Mbledhja e katërt e Qeverisë: Të punësuarit e liruar nga puna sipas listës së sëmundjeve kronike, me përjashtim të atyre me vërtetim nga mjeku-specialist, të gjithë prindërit e fëmijëve të cilët deri më tani kanë qenë të liruar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 4-të i shqyrtoi dhe i miratoi konkluzionet e Shtabit kryesor koordinativ të krizës, duke miratuar vendime adekuate si në vijim:

  • Të punësuarit të cilët janë liruar nga puna në bazë të listës së përcaktuar të sëmundjeve kronike, gjegjësisht duke filluar nga data 23 shtator të vitit 2020 (e mërkurë) të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e rregullt të punës. Përjashtohen vetëm personat (pacientët) tek të cilët sëmundja është në fazë të rëndimit (përkeqësimit) dhe për ata pacientë me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me mendim nga mjeku-specialist, në bazë të cilit vërtetim këta persona do të shfrytëzojnë pushim mjekësor, në përputhje me rregulloren e duhur të Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së.

 

  • Të punësuarit që lirohen nga puna në bazë të shfrytëzimit të pushimit të lehonisë të vazhduar, duke filluar nga 23.09.2020 (e mërkurë) të kthehen në vendet e tyre të punës dhe kryerjen e rregullt të detyrave të punës, duke pasur parasysh që mundësia për shfrytëzimin e kësaj mase për vazhdimin e pushimit të lehonisë shfuqizohet. Të punësuarit e tjerë të cilët mungojnë në mënyrë të arsyetuar nga puna për shkak të shfrytëzimit të rregullt të lehonisë, të njëjtit do të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e rregullt të detyrave të punës menjëherë pas përfundimit të pushimit të lehonisë.

 

  • Prindërit fëmijët e të cilëve janë deri në moshën 6-të vjeçare, duke filluar nga 23.09.2020 (e mërkurë) të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e rregullt të detyrave të punës, duke pasur parasysh se kopshtet filluan me aktivitete për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve nga 09.09.2020, gjegjësisht shfuqizohet masa e Qeverisë në këtë bazë. 

 

  • Prindërit fëmijët e të cilëve nga mosha 6 deri 10 vjeç janë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor, duke filluar nga 23.09.2020 (e mërkurë), të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e rregullt të detyrave të punës, pa marrë parasysh mënyrën (me prani fizike ose në distancë) në të cilën fëmija do të ndjek mësimin në shkollë, gjegjësisht shfuqizohet masa e Qeverisë në këtë bazë.

 

Qeveria në të njëjtën kohë e ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të dërgojë njoftim me shkrim te të gjitha kopshtet e fëmijëve të vazhdojnë me regjistrimin dhe kujdesin e fëmijëve, posaçërisht të atyre fëmijëve janë në marrëdhënie pune, pa marrë parasysh nëse punojnë nga shtëpia ose shkojnë në punë.

Njëkohësisht u rekomandua Ministria e Punës dhe politikës Sociale të njoftojë kopshtet e fëmijëve të kontaktojnë me prindërit fëmijët e të cilëve janë të regjistruar, ndërsa nuk janë sjell për të qëndruar në kopsht në këtë periudhë, që të mund të sigurohet qëndrim edhe për fëmijët e tjerë, përderisa ka vend edhe për ata të cilët kanë nevojë të kujdesen për fëmijët edhe pse punojnë prej në shtëpi.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet shtetërore, ti shqyrtojë mundësitë dhe nëse ekziston hapësirë e lirë e pashfrytëzuar, e njëjta të dedikohet për përkujdesjen e fëmijëve nga ato kopshte nga rajoni i komunës sipas nevojës.

Qeveria në mbledhjen e sotme pranoi Propozimin për ndryshimin e Protokollit për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve edhe atë : grupet e fëmijëve deri në moshën 2 vjeçare të kenë më së shumti nga 12 fëmijë në grup dhe 2 të punësuar në ndërrim.

Qeveria i shqyrtoi dhe i pranoi rekomandimet e përgjithshme për organizimin e ngjarjeve të cilat u propozuan nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë edhe atë: mbajtja e detyrueshme e pajisjeve për mbrojtje personale e të gjithë vizituesve dhe anëtarëve të ekipeve t[ë ngarkuar me organizimin, mbajtjen e distancës fizike të publikut në ngjarje me ulëse të shënuara, të vendosura në distancë prej 1,5 deri 2 metra dhe nuk lejohet qëndrimi në këmbë dhe grupimi i vizitorëve nga publiku.

