Konkluzionet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me grupit e shtetasve tanë, të cilët në mënyrë të organizuar me konvoj autobusësh arrijnë nga Republika e Italisë në kalimin kufitar Deve Bair

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 21-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin nga Mbledhja e dytë e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurim të koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 17 mars të vitit 2020 dhe përfundoi që i njëjti të dorëzohet deri te institucionet kompetente, në mënyrë që urgjentisht të realizohen masat dhe rekomandimet.

Njëkohësisht, në lidhje me grupin e shtetasve tanë të cilët në mënyrë të organizuar me konvoj autobusësh arrijnë Republika e Italisë në kalimin kufitar Deve Bair, Qeveria i miratoi këto konkluzione:

1. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të sigurojë transportin e tyre, pa ndalim dhe pa lëshim të transportit dhe të njëjtit ti akomodojë në kapacitetet e Krivollakut.

2. Obligohet Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut  ta rrethojë perimetrin e këtij kapaciteti në Krivollak dhe të sigurojë hapësirë ku këta persona do të akomodohen, në  mënyrë që personat të mos e lëshojnë të njëjtin.

3. Obligohet Ministria e Shëndetësisë të sigurojë ekipe mjekësore për këta persona.

4. Obligohet Ministria e Mbrojtjes të sigurojë ujë dhe ushqim për nevojat e këtyre personave gjatë ditës së sotme, ndërsa gjatë ditës së nesërme sipas nevojës edhe nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së RMV-së.

5. Obligohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes UNDP-së të kërkojë ujë dhe ushqim për nevojat e këtyre personave për periudhën në vijim.

6. Obligohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të sigurojnë tualete mobile për nevojat e këtyre personave.

Kësaj mbledhje të Qeverisë i parapriu mbledhja e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, të cilën e udhëhoqën Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

 

Në mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave edhe atë: zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë, Milla Carovska, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministrit i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministrja e Financave, Nina Angellovska, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski dhe drejtori i Drejtorisë Doganore të RMV-së, Gjoko Tanasoski.

Në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues të krizave, ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov.

Në mbledhjen  e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurim të tërësishëm koordinues lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, u përcaktua ky Rend i ditës:

Pika 1: Rrjedhë dhe progres e aktiviteteve të të gjitha institucioneve kompetente për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19.

Pika 2: Pyetje dhe propozime;

Sipas pikës 1 nga Rendi i ditës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i informoi anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave dhe personat tjerë të pranishëm për gjendjen aktuale dhe rrjedhën dhe progresin e të gjitha ekipeve në teren nga institucionet kompetente, veçanërisht në zonat ku ekziston gjendje krize. Në këtë moment numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 22 persona.

Në përputhje me informimin dhe propozimet e dhëna në diskutimin e mbledhjes nga anëtarët dhe personat e tjerë të pranishëm sipas kësaj pike, Shtabit kryesor koordinues i krizave, i miratoi këto konkluzione:

1. I shqyrtoi nevojat dhe problemet për zgjidhje në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë (të dorëzuar në bashkëngjitje me këtë Procesverbal), dhe përfundoi:

-Lidhur me pikat 1,2 dhe 3 të zbatohen sipas protokolleve për hyrje në Ministrinë e Shëndetësisë, me pajisje të duhur për mbrojtje.

-Në lidhje me pikën 4, të zgjidhet sipas protokollit për hyrje në Ministrinë e Shëndetësisë dje përderisa vërtetohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror dhe Inspektorati Shëndetësor.

-Lidhur me furnizimin e nevojshëm të ushqimit, barërave dhe prodhimeve të tjera urgjente dhe mjete mbrojtëse, Ministria e Punëve të Brendshme ti administrojë personat të cilët kryejnë furnizim të këtyre prodhimeve për ata persona të cilët janë ndalur në zonën tampon.

-Të gjitha nevojat dhe problemet e tjera për zgjidhje në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, të zbatohen në përputhje me kompetencat ligjore të të gjitha institucioneve, mjetet financiare të këtyre institucioneve kompetente dhe protokollet ekzistuese të Ministrisë së Shëndetësisë

2. E miratoi Kërkesën e dorëzuar në MË – Gari SHPK Dega f.Gari – Dibër, nr. 0302-15 nga 16.03.2020, në raport me vazhdimin e punës në kushte të veçanta të degës dhe konkludoi që mënyra e punës të vazhdojë dhe të organizohet sipas kushteve dhe në mënyrë të njëjtë, si dhe për kapacitetet e tjera të mëdha prodhuese në zonat e komunave ku është shpallur gjendje krize.

3. Të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në RMV, menjëherë të përpilojnë plan dhe të kryejnë dezinfektim të rrugëve dhe sipërfaqeve publike në territorin e komunave.

4.Lidhur me kontrollet e kryera nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë, Ministria të dorëzojë raport të detajuar nga kontrollet e kryera, cilat masa janë ndërmarrë, kundër cilët persona (me emër dhe mbiemër) dhe në cilën periudhë.

5. Në mbledhjen e Qeverisë të shqyrtohet mundësia dhe Qeveria të ndërmerr qëndrim në lidhje me atë që secili person i cili lëshon kufijtë e RMV-së, të nënshkruajë deklaratë personale me të cilën do të obligohet që në tre muajt e ardhshëm të mos kthehet në RMV.

6.Për mbledhjen e ardhshme të Shtabit kryesor koordinues të krizave të gjitha institucionet ti paraqesin nevojat e tyre për furnizim, veçanërisht ato që janë të nevojshme dhe urgjente, në funksion të sigurimit të koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19.

6. За наредниот состанок на Главниот координативен кризен штаб сите институции да ги пријават своите потреби за набавки, исклучиво кои се итни и неопходни, во функција на обезбедување целосна координација во врска со спречување на внесување и ширење на Коронавирус COVID-19.

7. Zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë, Milla Carovska, të jetë në kontakt me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me qëllim të dhënies të përshpejtuar të lejeve për vozitje, të nevojshme për vozitësit të cilët drejtojnë automjete transportuese.

8. E pranoi kërkesën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, nr. 02-1269/1 nga 12.03.2020 (dorëzuar në bashkëngjitje me këtë procesverbal), gjegjësisht i mundësoi Fondit që të anulojë pranimin e palëve në komisionet invalidore.

9. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byronë për zhvillimin e arsimit, UNICEF-in dhe personat dhe institucionet tjera të interesuara, që nga dita e sotme të fillojë me përpilimin e planit dhe mënyrës për zbatimin e mësimit online për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në RMV, me orar të orëve dhe të shfrytëzohen të gjitha kanalet për komunikim më së voni deri më 19.03.2020 година (e enjte) dhe të njëjtin t’ia prezantojë Shtabit kryesor koordinues të krizave dhe Qeverisë.

Në lidhje me pikën 2 të Rendit të ditës, nuk kishte pyetje dhe propozime.

Konkluzionet,  rekomandimet dhe konstatimet  e lartpërmendura u pranuan njëzëri, pa vërejtje nga anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19 dhe për obligimet që dalin nga të njëjtit menjëherë të informohen të gjitha institucionet kompetente, me qëllim që ato ti operojnë dhe ti realizojnë urgjentisht.