Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e mbajti mbledhjen e 31-të në të cilën u miratuan procesverbalet nga takimi i 13-të dhe i 14-të i Shtabit kryesor koordinues të krizës për
sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e futjes dhe të përhapjes së virusit korona, COVID-19, të mbajtur më 28 dhe 30 mars të vitit 2020.
Në bazë të konkluzioneve nga takimi i 14-të i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e futjes dhe të përhapjes së virusit korona, COVID-19, Qeveria sot vendosi të kërkoj nga NATO të aktivizohen mekanizmat për mbrojtje civile në kushte të gjendjeve të jashtëzakonshme në Qendrën Euro-atlantike për përgjigje të koordinuar në raste të katastrofave (Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre – EADRCC), dhe angazhoi grup pune të udhëhequr nga Sekretariati për Çështje Evropiane i cili e koordinon ndihmën ndërkombëtare, të përgatis listë me prioritet për të cilën është e nevojshme asistencë në të ardhmen nga këto mekanizma.
Qeveria në mbledhjen e 31-të miratoi ndryshime të Dekretit për kufizim të lëvizjes që t’u del në ndihmë pronarëve të beniaminëve të shtëpisë.
Me këto ndryshime dhe plotësime vërtetohet se gjatë fundjavave, pronarët mund t’i shëtisin beniaminët e shtëpisë gjatë periudhës kohore 20:00 – 20:30, por jo më larg se 100 metra nga
ndërtesat ku banojnë siç ka propozuar Oda Veterinere e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria thekson se edhe më tutje vlejnë të gjithë kufizimet, mes të cilët edhe ndalesa për grumbullim të më shumë njerëzve në një vend.
Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për rishpërndarje të përkohshëm të IPA mjeteve në dispozicion nga llogarit devizore përkatëse të dedikuara për implementimin e IPA
programeve në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në funksion të ballafaqimit me krizën e krijuar si rezultat i virusit Kovid-19 dhe e ngarkoi Ministrinë e Financave të kërkojë
miratim nga shërbimet adekuate të Komisionit Evropian për shfrytëzim të përkohshëm të bilanceve të ngelura të IPA mjeteve nga programet TAIB 2009, TAIB 2010, TAIB 2011 dhe
IPA Komponentët III, IV dhe V me qëllim menaxhimin e krizës.
Pas marrjes së pëlqimit nga ana e Komisionit Evropian, Ministria e Financave do t’i shpërndajë mjetet në xhirollogaritë përkatëse të cilët do të jenë të dedikuara në funksion të menaxhimit të krizës së krijuar si rezultat i virusit KOVID-19.
Si konkluzion plotësuese në lidhje me këtë, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave t’i kthejë mjetet e huazuar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të krizës, gjegjësisht, në afat dhe në përputhje me orientimet që do t’i marrin nga Komisioni Evropian.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Protokollin për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut të diplomatëve të huaj të akredituar në vend dhe anëtarëve të familjeve të tyre, dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme menjëherë t’i lajmërojë të gjithë përfaqësitë diplomatike – konsullore të huaja të akredituar në
Republikën e Maqedonisë së Veriut për Protokollin e miratuar.
Në bazë të Protokollit, diplomatët e huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre gjatë hyrjes në vend në parim nuk duhet të përjashtohen nga masa për karantinë të domosdoshëm. Me qëllim që të
respektohet Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe në të njëjtën kohë të respektohen rregullat dhe ligjet nacionale (të cilët diplomatët në pajtim me konventën e Vjenës
duhet t’i respektojnë) masa karantinë shtetëror do të aplikohet aq sa është e domosdoshme.
Për zbatimin e këtyre masave ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën rregullohet kryerja e kujdesit intensiv dhe trajtimit të pacientëve të sëmurë me sëmundjen infektive koronavirus COVID-19, në rrjetin e institucioneve shëndetësor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme nga institucionet shëndetësore private të cilët nuk janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
Me ndryshimet dhe plotësimin e Dekretit mundësohet kryerje e shërbimit për detektimin e virusit korona COVID-19 në laboratori mikrobiologjik në rrjetin e institucioneve shëndetësor gjatë
kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe nga institucionet shëndetësore private të cilët nuk janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për dhënien e këtyre shërbimeve, në kushte të Vendimit të miratuar për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në bazë të Vendimit për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën vërtetohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën prej 30 ditëve për shkak të mbrojtjes dhe menaxhimin me pasojat nga përhapja e virusit korona, COVID-19, dhe në bazë të nenit 126 paragrafi 1 nga Kushtetuta e
Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Dekretin me fuqi ligjore, për zbatimin e Ligjit për standard të nxënësve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, Programi për ndryshim të programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin e nxënësit për vitin 2020, dhe Programi për ndryshim të programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë të standardit studentor për vitin 2020.
Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend, si dhe me ndryshimet në Programet për standard të nxënësve dhe studentëve, me këto dekrete me fuqi ligjore rregullohet, do të mundësohet që konviktet e nxënësve dhe studentëve të shfrytëzohen si kapacitete për vendosje për parandalimin e përhapjes së virusit korona (COVID-19).
Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për afatet e procedurave gjyqësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për veprim të Gjykatave dhe Prokurorive Publike, në bazë të së
cilës ligjet dhe afatet e mëparshme për ngritjen e padisë në procedurë gjyqësore, padi private në procedurë penale, propozim për ndjekje penale, propozim për vendosjen e procedurës jashtë gjyqësore, paraqitja e një kërkese për përmbarim të detyrueshëm, një procedurë për sigurimin e kërkesave, padi për ngritjen e procedurës administrative, fillimin e procedurave para Gjykatës Kushtetuese ose fillimin dhe ngritjen e procedurave të tjera gjyqësore, pushojnë së zbatuari në kohën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti derisa gjendja e jashtëzakonshme të mos ketë pushuar.
Afatet ligjore dhe të prekluzionit për deklarimin e mjeteve ligjore, mjeteve juridike, ose ndërmarrjen e veprimtarive të procesit në procedura ndërpriten të veprojnë gjatë kohës së
gjendjes së jashtëzakonshme!
Në procedurat penale dhe kundërvajtëse, afatet e paraqitjes së ankesës ose parashtresa në vendimet me të cilat përfundon procedura, si dhe deklarimi i mjeteve juridike të
jashtëzakonshme, pushojnë së zbatuari gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Me ketë Dekret dhënia e akteve udhëzuese për shqiptimin e dënimit me burg deri në tre vite anulohet deri me 1 shtator të vitit 2020, përveç lendeve ku ekziston rrezik për vjetrimin e
ekzekutimit të dënimit.
Gjykatësve - porotë të cilëve u ka skaduar mandati gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me fuqi të këtij Dekreti, mandati u vazhdohet deri në përfundimin e procedurës për lëndën
gjyqësore. Gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të obliguar ti përmbahen vendimit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë trajtimit, caktimit
dhe mbajtjes së seancave, për veprimin e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të shtuar të virusit KOVID-19, të datës 17.03.2020. Me ketë Dekret
angazhohen prokurorët publik që zbatimin e funksionit të prokurorisë publike të organizojnë dhe zbatojnë në përputhje me udhëzimet e detyrueshme të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë Veriore, të miratuara në lidhje me virusin KOVID-19.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për plotësimin e Vendimit për kushte të veçanta për tregti të disa mallrave. Me këtë propozim-vendim të tregtarëve të agrumeve të freskëta ose të thara: portokaj, mandarina, klementina, grejpfrut dhe limon, me numër tarifor 0805, u ndalohet të kryejnë tregti me pakicë konsumatorëve përfundimtar në objektet të cilët janë të dedikuar për tregti me shumicë të këtyre mallrave (depo, depo për tregti me shumicë, tregje për tregti me shumicë dhe lokale të tjera biznesi që plotësojnë kërkesat e përcaktuara me ligj dhe rregullore të tjera).
Vendimi është propozuar me sugjerimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, pasi inspektorët kanë konstatuar se në vend tregtarët me shumicë manipulojnë dhe shfaqin qarkullimin e realizuar në pjesë më të madhe nga tregtia me pakicë dhe jo nga tregtia me shumicë edhe pse të njëjtët nuk në dispozicion objekte shitje të dedikuar për tregti me pakicë.
Në mbledhjen e sotme, është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas Dekretit, shpallja e ligjeve dhe rregulloreve të tjera, akteve dhe botimi në buletinin zyrtarë "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme do të kryhet vetëm në formë elektronike.
Miratimi i këtij Dekreti ka për qëllim të zvogëlojë shpenzimet e Ndërmarrjes Publike "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" në lidhje me botimet e shtypura dhe shpërndarjen e tyre, duke rritur kështu efikasitetin e procesit të botimit të Dekreteve me fuqi ligjore dhe rregulloreve të tjera, me qëllim që ato të vihen menjëherë në dispozicion të publikut të gjerë, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kurse tërësisht do të ndërpritet nevoja për shpërndarje të menjëhershme të botimeve të shtypura për përdoruesit përfundimtarë, që është në përputhje me masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së KOVID-19.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore në mbledhjen e sotme të 31-të miratoi Dekretin me fuqinë e ligjit për zbatimin e Ligjit për sistemin hekurudhor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin rregullohet kompensimi i shpenzimeve gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe rregullimin e pagesës së të ardhurave nga shitjet e parealizuara e biletave për ato trena të udhëtarëve që pezullohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe rregullimin e pagesës së të ardhurave të parealizuara në bazë të një kompensimi për përdorimin e infrastrukturës hekurudhore.
Në mbledhjen e sotme të 31-të, Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi inspektimet e kryera më 27, 28 dhe 29 mars 2020.