Në mbledhjen e sotme të 80-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin me Plan për mbajtjen e mësimit në shkolla në vitin shkollor 2020/2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe solli përfundim që ai të ndahet me Komisionin për Sëmundje infektive, sipas të cilit në bazë të mendimit të Komisionit do të miratohet vendim për modelin e organizimit dhe realizimit të procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme.
Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria i pranoi ndryshimet në protokollet për transport ndër-urban dhe transport ndërkombëtar të udhëtarëve, me të cilat në vend të plotësimit deri në 50%, tani e tutje në transportin urban dhe transportin ndërkombëtar lejohet plotësimi deri në 75% e kapacitetit të përgjithshëm të automjeteve.
Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për ndryshimin e statusit të Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Delegacion të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Bruksel.
Në këtë mbledhje , ministrave ju prezantua Informacioni i Grupit të Punës për menaxhim me pasojat e ashtuquajtura "Projekti Shkupi 2014", të cilin e prezantoi koordinatori i Grupit të punues dhe këshilltar për urbanizëm dhe ndërtimtari i Kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Mirosllav Grçev.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shqyrtoi dhe e pranoi Informacionin dhe në bazë të saj, miratoi Vendim për hyrje dhe qëndrim të forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të realizimit të veprimtarisë stërvitore. Vendimi ka të bëjë me miratimin e hyrjes dhe qëndrimit të 170 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 10 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë nga KFOR, me automjete, armatime, mjete dhe pajisje teknike, për kryerjen e aktivitetit stërvitor - realizimi i të shtënave dhe trajnimeve të përbashkëta me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të kryhet në poligonin e Armatës Krivolak, në periudhën prej 19 gusht 2020 deri më 25 shtator 2020.
Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria miratoi sot edhe Vendimin për dërgimin e 15 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore për të marrë pjesë në stërvitjen "COMBINED RESOLVE XIV " në Republikën Federale të Gjermanisë, në periudhën prej 01-29 shtator 2020, si dhe Vendimin për dërgimin e 15 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen " CARPATHIAN EAGLE " në Republikën e Rumanisë, në periudhën nga 14-27 shtator 2020.
Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi Informacionin për mënyrën e përdorimit të shërbimeve shëndetësore dhe kompensimin e shpenzimeve për përdorimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Mjekësore Ushtarake dhe në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për pjesëtarët e Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore - SEEBRIG (SOUTH EAST EUROPE BRIGADE - SEEBRIG) dhe solli Vendim për mënyrën e përdorimit të shërbimeve shëndetësore dhe kompensimin e shpenzimeve për përdorimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Mjekësore Ushtarake dhe në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për pjesëtarët e Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore - SEEBRIG (SOUTH EAST EUROPE BRIGADE - SEEBRIG).