Mbajtja e detyrueshme e distancës fizike prej 2 metra përfshin edhe të gjithë anëtarët e ekipeve të ngarkuar për organizim. Sipas rekomandimeve, është i kufizuar kapaciteti i vizitorëve edhe atë: ngjarjet në ambient të hapur të organizohen me 50% të kapacitetit të hapësirës ku do të mbahet ngjarja dhe numër i kufizuar i vizitorëve deri në maksimum 1000 vizitor, ndërsa ngjarjet në ambient të mbyllur të organizohen me 30% të kapacitet të vendit ku mbahet ngjarja dhe numër i kufizuar i vizitorëve deri në maksimum 1000 vizitor. Dezinfektim i detyrueshëm i duarve në hyrje i të gjithë vizitorëve dhe anëtarëve të ekipeve t[ë ngarkuar për organizim gjatë kohëzgjatjes së ngjarjes, si dhe masa të përforcuara sanitare-higjienike, mbajtje e rregullt dhe e shpeshtë e higjienës në tualete me evidencë të rregullt për pastrimin e bërë me përdorimin e mjeteve për dezinfektim që vepron kundër viruseve, sipas udhëzimit të prodhuesit, si alternativë mund të përdoret 0,05% hipoklorid natriumi (5% zbardhës për amvisëri që përdoret në përpjesëtim 1:100) për dyshemenë ose 70% alkool për dezinfektimin e sipërfaqeve të sipërme.

Gjatë organizimit të ngjarjeve nevojitet vendosje e materialit edukativ-informativ në vende të dukshme për respektimin e masave të përgjithshme parandaluese, mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike, dezinfektimi i shpeshtë/i rregullt i duarve dhe higjienë e rregullt respiratore. Prezencë e detyrueshme e shërbimit të rendit që do të kontrollojë zbatimin e masave të lartpërmendura në hyrje dhe në hapësira ku mbahet ngjarja.  

Rekomandohet shitje elektronike e biletave, por në rast se ka nevojë të ketë kabinë për bileta të ketë shënim të distancës, gjegjësisht vend për pritje prej 1,5 deri në 2 metra dhe distancë e njëjtë mes të punësuarit dhe vizitorit ose barrierë mbrojtëse.

Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të lartpërmendura, secili organizator i ngjarjes duhet të përpilojë protokoll për realizimin e ngjarjes së planifikuar të cilin do ta publikojë me qëllim informimin në kohë të vizitorëve dhe pjesëmarrësve në ngjarje për ndjekje të rregullt të protokollit.

Me rekomandimet e dhëna nuk përfshihen ahengjet private.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike, shoqatave aksionare në pronësi shtetërore dhe institucionet tjera shtetërore të pushtetit ekzekutiv, ndërsa tu rekomandohet njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, për 50% të ulin kompensimin gjatë nënshkrimit të kontratës për shfrytëzim të objektit ose hapësirës për organizimin dhe mbajtjen e ngjarjeve kulturore, argëtuese ose sportive në kushte të pandemisë dhe për shkak të masave dhe rekomandimeve të dedikuar për industrinë e eventeve gjatë organizimit të ngjarjeve të tilla.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi Propozim-ligjin për huamarrje në vlerë prej 90 milionë euro nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim – Banka Botërore dedikuar për financimin e Projektit për menaxhim dhe parandalim urgjent të pasojave nga Covid-19 në Maqedoninë e veriut, ndërsa përfitimet do ti ndjejë e tërë popullata, duke marrë parasysh natyrën e sëmundjes, personave të infektuar, popullata në rrezik, veçanërisht personat e moshuar dhe personat me sëmundje kronike, personeli mjekësor, institucionet mjekësore dhe institucionet për testim, si dhe institucionet shëndetësore publike.   

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-programin për ndryshimin e Programit për participim gjatë shfrytëzimit të punonjësve shëndetësor dhe mbrojtjes shëndetësore të lehonave dhe foshnjave në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, i cili përgatitet për realizimin e masave dhe aktiviteteve të parapara në Programin të cilat janë obligim i Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjit për sigurim shëndetësor.  

Qëllimi i realizimit të këtij Programi është zbatimi i tërësishëm i masave dhe aktiviteteve për mbrojtje dhe ruajtje të shëndetit të lehonave dhe foshnjave deri në moshën 1 vjeçare, si dhe personat pa marrë parasysh moshën të cilët janë të sëmurë nga sëmundje specifike të caktuara.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë u shqyrtua dhe u miratua edhe Informacioni për Strategji nacionale për diabet në Maqedoni 2020-2030, i cili do të sillet me qëllim që në periudhën 10 vjeçare për të cilat janë planifikuar qëllime strategjike dhe detyra programore që në këtë Program të bëhet hap i madh pozitiv i cili do të shërbejë si bazë për plane të reja afatgjate për ballafaqim të suksesshëm të mëtejshëm me diabetin.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes me anë të shkëmbimit të shënimeve/letrave mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Japonisë për Program grant japonez për zhvillim social-ekonomik për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe e miratoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes duke autorizuar zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov që në emër të Qeverisë së RMV-së të nënshkruaj Marrëveshjen.

