Nga mbledhja e 28-të e Qeverisë: Ndalesa për lëvizje gjatë fundjavës, gjegjësisht të shtunën dhe të dielën, do të fillojë në orën 16:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 05:00;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 28-të e miratoi Procesverbalin nga takimi i nëntë i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, Covid-19, mbajtur më 25 mars të vitit 2020.

Me propozim të Komisionit për sëmundje infektive dhe me konkludim të Shtabit kryesor koordinues të krizës për koordinim të tërësishëm për parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, COVID-19, Qeveria miratoi vendim për ndryshim dhe plotësim të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  gjatë kohës së ditëve të fundjavës.

 

Me këto ndryshime dhe plotësim të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve në ditët e fundjavës, gjegjësisht të shtunën dhe të dielën, do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjas deri në orën 05:00.

Të gjitha institucionet, kompanitë publike dhe private që punojnë gjatë fundjavës, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe të përfundojnë procesin e punës më së voni deri në ora 15:00.

Të gjitha ndalesat dhe kufizimet e miratuara më parë, mbeten në fuqi.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për aplikimin e ligjit për buxhetet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila siç vërteton neni 1 nga Dekreti do të aplikohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në rast se me këtë Dekret me fuqi ligjore nuk është e rregulluar më ndryshe.

Për strategjinë fiskale për një periudhë afatmesme nga tre vite, llogaria përfundimtare e Buxhetit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rishpërndarja në kuadër të buxheteve të miratuar të përdoruesve të buxhetit dhe rishpërndarjen në mes shfrytëzuesve të buxhetit në pushtetin qendror dhe ndërmjet fondeve do të zbatohen dispozitat nga ky Dekret me fuqi ligjore.

Në nenin 2 vërtetohet se veprimtarit për përgatitjen dhe sjelljen e strategjisë fiskale për periudhë afatmesme për tre vite dhe llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut anulohen gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Dekreti me fuqi ligjore  për aplikimin e ligjit për buxhetet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në nenin 3 thekson se shfrytëzuesit buxhetor, munden me rishpërndarje t’i ulin mjetet e miratuara me buxhet deri në 70 % në nivel të zërit, në kuadër të nën-programit dhe buxhet, ndërsa në nenin 4 se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për rishpërndarjen në mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve, me propozim të Ministrisë së Financave.

Me dekretin e miratuar u jepet më tepër fleksibilitet shfrytëzuesve të buxhetit gjatë menaxhimit dhe shfrytëzimit të mjeteve të planifikuara, gjegjësisht mundësohet veprim më efikas gjatë ballafaqimit me epideminë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u miratua si masë për mbështetje të kompanive të cilët u janë shkaktuar dëme në punën e tyre për shkak të zbatimit të masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, COVID-19,  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  propozon ulje të kamatës në shumën e paguar më shumë ose më pak të tatimit dhe të dhënat tatimore sekondare, ashtu që propozohet të llogaritet dhe të paguhet kamata në lartësi prej 0,015% për çdo ditë vonese, në vend të 0,03 % ashtu siç e rregullon Ligji.

Gjithashtu, rregullohet  se Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk do të publikoj lista të debitorëve të borxheve të vonuara dhe të papaguara për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për tatimin për të ardhurat personale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, propozohet si masë për mbështetje të tatimpaguesve të tatimit mbi të ardhurat personale të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria e pavarur dhe të cilëve ju është shkaktuar dëme në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit Korona COVID-19, të lirohen nga pagesa e shumës së pagesës paraprake të tatimit për të ardhura personale për muajt, mars, prill dhe maj të vitit 2020.

Të drejtë për ulje të shumës së pagesës paraprake të tatimit për të ardhura personale propozohet që të kenë tatimpaguesit të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria e pavarur dhe i kryejnë veprimtarit të përcaktuar në bazë të Klasifikimit nacional të veprimtarive - NKD Rev.2:  veprimtari të hotelerisë (shifra 56- veprimtari për përgatitje dhe shërbime të ushqimit), turizëm (shifra 79 – Agjenci turistike organizatorë të udhëtimeve (turoperator) dhe shërbimet e tjera të rezervimit, si dhe aktivitete në lidhje me atë dhe shifra 55- Objekte të akomodimit) dhe transport (shifra 49 Transporti tokësor dhe transporti i tubacionit, shifra 50 – Transporti ujor dhe shifra 51- Transport ajror) dhe ata të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
 

- Tatimpaguesi- punëdhënësi të mos e ulë numrin e të punësuarave, duke e llogaritur nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore, tre muajve pas përfundimit të vlefshmërisë së saj, vetëm në rast të vdekjes, të pensionimit ose dhënie të dorëheqjes nga i punësuari.

Gjithashtu propozohet e drejta e uljes së shumës së pagesës paraprake të tatimit të të ardhurave personale të vlejë edhe për tatimpaguesit tjerë të cilët kanë pësuar humbje në punën e tyre, të cilët përveç kushtit të lartpërmendur, plotësojnë një nga kushtet vijuese:

- Të ardhurat e përgjithshme të tatimpaguesit janë zvogëluar për së paku 40% në muajin aktual në krahasim me muajin shkurt 2020, ose ulja e të ardhurave totale në vitin 2020 është më shumë se 40% në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ose

- Numri i punonjësve që nuk punojnë gjegjësisht nuk kontribuojnë në veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit – punëdhënës, me qëllim të zbatimit të masave nga paragrafi (1) të këtij neni të jetë të paktën 25% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në raport me muajin shkurt 2020, ose

- Tatimpaguesi ka mbyllur të paktën 50% pikave të shitjes përmes të cilave ai/ajo bën qarkullim (filialet, objektet shitëse).

