Qeveria e Republikësa së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 76-të i miratoi protokollet që i propozoi Komisioni për Sëmundje Infective, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e pishinave dhe plazheve gjatë pandemisë me KOVID-19.
Sipas Protokollit për punën e plazheve gjatë pandemisë me KOVID-19, përveç respektimit të detyrueshëm të masave themelore parandaluese për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, për distancë fizike prej 1.5 – 2 metra, larje të shpeshtë të duarve me sapun dhe ujë, etj. dhe pastrim dhe dezinfektim i rregullt i rrethinës së plazhit, është i detyrueshëm informimi i saktë dhe i dukshëm i vizitorëve me material informues – edukativ për vizitorët në lidhje me respektimin e masave themelore parandaluese dhe mënyrën e sjelljes, si dhe informimin me zë për t’u përmbajtur rekomandimeve.
Rekomandimet përfshijnë rregulla për sjellje në plazhe që vlejnë për të gjithë të punësuarit dhe vizitorët për pajisje mbrojtëse personale të fytyrës, që mbulon pjesën e hundës dhe gojës, vende me qasje dhe të dukshme për dezinfektim të duarve, distancë fizike prej 1.5 – 2 metra, përfshirë dhe kur qëndrojnë në ujë, si dhe kufizim i numrit të vizitorëve në plazh sipas sipërfaqes, domethënë maksimum 15 vizitorë për 100 metër katror.
Në plazhe është e detyrueshme të sigurohet distancë minimale prej katër metrash midis çadrave individuale, distancë prej 1.5 – 2 metrash midis shtretërve të diellit të vendosura nën çadrat në afërsi. Shtretërat e dellit detyrimisht të dezinfektohen para dhe pas përdorimit të çdo vizitori, ndërsa çdo person detyrimisht duhet të vendos peshqir në shtretër para përdorimit.
Ndalohen sportet në grupe (si hendbolli në plazh), dhe është e obligueshme përcaktimi i personave të cilët do t’i kontrollojnë numrin e vizitorëve dhe zbatimin e masave.
Protokolli për punën e plazheve gjatë pandemisë me Kovid 19 i rregullon edhe masat sanitaro-higjienike, rekomandimet e të punësuarve, ndërsa për përdorimin e shërbimeve hotelierike rekomandohet respektim i Protokollit për veprimtari hotelierike në kushte të pandemisë me Kovid-19.
Nëpër plazhe nuk rekomandohet përdorimi i garderobave në plazh.
Protokolli për funksionimin e pishinave gjatë pandemisë me KOVID-19, përveç respektimit të masave themelore parandaluese për mbrojtje personale, përcakton se si detyrimisht të mbahet distancë para zyrave për shitje të biletave (vendin e pritjes) prej 1.5-2 metra. Mes të punësuarve dhe vizitorëve të sigurohet distancë prej 1,5-2 metra apo barrierë mbrojtëse, Të rekomandohet dhe praktikohet pagesa pa kontakt me kartela kreditore. Të sigurohet dhe rekomandohet blerje online e biletave.
Para hyrjes në pishina është e detyrueshme të vendoset barrierë dezinfektues (bazë) për dezinfektimin e të gjithë vizitorëve dhe të sigurohet mjet dezinfektimi për duar duke njoftuar vizitorët për dezinfektim të detyrueshëm të duarve gjatë hyrjes dhe të vendoset para hyrjes së të gjitha hapësirave në ndërtesë
Është i detyrueshëm informimi i rregullt i vizitorëve, ndërsa përdorimi i dhomave për zhveshje është e lejuar sipas parimit një vizitorë në një dhomë zhveshje me vendosjen e rendit dhe mosvonesës nga ana e personave të caktuar nga shërbimet e rojës. Shpesh të pastrohen dhe dezinfektohen dhomat e zhveshjes në çdo 2 orë (sipas nevojës edhe më shpesh
Gjatë hyrjes në pishinë, është e obligueshme secili vizitorë të bëjë dush dhe të kalojë përmes barrierës dezinfektuese hiperklorike për larjen e këmbëve.
Të gjithë personat e punësuar dhe vizitorët për të hyrë në pishinë duhet detyrimisht të mbajnë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë që nënkupton çdo formë të mbrojtjes e cila e mbulon pjesën e hundës dhe gojës, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 1,5-2 metra, përfshirë edhe ujërat e pishinës.
Numri i vizitorëve në objekt është i kufizuar sipas sipërfaqes të objektit, maksimumi 15 vizitorë në 100 m2 sipërfaqe neto (përfshirë sipërfaqen e pishinës) ose një notues në 7 m2 në pishinë, dhe është e detyrueshme të përcaktohen personat që do të kontrollojnë numrin e notuesve në pishinë (në përputhje me normën e lartpërmendur) që do të kontrollojë zbatimin e masave.
