Nga mbledhja e 26-të e Qeverisë: Janë miratuar ndalesa shtesë në lëvizjen e kategorive të caktuara të qytetarëve; Është përcaktuar dekret për pranimin dhe akomodimin e qytetarëve që do të arrijnë nga kalimet kufitare në karantinat shtetërore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në  mbledhjen e 26-të të mbajtur me 23 mars të vitit 2020, i miratoi procesverbalet nga takimi i gjashtë dhe shtatë të Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit korona COVID-19, të mbajtur më 22 mars dhe më 23 mars të vitit 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria e prani propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive, për kufizim shtesë të lëvizjes për disa kategori të qytetarëve.

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të reja në Vendimin për ndalimin dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ndalesën për lëvizje të qytetarëve, ndalohet lëvizja e popullsisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhë kohore prej orës 21:00 e deri në orën 05:00 së ditës së nesërme.

Në mënyrë shtesë, ndalohet lëvizja e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë të moshës mbi 67-vjeç, në periudhën prej orës 11:00 e deri në orën 05:00 të ditës së nesërme.

Me këto ndryshime dhe plotësime ndalohet lëvizja e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriu që janë deri në moshën 18 vjeçare në periudhë kohore  prej orës 21 deri në orën 12 të ditës së nesërme, njëkohësisht ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne periudhë kohore prej orës 21:00 deri në orën 5:00 të ditës së nesërme.

Vendimet e reja të miratuara për kufizimin e lëvizjes do të vlejnë nga 24 marsi i vitit 2020.

Në këtë mbledhje të 26-të, Qeveri solli Dekret me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për falimentim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas këtij dekreti, për fillim të procedurës së falimentimit dhe fillimit të procedurës paraprake, do të zbatohen dispozitat e kësaj rregulloreje me fuqi ligjore.

Për debitorët në falimentim të cilët i plotësojnë kushtet për hapjen e procedurës së falimentimit ose për fillimin e procedurës paraprake nuk do të hapen  procedura të falimentimit dhe të fillojnë procedurat paraprake gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Të gjitha procedurat e filluara,  si procedura paraprake për hapjen e  procedurës së falimentimit dhe hapjen e procedurës së falimentimit ndaj debitorit në falimentim, anulohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Qeveria vendosi të shfuqizojë detyrimet e importit - shkalla doganore për mallra të caktuara - furnizime mjekësore në bazë të Detyrimit numër 15 nga takimi i pestë i Shtabit kryesor koordinues të krizës më 20 mars të vitit 2020 dhe Detyrimin numër 13 nga takimi i gjashtë i Shtabit kryesor koordinues të krizës, të mbajtur më 21 mars të vitit 2020 dhe në lidhje me lirimin nga të dhënat doganore për të gjitha ndihmesat mjekësor dhe furnizimet mjekësore të cilat importohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendimi ka për qëllim të tejkalohen pasojat negative, gjegjësisht çrregullimin e tregut në vend, në lidhje me furnizimin me këto mallra, si rezultat i shpalljes së pandemisë së virusit korona, COVID-19, nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe masat e ndërmarra restriktive nga ana e disa vendeve në kufizimin e importit të këtyre prodhimeve. 

 Në këtë mbledhje Qeveria solli Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të prodhimeve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Në bazë të këtij vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për prodhime të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore" Nr. 70, datë 19 mars 2020), në nenin 1 të këtij vendimi pas fjalëve "dhe mjeteve  dezinfektues" plotësohet me fjalët "furnizime mjekësore dhe pajisje mjekësore dhe aparate".

Pas paragrafit 2 të këtij neni, shtohet një paragraf i ri 3, i cili thotë: "Në përjashtim nga paragrafi 2 i këtij neni, për produktet, çmimi i importit i të cilëve është më i lartë se çmimi më i lartë i aplikuar në 11 mars 2020, do të përdoret marzhë tregtare e caktuar deri në 11 mars 2020."

Në nenin 2 të këtij vendimi fjalët "do të zbatohen deri më 30 prill 2020" do të ndryshohen dhe do të qëndrojë: "zbatohet deri në fund të periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Në mbledhjen e 26-të Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet të obligacionit

Miratimi i këtij dekreti ka për qëllim lehtësimin e kushteve të punës dhe pagesën e sektorit real ekonomik, si dhe qytetarëve të shtetit  në kushte të situatës ekonomike të rënduar  dhe likuiditetit të subjekteve  juridikë, si rezultat i pandemisë KOVID-19 dhe në kushte të shtrëngimit të përditshëm të masave të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit në shtet, që kufizon lëvizjen normale të qytetarëve dhe funksionimin e sektorit real.

