Nga mbledhja e 23-të e Qeverisë: Ndalohet qasja e personave dhe automjeteve në Park pyllin “Vodno”, çdo ditë, në periudhën prej orës 18:00 e deri në orën 6:00 ditën e ardhshme; Ndalohet mbledhja në grupe më të mëdha se pesë persona, në parqe,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur më 19 mars 2020, e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin nga mbledhja e katërt e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me pengimin e futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Covid – 19, të mbajtur më 19 mars 2020.

 

Njëkohësisht, në pajtim me propozimet e dhëna në diskutimet në mbledhje i miratoi këto konkluzione:

 

1. Ndalohet qasja e personave dhe automjeteve në Park pyllin “Vodno”, çdo ditë, në periudhën prej orës 18:00 e deri në orën 6:00 të ditës së ardhshme.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme obligohet me automjete të patrullimit ta mbyll hyrjen drejt Park pyllit “Vodno”.

 

2. Ndalohet mbledhja në grupe më të mëdha se pesë persona në parqe dhe në vende dhe sipërfaqe të tjera publike.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut obligohen t’i shpërndajnë këto grupe dhe t’i intensifikojnë kontrollet e terrenit.

 

3. Ndalohet mbajtja e mësimit dhe realizimi i trajnimeve dhe provimeve në qendrat e provimeve për shkollat për trajnimin e vozitësve në periudhë prej 1 ditëve.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që sipas nevojës këtë ta rregullojë nga aspekti juridik në Dekret me fuqi ligjore.

Në pajtim me këtë, Qeveria miratoi Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për masat për parandalimin e futjes dhe përhapjes së Koronavirusit COVID -19.

 

4. U rekomandohet të gjithë punëdhënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht secilit person udhëheqës së institucionit, në varësi nga lloji i punës dhe mundësive, ta organizojë punën dhe mënyrën e punës të personave të punësuar, nëpërmjet të punuarit nga shtëpia, pa ecenuar funksionimin e rregullt dhe normal të institucionit.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë personat e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësitë territoriale të zjarrfikësve, Drejtoria e Doganës, si dhe shtëpitë për përkujdesjen e personave të moshuar si dhe shtëpitë e vogla grupore.

Në pajtim me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e Qeverisë dhe trupave të punës të saj të shqyrtojë vetëm materiale në lidhje me ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

5. Të gjitha marketet, farmacitë, bankat dhe objektet të cilët ofrojnë shërbime postare,

detyrimisht të sigurojnë shërbim sigurimi në hyrje dhe në brendinë e këtyre objekteve, me qëllim që të kontrollohet hyrja dhe numri i njerëzve të të njëjtët, ashtu që do të sigurohet distanca e nevojshme minimale nga dy metra mes personave para dhe në objektet.

 

6. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme t’i intensifikojë kontrollet në shtëpitë dhe vilat private në të cilat organizohen ahengje dhe tubime (në komunën Sopishte dhe në vendbanimin Sonje), me qëllim që të ndërmerren masa për pengimin e tubimeve të tilla, kurse ndaj pronarit tëobjektit dhe personave të pranishëm që janë gjetur në objektet të ndërmerren masa përkatëse juridike për mosrespektim të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë.

 

7. Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të realizojë takime pune me shoqata të blegtorëve dhe me Federatën e fermerëve, në lidhje me eksportin e qengjave, si dhe përcaktimin e masave që duhet të ndërmerren në këtë periudhë.

Sot Qeveria e miratoi edhe Vendimin për kufizimin e eksportit të grurit dhe meslinit dhe miellit nga gruri dhe meslini me shenjat tarifore 1001 19 00 00, 1001 91 90 00 dhe 1001 99 00 00 si dhe 1101 00.

Kufizimi i eksportit nga neni 1 i këtij vendimi do të zbatohet deri më 30 prill 2020, me mundësi për vazhdim nëse gjendja me pandeminë e kërkon atë.

