Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 82-të e miratoi Protokollin për veprim të shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prani fizike në vitin akademik 2020/2021 dhe Protokollin për veprim të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriu për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021.
Qeveria sot miratoi vendim për krijimin e një grupi pune në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Zyra e Kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky grup pune do ta monitorojë situatën dhe do të japë mendim për gatishmërinë e shkollave fillore dhe të mesme për realizimin e mësimit në kushte të KOVID-19, pas kërkesave të dorëzuara nga themeluesi i shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, si përjashtim nga mësimi i detyrueshëm onlajn për nxënësit nga klasa e katërt në arsimin fillor dhe për nxënësit deri në vitin e katërt në arsimin e mesme
Në kuadër të konkluzioneve për këtë pikë, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që ta ndryshojë kalendarin për vitin shkollor 2020/2021, në mënyrë që procesi mësimor në vend të 1 shtatorit të fillojë më 1 tetor 2020.
Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sipas të cilit të gjithë shtetasit e Kosovës që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të obliguar të paraqesin test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka pranuar mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të mos pranohen kërkesat për ndryshime të Protokollit për punën e objekteve gastronomike, respektivisht të mbetet ndalimi për organizimin e solemniteteve me muzikë (dasma e ahengje tjera), me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Qeveria ka shqyrtuar edhe miratuar Informacionin për pagesën e të drejtave në para nga mbrojtja sociale për muajin gusht 2020, dhe e ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale t`i dorëzojë të dhënat për përdoruesit e të drejtave në para nga mbrojtja sociale deri te bankat afariste më së voni deri më 01. 09. 2020 që të sigurohet qasja deri tek këto mjete të mbrojtjes sociale për muajin gusht përmes bankomateve dhe në rrjetet tregtare nga 02. 09. 2020.