Qeveria sot miratoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për tatim të fitimit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin si masë për mbështetje të kompanive të cilave u është shkaktuar dëm në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit Korona, COVID-19 do të jenë të liruar nga pagesa e pagesës paraprake të tatimit të fitimit për muajin mars, prill dhe maj 2020.

Të drejtën e uljes së pagesës paraprake të tatimit të fitimit do ta kenë tatimpaguesit të cilët kryej veprimtari të listuar në përputhje me Klasifikimin nacional të veprimtarive – NKD Rev.2 : veprimtari të hotelerisë (shifra 56-veprimtari për përgatitje dhe shërbim të ushqimit), turizëm (shifra 79 – Agjenci turistike organizator të udhëtimeve) (turoperator) dhe shërbimet e tjera të rezervimit, si dhe aktivitetet në lidhje me ato dhe shifra 55 – Objekte të akomodimit ) dhe transport (shifra 49 Transporti tokësor dhe transporti i tubacionit, shifra 50 – Transporti ujor dhe shifra 51- Transport ajror) dhe ata të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

- Mos të paguaj dividendë pronarëve, shpërblime për sukses afarist  (pjesëmarrjen në fitim, shpërblim) ose lloj tjetër të shpërblimit vjetor për punonjësit dhe organeve të administratës dhe mbikëqyrje të tatimpaguesit, nga data e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore deri në ditën e zgjatjes së lirimit (15 qershor 2020) dhe

- Tatimpaguesi-punëdhënësi mos ta zvogëlojë numrin e të punësuarve, duke llogaritur nga data e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore tre muaj pas përfundimit të vlefshmërisë së tij, përveç në raste të vdekjes, të pensionimit ose dhënie të dorëheqjes nga i punësuari.

Gjithashtu, e drejta për uljen e shumës së pagesave paraprake të tatimit të fitimit vlen për tatimpaguesit e tjerë që kanë pësuar dëme gjatë punës së tyre, të cilët përveç kushteve të lartpërmendura plotësojnë një nga kushtet vijuese:

- Të ardhurat e përgjithshme të tatimpaguesit janë zvogëluar të paktën 40% në muajin aktual në krahasim me muajin shkurt 2020, ose ulja e të ardhurave totale në vitin 2020 është më shumë se 40% në raport mer të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ose

- Numri i punonjësve që nuk punojnë ose nuk kontribuojnë në veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit -punëdhënës për shkak të zbatimit të masave nga paragrafi (1) të këtij neni, të jetë të paktën 25% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në raport me muajin shkurt 2020, ose

- Tatimpaguesi ka mbyllur të paktën 50% pikave të shitjes përmes të cilave ai/ajo bën qarkullim (filialet, objektet shitëse).

Në këtë mbledhje të 28-të, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit  të kushteve të marrëveshjeve të ekspozimit të kredisë ndaj bankave dhe shtëpive të kursimit.

Me të vërtetohet si në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme të hapen mundësit e dhëna me ndryshimet rregullatorë të miratuara nga Banka Popullore të orientuara drejt lehtësimit të ngarkesës  financiare të qytetarëve dhe të firmave të cilët për shkak të krizës së koronës ballafaqohen ose do të mund të ballafaqohen me vështirësi reale në shlyerjen e kredive në bankat dhe shtëpitë e kursimit. Dekreti është punuar nga Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shoqatat tregtare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme:

Me nenin 1 të Dekretit rregullohet zbatimi i Ligjit për shoqata tregtare gjatë kohës së  gjendjes së jashtëzakonshme, me çka është rregulluara që për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit vjetor të aksionarëve dhe mbledhjes së partnerëve, nga organi administrues i shoqërive aksionare, gjegjësisht organi drejtues i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar do të zbatohen dispozitat e këtij Dekreti me fuqi ligjore.

Në këtë drejtim, me nenin 2 të Dekretit mundësohet zgjatja e afateve për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit vjetor të aksionarëve, si dhe mbledhjen e partnerëve, nga ana e shoqërive tregtare, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Zgjatja e afateve gjithashtu i referohet procedurave të filluara për thirrjen dhe mbajtjen e një kuvendi vjetore të aksionarëve, d.m.th. një mbledhje të partnerëve.

Parashihet që kjo zgjidhje ligjore të sigurojë kushte të favorshme për shoqatat tregtare në lidhje me detyrimin për të mbledhur dhe organizuar kuvende vjetore të aksionarëve, gjegjësisht mbledhje të bashkëpunëtorëve, brenda së cilës miratohen llogari vjetore dhe raporte financiare, si dhe miratohet puna e anëtarëve të organit udhëheqës së shoqërisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi  Dekretin me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për punë të brendshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilin konstatohet se stazhi i punës i policit – polic fillestar i cili ka bërë marrëveshje për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme më 1 nëntor 2019 në pajtim me nenet 99 dhe 102 të Ligjit për punë të brendshme, të zgjatë pesë muaj.

Dekreti është sjellë për shkak të gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme në shtet e cila imponon angazhim të tërë kapacitetit të njësive organizative në suaza të MPB-së, përfshirë edhe policët – fillestarë dhe nga këto arsye propozohet ky Dekret me fuqi ligjore, me të cilën kohëzgjatja e stazhit të punës të policit – polic fillestar (vërtetuar në nenin 102 të Ligjit) shkurtohet nga gjashtë në pesë muaj.

Në këtë mënyrë do të mundësohet numër shtesë i nëpunësve policorë, në pajtim me nevojat, dinamikën, obligimet dhe detyrat që i ka policia, për zbatim të vendimeve, rekomandimeve, konkludimeve dhe masave që i përcakton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.