Nga mbledhja e 59-të e Qeverisë: Qeveria propozon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në 14 ditët e ardhshme; Dekreti për vauçerë në gjendje të jashtëzakonshme për mbështetje të turizmit vendor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 59-të solli konkluzion për të dorëzuar deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, raport për aktivitetet e ndërmarra të institucioneve shtetërore për menaxhim me krizën të shkaktuar nga virusi korona, me analizë të gjendjes dhe ne propozim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në 14 ditët e ardhshme, për shkak të veprimeve të domosdoshme për menaxhim me COVID-19 dhe për shkak të masave ekonomike.

Qeveria sot miratoi Dekretin me fuqi ligjore për dhënien e vauçerëve personave të punësuar me të ardhura të ulëta, me qëllim të nxitjes të turizmit vendor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si pjesë e pakos së tretë të masave ekonomike për mbështetjen e qytetarëve dhe për zbutjen e pasojave nga kriza e koronës dhe për mbështetjen e shpenzimit të produkteve dhe shërbimeve vendore.

Vauçerin për turizëm, me vlerë nominale prej 6.000 denarë, të dhënë nga Ministria e Ekonomisë, do ta marrin persona të punësuar me të ardhura të ulëta, me qëllim të pagesës së shërbimeve të shfrytëzuara turistike dhe hotelerie për akomodim ose shërbe dhe ushqim në objekte hotelerie të kategorizuara, nëpërmjet ofruesve të shërbimeve turistike, realizues të veprimtarisë turistike.

Në këtë mbledhje, Qeveria solli konkluzion që të angazhojë Ministrinë e Punëve të Brendshme që ti ndërpres procedurat rrjedhëse për shpërndarje dhe avancime në ministri, sepse janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Qeverisë.