Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të solli Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e protokollit së shtëpive të mallrave, me të cilin orari i punës i këtyre objekteve përcaktohet të jetë nga ora 10:00 deri në orën 22:00, me përjashtim të ditës së diel e cila vazhdon të mbetet ditë jo pune.
Në këtë mbledhje u miratua Protokolli për punën e autokampeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, si dhe Protokoll për veprim gjatë testimit kualifikues të nxënësve të cilët janë të interesuar për regjistrim në shkolla të mesme në paralelet ku mësohet gjuha gjermane me fond javor prej gjashtë orëve, në paralelet ku realizohet mësim dygjuhësor dhe në paralelen në të cilën zbatohet programi për Maturën Ndërkombëtare në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi “Josip Broz Tito”, në vitin shkollor 2020/2021.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Protokolli për maturën shtetërore, i cili u dedikohet nxënësve të cilët në vitet shkollore paraprake kanë dhënë provimet nga matura shkollore ose provim të përfunduar me kohëzgjatje prej katër viteve dhe janë regjistruar për dhënien e provimeve për maturë shtetërore në vitin shkollor 2019/2020 .
Qeveria konkludoi se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të vlejnë masat me të cilat lirohen nga puna prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare apo klasë të katërt aktive, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna, prindërit e vetëm, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, të cilët e shfrytëzojnë shërbimin e qendrës ditore, si dhe personat tpë cilët në punë shkojnë me përcjellje- persona me verbëri të plotë, persona të cilët lëvizin me karrocë invalidore, persona me pengesa intelektuale të mesme dhe të rënda, me mundësi që ti realizojnë detyrimet e punës prej në shtëpi, si dhe të gjitha masat dhe protokollet e përfshira në vendimin për masat për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19.
Me propozim të Agjencisë për Rini dhe Sport në mbledhje u soll Dekreti me fuqi ligjore për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masa për zbatim me krizën COVID-19, të orientuara drejt të rinjve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën përcaktohen kriteret dhe procedura për mbështetje financiare të projekteve për të rinj në këtë temë, me pagesën e granteve në vlerë prej 300.000 denarë.
Në mbledhjen e sotme u miratuan ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për kthimin e një pjese nga tatimi i vlerës së shtuar te personat fizik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka do të mundësohet që personat fizik të cilët kanë dhënë pajtim për donimin e kthimit të TVSH-së në tremujorin e parë të vitit 2020, të mund të ndryshojnë përgjigjen më së voni deri më 30 qershor të vitit 2020 dhe të fitojnë të drejtën e kthimit të TVSH-së në llogaritë e tyre të transakciale.
Ky Dekret është plotësuar me dispozitë edhe për shkak të nxitjes së fitimit të prodhimeve dhe shërbimeve vendore me çka kthimi i TVSH-së në për përfitim të prodhimeve dhe shërbimeve vendore rritet nga 15% në 20%, ndërsa fitimi i mbetur kthimi i tatimit përcaktohet në 10% nga TVSH-ja e llogaritur në llogarinë fiskale.
Ndryshim dhe plotësim është pranuar edhe për Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi korona COVID-19 gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me ç’rast afati i shfrytëzimit të mbështetjes financiare të këtyre personave vazhdon edhe gjatë muajit qershor.
Qeveria sot e plotësoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe personave të punësuar me të ardhura të ulëta, të rinj dhe punëtorët shëndetësorë, nëpërmjet dhënies së kartelës pagesore vendore të dedikuar për blerjen dhe shfrytëzimin e produkteve dhe shërbimeve të Maqedonisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe tani ajo i përfshin edhe studentët nga shkalla e tretë e arsimit të lartë, gjegjësisht edhe studentët që janë në studime post diplomike deri në moshën 29 vjeç.
Në këtë mbledhje, Qeveria e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me ç’rast përcaktohet vendosja e virusit korona COVID-19 në grupin e sëmundjeve ngjitëse për të cilat Ligji përcakton detyrim për paraqitje nga ana e mjekëve dhe institucioneve shëndetësore si arsye për infektim apo vdekje.
Me Dekretin për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila gjithashtu u miratua në këtë mbledhje, përcaktohet mundësia që ministri i Shëndetësisë gjatë ekzistencës së COVID-19 dhe për shkak të diagnostifikimit në mënyrë efikase dhe në kohë, trajtimit, shërimit, kujdesit dhe rehabilitimit të personave të infektuar nga kjo sëmundje, sipas nevojës me urdhër të përcaktojë punonjës shëndetësorë, gjegjësisht bashkëpunues shëndetësorë dhe persona ndihmës-teknik të punësuar në IPSH, në IPSH tjetër. Gjatë realizimit të punës në IPSH në të cilën janë shpërndarë, punonjësit shëndetësor, gjegjësisht bashkëpunëtorët shëndetësor dhe personat ndihmës teknik, të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës ti realizojnë në institutin shëndetësor në të cilën kanë marrëdhënie të rregullt pune.
Në këtë mbledhje u plotësua edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për sigurim shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me ç’rast Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së i jepet mundësi që të përcaktojë mënyrën dhe aktivitetet për realizimin e të drejtës të personit të siguruar që të merr barna pa recetë.
U ndryshua dhe u plotësua Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që të mund të realizohet provimi për inspektorë me licencë, për arsye se Qeveria miratoi Protokoll për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës, me ç’rast janë krijuar kushte teknike për realizimin e këtij provimi dhe trajnimet për inspektorë me licencë, si dhe aftësimi profesional dhe trajnimi i inspektorëve do të realizohet pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht kur të vendoset platforma për realizimin e trajnimeve në formë elektronike, që pritet të realizohet më së voni në 31 gusht të vitit 2020.
Me ndryshime dhe plotësime, Qeveria e vazhdoi afatin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duke përfshirë afatin prej 30 ditësh pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për mundësinë për parashtrimin e ankesës për lëndën Strezovski kundër Maqedonisë së Veriut dhe 7 tjera dhe solli konkluzë që të mos parashtrojë kërkesë për ankesë të gjykimit para Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Me këtë vendim që të mos ankohet për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Qeveria e pranoi aktgjykimin e gjykatës për lëndën Strezovski kundër Maqedonisë së Veriut dhe 7 tjera të cilët i parashtruan tetë qytetarë të vendit tonë të cilët u ankuan për detyrimin të paguajnë kompensim për ngrohje qendrore të furnizuesve privat të ngrohjes me energji termike.