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë si institucion shfrytëzues i grantit, të merr të gjitha aktivitete e nevojshme për realizimin e Programit grant japonez për zhvillim social-ekonomik për sigurimin e pajisjes mjekësore në përputhje të afateve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për të dhëna statistikore për lëndët penale nga fusha e Korrupsionit për vitin 2019, me ç’rast u ngarkua Ministria e Drejtësisë në kuadër të Grupit të punës shqyrtim dhe azhurnim të metodologjisë për sistem statistikor relevant për monitorim të politikës anti-korruptive, të vazhdojë të ndërmerr aktivitete për shfrytëzim të rregullt të Sistemit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore për ndjekjen e lëndëve për rastet e korrupsionit që paraqesin segment të rëndësishëm në ndërtimin e politikës për anti-korrupsion dhe ndjekje të efikasitetit të saj.

Marrja e aktiviteteve për zhvillimin e sistemit për ndjekjen e lëndëve për rastet e korrupsionit dhe gjenerimit të raporteve statistikore për monitorimin e politikës së anti-korrupsionit është në përputhje me Dhjetë parimet për avancimin e luftës kundër korrupsionit në vendet që aderojnë, endet kandidate për anëtare në BE dhe vendet e tjera të treta.

Të dhënat statistikore që i grumbulloi Ministria e Drejtësisë shfrytëzohen për azhurnimin e materialit me të cilin do të njoftohet Komisioni Evropian dhe do të nevojiten për analizë të mëtejshme të gjendjes me efikasitetin në gjyqësor dhe në organet tjera gjatë shqyrtimit të lëndëve për rastet e korrupsionit.

Në Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë nga viti 2016, është vërejtur se ende ekziston nevoja të vendoset evidencë e besueshme dhe sukses në shqyrtimin e lëndëve për rastet e korrupsionit, veçanërisht për rastet e korrupsionit me profil të lartë duke përfshirë edhe evidencën e kthimit të pronës (masa konfiskim dhe përfitim i pronës dhe marrje të lëndës). Në vitin 2019 është vërejtur përparim i dukshëm në fushën luftës kundër korrupsionit edhe atë me konsolidimin e evidencës për hetim, aktakuzave dhe gjykimeve për rastet e korrupsionit me profil të lartë dhe me ndryshime në legjislacion.

Sipas të dhënave statistikore në vitin 2019, 41 lëndë të reja të formuara për akte penale nga fusha e korrupsionit, në të cilin numër janë kyçur edhe lëndë për raste të korrupsionit të profilit të lartë.

Në vitin 2019, në lëndë për vepra penale në sferën e Korrupsionit janë lëshuar 17 urdhëresa për zbatimin të hetimit dhe dominon numri i lëndëve të evidentuara për raste të korrupsionit në furnizime publike. Vitin e njëjtë, janë evidentuar gjithsej 9 lëndë të reja të rasteve të korrupsionit nga profili i lartë dhe të gjitha ato të vitit 2019 janë në status “Në rrjedhë”. Vitin e njëjtë janë ngritur gjithsej 10 aktakuza, prej të cilave njëra është për lirim.

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për incidentin e fundit me gjuhën e urrejtjes shkaktuar nga grupi i tifozëve në Sheshin “Maqedonia” në Shkup, për të cilën Qeveria solli konkluzion me të cilin rreptësisht e dënon sjelljen e tifozëve  me të cilën shkaktohet urrejtje, përçarje dhe intolerancë mbi  baza etnike.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u informua se MPB-ja po ndërmerr masa kompetente për pastrimin e veprës, për të cilën do ta informojë publikun.
Qeveria fton Prokurorinë Publike që në mënyrë proaktive të veprojë në kuadër të kompetencave të saj dhe të veprojë për ngjarjen e djeshme të gjuhës së urrejtjes në Sheshin e Shkupit.

 

Qeveria apelon deri te të gjitha grupet e tifozëve dhe deri te të gjithë qytetarët që të përmbahen nga mesazhet që shkaktojnë dhe nxisin urrejtje apo dhunës në bazë të racës, përkatësisë nacionale apo religjioze, ose në bazë të veçorive tjera, që është e dënueshme në pajtim me Ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së padenjë të ndeshjeve sportive, si dhe në përputhje me Kodin Penal.