Me këtë dekret, neni 266-a i paragrafëve (1), (2) dhe (6) të Ligjit për marrëdhëniet e obligacionit ndryshon dhe thotër:

(1) Shkalla e kamatës ndëshkimore përcaktohet në nivel mujorë edhe atë në lartësi të shkallës së kamatës nga instrumenti bazë nga operacionet në tregun e hapur në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (shkalla e referencës), e cila ka qenë e vlefshme deri në ditën e fundit të muajit të kaluar,  e zmadhuar për pesë pikë përqindje në marrëveshje tregtare dhe marrëveshjet midis tregtarëve dhe persona të së drejtës publike, gjegjësisht rritur me katër pikë përqindje në marrëveshjet në të cilat të paktën një person nuk është tregtar (kamatë ligjore ndëshkuese).

 (2) Kur detyrimi monetar është shprehur ose përcaktohet në një monedhë të huaj, shkalla e interesit të ndëshkimit përcaktohet çdo muaj dhe atë në lartësi të shkallës për një muaj  në Euribor  për euro të cilët kanë qenë të vlefshme në ditën e fundit të muajit të kaluar, të rritur për pesë pikë përqindje në  marrëveshjet tregtare dhe marrëveshjet midis tregtarëve dhe personave të së drejtës publike, gjegjësisht rritur me katër pikë përqindje në marrëveshjet në të cilat së paku një person nuk është tregtar  (kamatë ligjore ndëshkuese).

(6) Gjatë llogaritjes  përdoret niveli i  fundit i shkallës së referencës të përcaktuar dhe të publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë  së Veriut.

Qeveria në mbledhjen e 26-të solli edhe Dekrete me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme drejtuese gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohen përcaktimet për vazhdimin e afateve për procedurat drejtuese, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas këtij dekreti afatet të cilët në bazë të Ligjit për procedurë të përgjithshme drejtuese janë përcaktuar për ndërmarrjen e veprimeve të veçanta na procedurë, gjegjësisht afatet të cilët i përcakton personi zyrtarë i autorizuar, që skadojnë në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, ndalohen të rrjedhin gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe vazhdojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm për aq ditë sa kanë ngelur edhe atë deri në ditën e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligji për arsimin fillor për realizimin dhe organizimin e mësimit në shkollat fillore dhe për notimin e nxënësve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore mësimi në shkollat fillore organizohet me anë të mësimit në largësi gjegjësisht mësim nga shtëpia, duke aplikuar mjete të komunikimit elektronik.

Mjetet për komunikim elektronik, në kuptim të këtij Dekreti janë mjete që sigurojnë realizimin e mësimdhënies pa praninë fizike të pjesëmarrësve në procesin mësimor dhe që mundësojnë komunikim të dyanshëm të ndërsjellë.

Mjetet e komunikimit elektronik mund të jenë platforma video konferencash, e-mail ose sisteme të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave.

Shkolla fillore merr vendim për përdorimin e llojit të komunikimit elektronik të përmendur në paragrafin 2 të këtij neni.

Për periudhën e organizimit të mësimit në shkollat fillore përmes mësimit në distancë ose mësimit në shtëpi, mësuesi mund të vlerësojë nxënësit.

Duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik, mund të bëhet marrja në pyetje, testimi i nxënësve ose forma të tjera të vërtetimit dhe vlerësimit të njohurive të nxënësve.

Qeveria në këtë mbledhje e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme e cila do të aplikohet për realizimin dhe organizimin e mësimit në distancë gjegjësisht mësim nga shtëpia, duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik.

Mjetet e komunikimit elektronik, në kuptimin e këtij Dekreti, janë mjete që sigurojnë realizimin e mësimdhënies pa praninë fizike të pjesëmarrësve në procesin mësimor dhe që mundësojnë komunikim të dyanshëm të ndërsjellë.

Mjetet e komunikimit elektronik mund të jenë platforma video konferencash, e-mail ose sisteme të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave.

Vendimi për të përdorur llojin e mjeteve të komunikimit elektronik merret nga shkolla e mesme.

Për periudhën e organizimit të mësimit në shkollat e mesme përmes mësimit në distancë ose mësimit në shtëpi, mësuesi mund të vlerësojë nxënësit.

Duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik, mund të bëhet marrja në pyetje, testimi i nxënësve ose forma të tjera të vërtetimit dhe vlerësimit të njohurive të nxënësve.

Qeveria e miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë gjatë kohës së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohet mënyra e kryerjes së programeve studimore dhe kontrollimin e njohurive të studentëve në të tre ciklet e arsimit të lartë, vazhdimi I mandatit të organeve dhe trupave në institucioneve e arsimit të lartë, gjegjësisht në institucionet shkencore, si dhe afati për vlefshmërinë e akreditimeve ekzistuese, gjegjësisht ri-akreditimin e programeve studimore.

Programet e studimore për përfitimin e arsimit të lartë në të tre ciklet e institucioneve të arsimit të lartë, gjegjësisht institucionet shkencore publike dhe verifikimi i njohurive do të kryhen përmes sistemit të mësimit në distancë duke përdorur mjete elektronike të komunikimit.

