Nga mbledhja e 58-të e Qeverisë: U sollën protokolle për regjistrim, provime pranuese dhe të tjera në klasën e parë në shkollat fillore, të mesme, në shkollën e Mesme Matematiko-Informatike dhe në institucionet e arsimit të lartë; Miratohet edhe protokoll

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen 58-të  shqyrtoi dhe miratoi Protokollin për përcaktimin e procedurës së regjistrimit të nxënësve në klasën e parë në shkollat ​​fillore, Protokollin për veprim të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë Veriore gjatë regjistrimit të studentëve në të parën vit në vitin akademik 2020/2021, Protokollin për veprim të Shkollës së Mesme Matematiko-Informative gjatë kalimit të provimit pranues të studentëve në vitin akademik 2020/2021, si dhe Protokollin për përcaktimin dhe veprimin e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat, përkatësisht njësive brenda , për marrjen e provimeve.

Në këtë mbledhje, me propozimin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale, u miratua një Protokoll për aktivitete në institucionet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të hartuar në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje infektive.

Protokolli për aktivitete në institucionet për përkujdesje dhe arsimim të fëmijëve në kopshte përcakton procedurat dhe detyrimet e institucioneve për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore, të stafit arsimor-kujdestar dhe të prindërve.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e të drejtave monetare nga mbrojtja për muajin maj të vitit 2020 dhe e angazhoi Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, që ti dorëzoj të dhënat e shfrytëzuesve të mbrojtjes sociale deri tek bankat afariste më së voni deri me 01.06.2020, me rekomandim deri tek bankat afariste që të sigurojnë qasje tek bankat afariste nga pagat e  majit të të drejtave monetare nga mbrojta sociale me anë të bankomateve dhe në rrjetet tregtare nga 02.06.2020.

Është miratuar edhe informacioni për pagesën e të drejtave monetare nga mbrojtja sociale për majin 2020, me rekomandim për bankat tregtare të sigurojnë fondet nga pagesa të parave të mbrojtjes sociale të majit të jenë dispozicion përmes ATM-ve dhe në rrjeteve tregtare, nga 2 qershori.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qeveria sot e e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me çka ju mundësohet institucioneve shëndetësore publike në nivel dytësor dhe terciar, të cilët kanë kushte në raport ma hapësirën, pajisjet dhe kuadrin, që të kryejnë shërbime mjekësore nga fusha e diagnostifikimit molekular në rrjetin e institucioneve shëndetësore me qëllim rritjen e kapaciteteve për dhënien e këtyre shërbimeve në kushte të zbatimit të masave për parandalimin e paraqitjen, detektimin e hershëm, parandalimin e përhapjes së virusit KOVID-19.

Sot është   plotësuar   edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për sigurim shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka gjashtë muaj pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme rregullohet mundësia e përshkrimit dhe lëshimit të barnave pa recetë në letër, por mundësi për përshkrim elektronik të barnave nga Lista e barnave.

Njëherit, me këto ndryshime dhe plotësime parashihet lirim nga participimi i të siguruarve gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësor lidhur me diagnostifikimin dhe mjekimin e virusit Korona dhe për këto dekrete parashihet aplikim me veprim kthyes nga 26.02.2020, për shkak se është më e arsyeshme për qytetarët, në bazë të nenit 52 nga Kushtetua e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me propozim Dekretin parashihet e drejta e mjekimit nga KOVID-19 të shtetasve të vendeve fqinje me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë lidh Marrëveshje për sigurim social, ndërkaq gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi informatën e konkluzës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sipas së cilës personat e sëmurë kronik dhe prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeç ose klasë të katërt aktive, pastaj gratë shtatzëna, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët e shfrytëzojnë shërbimin qendër ditore si dhe personat të cilët në punë shkojnë me shoqërim- persona të verbër, persona të cilët lëvizin me karrocë invalidore dhe aftësi mesatare dhe të rëndë intelektuale të cilët edhe ma parë ishin liruar nga puna me mundësi nëse ajo është e realizueshme të kryejnë detyrat e punës nga shtëpia.

