Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të dytë miratoi disa vendime dhe konkluzione në interes të qytetarëve.
Pas përcaktimit të rendit të ditës, Kryeministri Zaev ministrave dhe ministreve, ua dorëzoi letër mandatet me mision dhe detyra të përcaktuara në mandatin e tyre katër vjeçar.
Në mbledhjen e saj të dytë, anëtarët e Qeverisë i pranuan ndryshimet dhe plotësimet në Rregulloren e punës të Qeverisë.
Një nga ndryshimet ka bëj me saktësimin e kompetencave të Zëvendësit të parë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për koordinimin e çështjeve politike të resorëve.
Është paraparë, që Kryetarin e Qeverisë ta zëvendësojë Zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për koordinimin e çështjeve politike të resorëve, ndërsa në rast të mungesës ose pengesave tij atëherë Kryetarin e Qeverisë do ta zëvendësojë një nga zëvendësit e tij të cilin do ta caktojë.
Sipas plotësimeve, Kryetarit të Qeverisë në kryerjen e të drejtave dhe detyrave tij tij i ndihmojnë Kryeministri i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për koordinimin e çështjeve politike të resorëve dhe zëvendësit e Kryetarit të Qeverisë.
Zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për koordinimin e çështjeve politike të resorëve dhe zëvendësit e Kryetarit të Qeverisë kujdesen për kryerjen e detyrave brenda kompetencave të Qeverisë për çështje të caktuara për të cilat do të autorizohet Kryetari i Qeverisë.
Zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për koordinimin e çështjeve politike të resorëve dhe zëvendësit e Kryetarit të Qeverisë e njoftojnë Kryetarin e Qeverisë për kryerjen dhe zbatimin e punëve.
Ndryshimet dhe plotësimet kanë të bëjnë me përgatitjen dhe dorëzimin e materialeve për shqyrtim në mbledhjet e Qeverisë, shqyrtimin e tyre dhe procesin e përcaktimit të tyre.
Me kërkesë të Unionit të aksionarëve të SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha pëlqim SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup të fillojë procedurë negocimi me qëllim që të lidh Marrëveshje të re për bashkëpunim biznesi me një bankë afariste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , përmes së cilës do t’i kryejë shërbimet e qarkullimit pagesor.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot u shqyrtuan edhe Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat do të dorëzohen deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dispozitat ligjore të propozuara sigurojnë mjedis të sigurt shkollor për të gjithë ato që përfshihen në procesin edukativo-arsimor në shkolla si nxënësit, mësuesit dhe kuadri tjetër jo-mësimor dhe prindërit, nëpërmjet kuadrit të përgatitur si më poshtë: si të mirëmbahet higjiena dhe dezinfektimi, të organizohet lëvizja e nxënësve, të rregullohen bankat në klasa që të ketë distancë të nevojshme ndërmjet nxënësve së paku 1,5 metra, mbikëqyrje e organizuar nga mësuesit, bashkëpunëtorët profesional dhe kuadri administrativo-teknik, në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë – Komisioni për Sëmundje Infektive në lidhje me masat për parandalim dhe kontroll të Kovid-19.
Me propozim të së njëjtës Ministri, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për realizimin e praktikës së përditshme dhe mësimdhënies praktike në shkollat e mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe i shqyrtoi dhe i miratoi përjashtimet shtesë në mësimin në distancë për praktikën e përditshme dhe mësimin përmes punës te punëdhënësi dhe mësimi praktik në arsimin profesional të zhvillohet me prani fizike të studentëve. Gjithashtu, u miratuan edhe Protokollet për veprim në shkollat e mesme në të cilat realizohet arsimi dhe trajnimi profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e mësimit praktik me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 020/2021; për masat parandaluese gjatë realizimit të mësimit përmes punës, praktikës së përditshme, trajnimit praktik dhe ushtrimeve të nxënësve; për masat parandaluese gjatë realizimit të mësimit përmes punës, praktikës së përditshme, trajnimit praktik dhe ushtrime të nxënësve te punëdhënësi në sektorin e makinerisë, sektorin e bujqësisë, peshkimit dhe veterinarisë, sektorin e kimisë dhe teknologjisë dhe sektorin e shërbimeve personale me huazim, që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i njoftojë shkollat e mesme profesionale për realizimin e praktikës së përditshme dhe mësimit praktik.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, propozoi, ndërsa Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për rihapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve – kopshte të fëmijëve qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve gjatë pandemisë Kovid-19, me rekomandim deri te të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale që janë themelues të institucioneve publike për kujdes dhe edukim të fëmijëve që të sigurojnë hapësirë shtesë ose të përshtatin hapësirë adekuate për nevojat e kopshteve përderisa kopshti ka nevojë për kujdes të fëmijëve, në përputhje me Protokollin.
Gjithashtu, të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale të cilët janë themelues të institucioneve publike për kujdes dhe edukim të fëmijëve, u rekomandohet të sigurojnë kuadër të nevojshëm të duhur për periudhën deri sa zgjat epidemia – Kovid-19, përderisa kopshti ka nevojë për funksionim të pandërprerë.
Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Vendimin, ministri i Financave, Fatmir Besimi të emërohet guvernator i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërpritet të vlejë Vendimi për emërimin e guvernatorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej datës 10 shtator 2019.