Nga mbledhja e 36-të e Qeverisë: Kufizime plotësuese të lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin nga 8 prilli

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 36-të miratoi më shumë Dekrete, vendime dhe konkluzione në drejtim të menaxhimit me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi korona.

Me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të përgjithshëm të krizës, është  bërë plotësim i Vendimit për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e shtetit, gjegjësisht për vazhdimin e orës policore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas këtij plotësimi të ndalimit të lëvizjes për të gjithë qytetarët në nivel të tërë territorit, çdo ditë pune, nga dita e hënë deri të premten, prej orës 16:00 deri në orën 05:00, të ditës së nesërme.

Gjatë ditëve të fundjavës ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët nga e premtja prej orës 16:00 deri në orën 05:00 të hënën në tërë territorin e shtetit.

Në mënyrë shtesë, personave të moshës mbi 67 vjeçare  u ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Për personat e rinj deri në moshën 18 vjeçare ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00.

Sipas Vendimit, ndalohet lëvizja e qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me çka është e lejuar që prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në moshën 14 vjeçare.

Kufizimet e reja hynë në fuqi ditën e markuar, 8 prill 2020 në orën 16:00.

Për aktivitet bujqësore, është lejuar lëvizja në kuadër të territorit (zonës) të fshatrave,  vetëm për nevojat e punës.

Farmacitë do të punojnë pa ndërprerë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përgatisë plan për punë të pa ndërprerë  edhe të institucioneve shëndetësore.

Përjashtime nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësore në (ISHP, IPSH, si dhe mjekëve amë) për marketet dhe restorantet të cilët bëjnë shpërndarjen e prodhimeve, me çka ata angazhimin e tyre do ta realizojnë pa pengesa.

Qeveria sot u rekomandoi shtabeve komunale në kuadër të aktivitete të krizës të organizojnë shpërndarje të artikujve më të nevojshëm te personat më të moshuar dhe te personat nga grupet e rrezikut.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi edhe Dekretin me të cilët rregullohet kufizimi i së drejtës së pagesës së paushallëve në të holla për anëtarët ekzekutivë të Këshillave të drejtorëve, kompensimet në të holla të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve, grupeve punuese dhe trupave këshilldhënëse dhe të ekspertëve të formuara nga Qeveria dhe organet e njësive të pushtetit lokal, të cilët njëkohësisht janë të punësuar gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas Dekretit, këtyre personave, duke përfunduar me dhjetorin e vitit 2020 nuk u paguhen kompensimet në të holla, si dhe kompensimet për shpenzime të rrugës dhe shpenzime të tjera materiale.
 

Ky dekret nuk ka të bëjë me persona të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore janë evidentuar si persona të papunë në Agjencinë për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të mbledhjes së 36-të, sot u miratoi Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin  e Ligjit për sigurimin shëndetësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme sipas së cilës të siguruarit të cilëve u janë shkurtuar të drejtat nga sigurimi i obliguar shëndetësore për shkak të mos pagesës së rregullt të kontributeve ose pagesa e kontributeve është vonuara më shumë se 60 ditë, gjegjësisht kanë borxh për kontribute të pa paguara, në institucionet shëndetësore mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore të lidhura me caktimin e diagnozës dhe shërimin nga virusi korona KOVID -19, në shpenzim të mjeteve nga Fondi për sigurim Shëndetësorë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky Dekret për shërim nga KOVID-19, në shpenzim të Fondit, ka të bëjë edhe për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat nuk kanë sigurim të domosdoshëm shëndetësor në  asnjë bazë.

Ministrat sot e miratuan edhe Vendimin për plotësimin e Vendimit për masat për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona, KOVID-19, që parasheh kufizim të eksportit të operatorëve ekonomikë dhe prodhuesve të maskave mbrojtëse nga  Republika e Maqedonisë së Veriut në sasi e cila nuk do të tejkalojë 80 për qind të prodhimit ditor mesatar të maskave mbrojtëse nga letra, vatë celuloze apo fijet celuloze dhe maskat plastike me filtër tekstil, me atë se gjatë çdo eksporti të maskave mbrojtëse me deklaratën doganore janë të obligueshëm të japin deklaratë nga eksportuesi dhe prodhuesi se në çdo moment në depo disponojnë me 20 për qind të prodhimit mesatar ditor të maskave mbrojtëse, sasi e cila është e dedikuar kryesisht për nevojat e tregut vendor.