 

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Bashkimi Evropian përmes instrumentit Mbështetje makro-financiare për ballafaqimin nga  pasojat e shkaktuara nga pandemia KOVID-19 gjatë kohës gjendjes së jashtëzakonshme.

Me Instrumentin e mbështetjes Makro-Financiare për t'iu përgjigjur pasojave të shkaktuara nga KOVID-19, për shkak të pandemisë  Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut ka aprovuar 160 milion euro për të rikthyer një situatë të jashtme të qëndrueshme financiare dhe për të nxitur adaptimin  ekonomik, reformat strukturore dhe të marrë masat e duhura si përgjigje ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në këtë mbledhje është miratuar Dekreti për krijimin e një fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën së shkaktuar nga Kovid-19, ma të cilin do të përfshihen të gjithë radiodifuzerët në vend për një kompensim të shpenzimeve për vitin 2020 ndaj operatori i multipleksit digjital tokësor për licencën e transmetimit, sipas Ligjit për komunikime elektronike, si një lehtësim i pasojave ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

Qeveria miratoi edhe plotësimin e  Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit operatorët kabllorë janë të detyruar të paraqesin pranë Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për regjistrimin e transmetuesve të huaj, të cilët riemitojnë brenda 60 ditësh nga dita e miratimit të tyre.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar ndryshimet e Dekretit me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për transport në në trafikun rrugor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, në pajtueshmëri të së cilës udhëtarët dhe personali në vetura parashihet mbajtja e obligueshme e mbajtjes së maskave dhe dezifenktimin e veturave, si dhe shfrytëzim maksimal deri ne 50 përqind, nga kapaciteti i udhëtarëve në vetura.

Qeveria në seancën e sotme të 59-të, miratoi konkluzion të dorëzojë deri te presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut raport për aktivitetet e ndërmarra të institucioneve shtetërore për t’u përballuar me krizën e shkaktuar nga koronavirusi duke analizuar situatën dhe duke propozuar gjendje të jashtëzakonshme në 14 ditët e ardhshme, për shkak të nevojës veprimeve të domosdoshme për t’u përballur me KOVID-19 dhe për shkak të masave ekonomike.

Sot është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për kryerjen e punëve të kontabilitetit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën kontabilistët gjegjësisht kontabilistët e autorizuar të cilët kanë nisur me vizitat të e vazhdueshme të perfeksionimit profesional në vitin 2017, ju jepet mundësi që vizitat për trajnim nga 60 gjegjësisht deri në 90 orë ta plotësojnë në periudhën prej 200 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, që të evitohet mundësia që ata të cilët nuk e kanë realizuar numrin ligjor të orëve të fshihen për një periudhë 3 vjeçare nga regjistrat përkatës të Institutit, dhe kështu të humbasin të drejtën për të kryer punë kontabël në atë periudhë.

Në të njëjtën kohë me këtë nenë vërtetohet se detyrimet e vizitave të trajnimeve për vazhdim të perfeksionimit profesional më së paku prej 10 orëve gjatë një vite për kontabilistët gjegjësisht më së paku 20 orë për kontabilist të autorizuar,  të mos i përfshirë kontabilistët dhe ato të autorizuarit të cilët trajnimin për perfeksionim të vazhdueshëm profesional e kanë filluar në vitin 2018 dhe 2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qeveria sot e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore  për zbatimin e Ligjit për procedurën tatimore për të mundësuar forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë gjatë mbështetjes që kanë pësuar dëmtime në punën e tyre  për zbatimin e masave për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e virusit Korona,  COVID-19 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me të njëjtën përcaktohet që autoriteti tatimor për mbledhjen e detyruar të tatimpaguesve për borxhet e taksave për shkak të majit dhe qershorit, si dhe për borxhet e tjera tatimore për të cilat nuk është filluar asnjë procedurë e mbledhjes së detyruar deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore.

 

Në këtë mbledhje u ndryshua dhe u plotësua Dekreti me fuqi ligjore  për zbatimin e Ligjit për falimentimin gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili rregullon zbatimin e Ligjit për falimentimin gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, me ç'rast është rregulluar që në vend të tre muajve pasi gjendja e jashtëzakonshme pushon  e njëjta të aplikohet  deri më 30 qershor 2020.