Protokolli i përcakton masat dhe rekomandimet e tjera sanitare-higjienike për punonjësit që janë të detyruar të mbajnë evidencë për çdo stërvitje, veprimtari të organizuar sportive-rekreative ose përdorim falas të pishinës nga qytetarët, me qëllim të ndjeksjes epidemiologjike të lehtësuar në rast të infektimit me KOVID. -19. Për secilin vizitor të sigurohen të dhëna për kohën dhe datën e vizitës / stërvitjes, emri dhe mbiemri, numri i telefonit për kontakt, emir i trajnerit / grupit / instruktorit, etj.
Nëpër pishina nuk rekomandohet shfrytëzimi i shërbimeve hotelierike, ndërsa për ata në përbërje të kapaciteteve hotelierike, rekomandohet respektim i rekomandimeve të lartëpërmendura, me theks përdorimi i pishinës të lejohet vetëm për mysafirët e hotelit.
Qeveria sot miratoi ndryshime dhe plotësime të protokolleve për punën e kafeneve dhe objekteve hotelierike për ushqim, me të cilat shfuqizohen kufizimet për t’u ulur dy persona në një tavolinë, si dhe kufizimi që përcakton, në një tavolinë të ulen katër persona vetëm nëse janë nga e njëjta familje.
Në mbledhje, u konkludua, Komisioni për Sëmundje Infektuese ta shqyrtojë çështjen për dhënien e lejes për transit me automjet privat në territorin e Maqedonisë së Veriut për shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që nuk ishte përfshirë me masat për shtetasit e këtyre vendeve.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për mundësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet furnizimit global me vaksina kundër Covid-19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, për sigurim dhe qasje globale dhe të barbartë deri te vakcinat efikase përa KOVID-19, dhe e autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruajë deklaratën jo të detyrueshme për synime për t’u bashkuar me mekanizmin COVAX, dhe për të marrë pjesë në diskutimet konsultative për hartim dhe parimet e funksionimit të mekanizmit, të cilat do të mbahen gjatë këtij muaji.
Sot, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin dhe miratoi tekstin e Planit të dytë Nacional të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (2020 - 2025) - një kornizë strategjike, dhe ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes që të koordinojë të gjitha aktivitetet për zbatimin e Planit të dytë Nacional të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (2020 - 2025) - kornizë strategjike.
Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që të përpilojnë plane operative për zbatimin e PKV të dytë për Rezolutën 1325 (2020 - 2025) në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes deri në fund të shtatorit 2020, ndërsa njësive të vetëqeverisjes lokale u rekomandohet të hartojnë plane operative për zbatimin e kësaj rezolute.
Ministria e Mbrojtjes ka për detyrë të koordinojë me procesin e monitorimit dhe raportimit permes themelimit të një organi (grupi punues për koordinim, monitorim dhe vlerësim të PKA-së së dytë për zbatimin e Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (2020-2025), si dhe të hartojë dhe të dorëzojë deri te Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut informacion për shkallën e realizimit të fazës së dytë deri në fund të muajit tetor 2020.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “SABER JUNCTION 20” në Republikën Federale të Gjermanisë në periudhë prej 28 korrik deri më 25 gusht 2020.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për kushte indikative për financimin e termocentraleve fotovoltaike Osllomej 2 dhe termocentralin fotovoltaik Manastir me mbështejen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe angazhoi SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore pas përfundimit të procedures formale ta informojë për kushtet e ofruara përfundimtare për financim.
Me rastin e festimit të festës kombëtare Ilinden 2020, në mbledhjen e sotme Qeveria konkludoi që Këshillin organizativ për festimin e festës kombëtare Ilinden 2020 të drejtojë Oliver Spasovski, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në Këshill të përfshihen përfaqësues të Zyrës së Kryetarit të Qeverisës së Republikë sës Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të Sektorit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë.
Këtë vit delegacionin e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut me rastin e festimit të festës kombëtare Ilinden 2020 në Shkup do ta udhëheqë Kryetari i Qeverisë, festimin në Krushevë do ta udhëheqë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa festimin e festës kombëtare Ilinden 2020 në Pelince do ta udhëheqë dhe do të mbajë fjalim President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Me përfundimin e mbledhjes së sotme u përcaktua edhe delegacioni qeveritar me rastin e festimit të festës kombëtare Ilinden 2020 në Smilevë.
Në lidhje me organizimin dhe festimin e festive shtetërore, Qeveria ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë, përmes Komisionit për Sëmundje Infektive, të sigurojë protokoll për organizimin e ngjarjeve shtetërore gjatë pandemisë.