 

Ky vendim është miratuar me qëllim që të mos prishen kushtet e tregut në vend dhe të sigurohen sasi të mjaftueshme të miellit në vend në kushte të rritjes së kërkesës në treg për këto prodhime, shkaktuar  nga shpallja e pandemisë nga OBSH-ja dhe në kushte të importit të kufizuar të miellit për shkak të vendimit për ndalimin e eksportit të miellit dhe produkteve të tjera nga Republika e Serbisë për një periudhë prej 30 ditësh që përfundon në mes të muajit prill të vitit 2020.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në treg me shumicë dhe pakicë të: bukës, kripës, sheqerit, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, pastave, ilaçeve, pajisjeve për mbrojtje personale, higjenës personale dhe dezinfektuesve.

 

Çmimet më të larta të këtyre prodhimeve përcaktohet në nivel të çmimeve të të njëjtave që janë zbatuar më 11 mars të vitit 2020, kur nga ana e Organizatës Botërore Shëndetësore është shpallur pandemi e virusit korona COVID – 19 dhe do të zbatohen deri më 30 prill të vitit 2020.

Duke pasur parasysh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin tonë, u paraqit nevoja për sjelljen e këtij dekreti me të cilin rregullohet  shtyrja e provimit për ekspertizë, provimeve për jurispudencë, provimeve të ndërmjetësuesve dhe provimeve të noterëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Gjatë kohës së anulimit të këtyre provimeve, Qeveria sot miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për ekspertizë, Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për provim të jurispudencës, Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për ndërmjetësim dhe Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për noterët.

 

Me propozim të Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Qeveria sot e miratoi Informacionin për masa ekonomike për menaxhim me pasojat e virusit korona, që parashikojnë mbështetje financiare të likuiditetit të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme nga ane e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Secila kompani, varësisht nga numri i të punësuarve, do të mund të merr nga 3 deri në 30 mijë euro, Mikro kompanitë, deri në 10 të punësuar, do të mund të marrin kredi prej 3 deri në 5 mijë euro, kompanitë e vogla me 10 deri në 50 të punësuar, do të mund të marrin kredi prej 10 deri në 15 mijë euro dhe kompanitë e mesme me 50 deri në 250 të punësuar, do të mund të marrin kredi prej 15 deri në 30 mijë euro. Kreditë janë pa interes, me një normë interesi prej 0 përqind me një periudhë mospagimi prej 6 muaj dhe një periudhë shlyerjeje prej 2 vite.

 

Masa e dytë ka të bëjë me mbështetjen e kompanive në pjesën e pagesës së pagave me subvencionim të kontributeve për të punësuarit në kompani në sektoret e turizmit, transportit, hotelierike dhe kompani të tjera të prekura, për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020, me subcencion të kontributeve në të punësuar në lartësi prej 50 % nga paga mesatare e paguar në vitin 2019, me kusht që kompania të mos e zvogëlojë numrin e të punësuarve nën numrin e të punësuarve në muajin shkurt të vitit 2020 dhe kjo të vlejë deri në ditën e shfrytëzimit të masës; më tutje, kompania të mos paguaje dividentë gjatë vitit 2020, deri në ditën e dorëzimit të llogarisë vjetore, gjegjësisht raporte financiare për vitin 2020 dhe kompania të mos ketë paguar çmim-bonus pas hyrjes në fuqi të masës. Vetëm kompanitë që kanë realizuar një fitim si rezultat i punës në vitin 2020 do të kthejnë një subvencion për kontribut në vlerë prej 50% të fitimit para taksës, që do të thotë se masa ka për qëllim direkt të ndihmojë kompanitë që kanë pasur rezultate më të dobëta financiare në vitin 2020 për shkak të virusit korona.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi edhe Vendimin për ndalesë së shitjes së vajit ekstra të lehtë për djegie për amvisëri EL-1, me përmbajte squfuri më së shumti deri në 0,1 % (m/m), në pompat e benzinës në periudhën nga 15 prilli deri më 15 tetor të vitit 2020.

 

Ky vendim ështl miratuar për arsye se sezoni i ngrohjes përfundon më 15 prill dhe ky lloj karburanti ka për qëllim ekskluzivisht ngrohjen e ambienteve të amvisërive dhe zyrave dhe shitja e mëtutjeshme e të njëjtës pas 15 prillit  ndalohet të përdoret për lëvizjen e automjeteve motorike dhe llojeve të tjera të motorëve.