyre pas arritjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Agjenti i autorizuar i kompanisë ajrore, është i obliguar që dokumentet PLF (Passenger Locator Form),ti dorëzojë deri te Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore në aeroportin TAV SHPKNJP Maqedoni – Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe deri te shërbimi mjekësor në Aeroporti “Shën Apostol Pavle” – Ohër, të ngarkuar për ndjekjen e masave dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID – 19 (virusi korona)..
 

Të gjithë pasagjerët, anëtarët e ekuipazhit dhe personelit operativ, gjatë arritjes me avion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet ta plotësojnë dokumentin PFL.

Të gjitha dokumentet PFL patjetër duhet të mblidhen nga ekuipazhi, të kontrolluara dhe të numëruara ti dorëzohen agjentit menjëherë pas uljes së avionit.

•             NOTAM 2 –Kompanitë ajrore, pas informacioneve të marra më herët nga shërbimet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të ngarkuar për ndjekjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID – 19 (virusit korona), janë të obliguar para nisjes së avionit, ti njoftojnë pasagjerët për masat paraprake të cilat janë në fuqi gjatë hyrjes në RMV, në harmonizim me situatën momentale dhe me masat dhe aktivitetet e ndërmara për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID – 19 (virusit korona), të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

•           të gjitha kompanitë ajrore të cilat arrijnë në RMV, ti informojnë udhëtarët e tyre, para hyrjes në avion, për:

a)            të gjithë shtetasit e huaj të cilët hyjnë në RMV, ndërsa të cilët 14 ditët e fundit i kanë vizituar shtetet/territoret në vijim:

 
(lista e shteteve për të cilat do të vlejë masa e ndërmarrë – lista do të përditësohet në bazë ditore dhe të njëjtën deri te SH.A. M-NAV Shkup (repart Notam) do ta dorëzojë Ministria e Shëndetësisë, në e-mail adresën: notam@mnavigation.mk),  do ti nënshtrohen vetë-izolimit të obligueshëm.

b)           të gjithë shtetasit e huaj që nuk kanë vendbanim të rregullt në RMV, duhet të kenë prova për strehim të rezervuar.

Ky obligim do të jetë objekt i modifikimit varësisht nga zhvillimi i mëtejshëm i gjendjes.

 

c)            të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët  gjatë 14 ditëve të fundit i kanë vizituar shtetet/territoret në vijim

 

(lista e shteteve për të cilat do të vlejë masa e ndërmarrë – lista do të përditësohet në bazë ditore dhe të njëjtën deri te SH.A. M-NAV Shkup (repart Notam) do ta dorëzojë Ministria e Shëndetësisë, në e-mail adresën: notam@mnavigation.mk),  do ti nënshtrohen vetë-izolimit të obligueshëm.

Kjo periudhë 14 – ditore do të konsiderohet nga dita e fundit e qëndrimit në vend / territor në rrezik, në pajtim me listën e vendeve të Organizatës Botërore Shëndetësore.

 

16. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, rregullisht, në bazë ditore, të dorëzojë listë të vendeve për të cilat do të vlejnë masat dhe aktivitetet për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID-19 (korona virus) deri te SHA-NAV Shkup.

17. Obligohet Ministria e Shëndetësisë të informojë menjëherë Agjencisë e Aviacionit Civil për këto konstatime, masa dhe rekomandime të Qeverisë.

18. Rekomandohet që NP Radiotelevizioni i Maqedonisë, rregullisht, në bazë ditore të ndajë hapësirë për program edukativo-arsimor të dedikuar për fëmijë të moshës parashkollore dhe nxënës të arsimit fillor që do të përgatitet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në bashkëpunim me kuadrin edukativo-arsimor nga kopshtet për fëmijë dhe shkollat, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, UNICEF-in dhe të gjitha institucionet relevante arsimore.

Për këtë qëllim, obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në afat sa më të shkurtër të mundshëm të përpilojë program intervenues edukativo-arsimor në gjuhët e përfshira në proceset arsimore dhe të njëjtin në bashkëpunim me NP Radiotelevizioni i Maqedonisë ta emetojë në bazë ditore. Gjithashtu, Obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës që materialet edukative t’i shpërndajë në të gjitha rrjetet dhe kanalet sociale.

19. Të dërgohet apel deri te shtetasit e vendit tonë të cilët jetojnë në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, ta anulojnë ardhjen në shtet gjatë kësaj periudhe.

 

20. Obligohen të gjitha ministritë të formojnë ekipe të tyre, të kenë një postë elektronike dhe linjë telefonike në të cilën do të jepen informacione në raport me pyetjet administrative lidhur me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhim me virusin korona COVID – 19 dhe të dhënat nga ekipi i formuar dhe të dhënat për kontakt ti dorëzojnë deri te Sektori për Marrëdhënie me Publikun, të cilët do ti publikojnë në ueb faqen e Qeverisë së RMV-së.

21. Obligohet Ministra e Ekonomisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Financave, Drejtoria për të Ardhura Publike  dhe Drejtoria Doganore, të dominojnë persona për kontakt me odat ekonomike (për komunikim me sektorin real) dhe të cilat do të dërgohen deri te odat ekonomike, me qëllim që në mënyrë të rregullt ti marrin konkluzionet nga mbledhjet e Qeverisë dhe në kohë të kthejnë përgjigje në pyetjet e parashtruara në lidhje me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhimin me virusin korona COVID –19.

22.Të gjitha konkluza, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e RMV-së të dorëzohen deri te të gjitha ministritë, me qëllim publikim e tyre ne ueb faqet.

23. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, të gjitha materialet lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID – 19, që ti përkthejë edhe në gjuhën shqipe.

24. Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore të RMV-së, ti informojë shtetasit tanë jashtë vendit për shtetet me rrezik të lartë, në përputhje me Listën e OBSH-së.

25. E shqyrtoi Kërkesën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për realizimin e Projektit Bansko rekreacion klimatik për vitin 2020 dhe erdhi në përfundim që realizimin e grupit të parë nga Projekti të anulohet.

26. Obligohet Sektori për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së, që këto konkludime, masa dhe rekomandime, menjëherë ti publikojë në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjtat ti dërgojë tek mediumet elektronike dhe të shkruara, me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.

Duke pasur parasysh të lartpërmendurat, për shkak të vendosjes së masave për parandalim të shpërndarjes dhe mundësisë nga infektimi me virusin korona COVID-19, me qëllim sigurimit të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në tërë territorin e RMV-së, Qeveria miratoi vendimin në bazë të nenit 58 paragrafi (1) nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.66/04, 139/08, 99/09,149/14, 150/15 dhe 37/16).

Ky vendim i përfshin të gjitha masat për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19, miratuar në të gjitha mbledhjet e Qeverisë, të cilat me atë marrin bazë ligjore për zbatimin e tyre.

Në bashkëngjitje të kësaj kumtese, ua përcjellim vendimin në tërësi:

 

 VENDIM
 

Për masa për parandalimin e vendosjes dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19

Neni  1
 

Me këtë vendim për shkak të parandalimit të përhapjes së infektimit me virusin korona COVID – 19, me qëllim të sigurimit të shëndetit të popullsisë në teritorin e RMV-së, urdhërohen këto masa:

  1. Ndalohet procesi edukativo-arsimor dhe mbajtja e mësimit në të gjitha kopshtet për fëmijë, qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, qendrave ditore, shkollave fillore dhe të mesme.
  2. Ndalohet mbajtja e mësimit në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet publike shkencore.
  3. Të ndërpritet puna në shtëpitë studentore, bibliotekat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë.
  4. Ndalohet vizita në të gjitha aktivitetet jashtë shkollore dhe aktivitetet tjera private, të cilat fëmijët i kryejnë jashtë procesit mësimor (vizita e aktiviteteve edukativo-arsimore, kurseve, orëve plotësuese, stërvitjeve sportive dhe të ngjashme)
  5. Ndalohet mbajta dhe organizimi i tubimeve dhe ngjarjeve masive në hapësira të hapura dhe të mbyllura, çdo lloj tubimi publik apo privat, të gjitha ngjarjet kulturore, informative, sportive dhe manifestimet, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve, në objektet publike apo në vendet tjera publike (në shtëpitë studentore, bibliotekat, objektet sportive, palestrat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë).
  6. Mbyllen të gjitha objektet sportive, palestrat, sallat sportive ku mund të mbahen disa lloje të ngjarjeve, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve.
  7.  Ndalohet mbajtja e të gjitha ngjarjeve sportive dhe garave para publikut (spektatorëve).
  8. Ndalohet shfrytëzimi i çdo lloj pishine në territorin e RMV-së.
  9. Ndalohet puna e objekteve hoteliere, kafeneve, bareve, restoranteve, klubeve, kazinove, bastoreve sportive, prej orës 18.00 deri në orën 7.00 të ditës së ardhshme dhe të njëjtat të punojnë me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, gjegjësisht të mbahet distancë minimale e domosdoshme prej së paku një metro e gjysmë deri dy metro mes njerëzve që qëndrojnë në këto objekte.

    10. Ndalohet për të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqata aksionare në pronësi shtetërore, agjenci, fonde, byro, ente, drejtori dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, ndërsa theksohen njësitë e vetëqeverisje lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat, mbajtjen e ngjarjeve, udhëtimet, tubimet, trajnimet, seminaret, konferencat dhe llojet tjera të takimeve dhe të njëjtat t’i anulojnë.

    11. Ndalohet shfrytëzimi i pushimeve vjetore, të paguara dhe të papaguara nga të gjithë personat e punësuar në sektorin e shëndetësisë, ndërsa ndërpritet specializimi i të gjithë specializantëve shtetëror dhe subspecializantët e punësuar në Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe të njëjtit kthehen në vendet e tyre të punë në entin amë.

    12. U ndalohet operatorëve dhe prodhuesve ekonomik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, eksport i pajisjes mjekësore dhe mjeteve dhe materialeve mjekësore, të nevojshme për përballje me Korona virusin COVID-19, përveçse për ato për të cilat është marrë leje e posaçme e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    13. Ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar me autobus (autobus, furgon, minibus, etj.) drejt vendeve me rrezik të lartë në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe nga ato vende drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    14. Të ndalohet hyrja e shtetasve të huaj nga vendet me rrezik të lartë, në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në linkun: zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf, (në tekstin e mëtejmë: Lista e Organizatës Botërore të Shëndetësisë), përveç atyre që do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për karantinë të zbatuar.

    15.          Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të njëjtit detyrimisht të zbatojnë vetizolim.

    Neni 2

    Masat nga neni 1 i këtij vendimi do të zbatohen deri më 24 mars të vitit 2020, përveç masës numër 7, e cila do të zbatohet 30 ditë prej ditës kur ky vendim bëhet i plotfuqishëm.

    Për periudhën kohore nga paragrafi 1 i këtij neni, detyrimisht respektohen edhe masat, rekomandimet dhe udhëzimet tjera të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të organeve kompetente të administratës shtetërore dhe trupave tjera koordinuese dhe profesionale lidhur me parandalimin e përhapjes së Korona virusit COVID-19.

    Neni 3

    Ky vendim bëhet i plotfuqishëm ditën e radhës nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, gjegjësisht më 13 mars të vitit 2020.