Mjetet e komunikimit elektronik, në kuptimin e kësaj rregulloreje, janë mjete që sigurojnë komunikim të dyanshëm gjatë kryerjes së studimeve pa praninë fizike të pjesëmarrësve në aktivitet.

Mjetet e komunikimit elektronik mund të jenë platforma video konferencash, e-mail ose sisteme të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave.

Dispozitat nuk kanë të bëjnë  për lëvizjen fizike ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në takimet ndërkombëtare të programit të ciklit të tretë të studimit të doktoraturës.

Vendimi për të përdorur llojin e mjeteve të komunikimit elektronik merret nga institucioni i arsimit të lartë ose institucioni shkencor publik.

Me anë të sistemit  të mësimit në distancë me aplikimin e  mjeteve të komunikimit elektronik zbatohen  leksione, ushtrime, forma të vlerësimit të vazhdueshëm të njohurive, mësimdhënie individuale dhe forma të tjera të përshtatshme për specifikën e fushës mësimore-shkencore dhe artistike, mësim konsultativ-udhëzuese , punë studimore individual (hulumtim i literaturës, detyra seminare, punë në projekt), si dhe mbrojtje e tezës bachelor, master dhe doktoratë.

Dhënia e provimeve dhe paraprovimeve do të bëhet me anë të komunikimit elektronik me kusht që të sigurohen zgjidhje të duhura teknike që sigurojnë identifikimin dhe kontrollin e punës së studentëve gjatë provimit.

Puna e Shërbimit Profesional në institucionet e arsimit të lartë, përkatësisht institucionet shkencore publike do të kryhet me anë të komunikimit elektronik.

Akreditimi dhe ri-akreditimi i programeve aktuale studimore në të gjitha tre ciklet e arsimit të lartë, vlefshmëria e të cilëve është ndërprerë ose do të ndërpritet vlefshmëria gjatë kohës së jashtëzakonshme, vazhdon të vlej më së pakti deri në një vit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Institucioni i arsimit të lartë, i cili deri në skadimin e mandatit të organeve dhe trupave, nuk ka zgjedhur organe dhe trupa të reja, do të vazhdojë mandatin e tyre deri në zgjedhjen e organeve dhe trupave të reja.

Institucioni i arsimit të lartë është i detyruar, brenda 30 ditëve nga dita e mbarimit të këtij Dekreti të fillojë  gjegjësisht të vazhdojë procedurën e zgjedhjes së organeve dhe trupave të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën institucionet shëndetësore private  jashtë nga rrjeti i institucioneve shëndetësore të cilët kryejnë veprimtare për kujdes intensiv dhe terapinë do të kryejnë këtë veprimtari në rrjetin e institucioneve shëndetësore për referimin e shërbimeve shëndetësore te pacientët që vuajnë nga sëmundja infektive koronavirus COVID-19.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së  Veriut do të lidhë marrëveshje me këto institucione që do të përcaktojnë vëllimin dhe llojin e shërbimeve shëndetësore që institucioni privat i kujdesit shëndetësor do të kryej gjatë periudhës së vlefshmërisë së këtij Dekreti, në përputhje me rregulloret në fushën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

Në mbledhjen e  26-të të Qeverisë miratoi gjithashtu një Dekret për ndryshimin dhe plotësimin e  Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë  kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit  për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore" nr. 72/20), në nenin 3, paragrafi 3 shtohet një paragraf i ri 4, i cili thotë:

“Personave nga neni 2 dhe paragrafët 2 dhe 4 të këtij dekreti me fuqi ligjore, mund t’u përcaktohet masë për izolim të rreptë (karantinë) edhe në objektet e hotelerisë (hotele, motele) të cilat janë të lëshuar nga ana e personave juridik privat të cilët kryejnë aktivitete të hotelerisë, të cilët përcaktohen nga Qeveria e RMV-së, për të zbatuar masën e rreptë të izolimit (karantinë).

Për objektet të vërtetuar në këtë Dekret me fuqi ligjore vërtetohen regjimet për sigurimin, dhoma të veçanta për personat që tregojnë simptoma të virusit, kritere të ushqimit, shpërndarjen e paketave për nevojat e personave të cilëve u është caktuar një masë e izolimit të rreptë (karantinë), masat e dezinfektimit, stafin ose punën vullnetare, mbledhjen e mbeturinave dhe çështje të tjera të nevojshme teknike.

Transporti i personave të cilëve ju është pacaktuar një mase izolimi të rreptë (karantinë), nga vendkalimet kufitare në objektet nga neni 2 paragrafi 3 dhe nenit 3 paragrafi 4 të këtij Dekreti me fuqi ligjore, bëhet në dy terminë edhe atë në orën 10 të mëngjesit dhe në orën  20:00, kurse nga aeroportet nga momenti i uljes.

Transporti i personave sigurohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, u miratua informacioni mbi kryerjen e inspektimit mbikëqyrës për zbatimin e masave të parandalimit dhe përhapjes së Coronavirus COVID-19 më 22 dhe 23 mars 2020.