Nga mbledhja e 5-të e Qeverisë: U miratuan masat për blerjen e rrushit; 884 studentëve dhe 347 nxënësve do t’u paguhet shuma mujore për mbulimin e shpenzimeve për akomodim privat ose për shpenzime për transport

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 5-të e shqyrtoi dhe e miratoi “Informacionin për gjendjen e blerjes së rrushit nga rekolta e vitit 2020 me propozim masa”, me të cilin e ngarkoi Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime të përgatitë masa nga Programi për mbështetje nga COVID-19, në lartësi prej 4 denarë për kilogram për rrush vere të blerë dhe të shitur në bodrume e verës, të cilat janë të regjistruar në regjistrin e prodhuesve të verës që e udhëheq Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Mbështetja është e dedikuar për rrush vere të blerë deri në 18 njësi sheqeri me çmim minimal prej 7 denarë për kilogram.

Qëllimi i kësaj mase është për blerje intervente të rrushit që do të përpunohet në prodhime nga rrushi i verës, ndërsa shfrytëzues të kësaj mase janë bodrumet e verës që janë të regjistruar në regjistrin e prodhuesve të verës që e udhëheq Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, të ngarkohet për përgatitjen e masës shtesë nga Programi për mbështetje nga COVID-19 në vlerë prej 2 denarë për kilogram për rrush vere të prodhuar dhe të shitur, ndërsa shfrytëzuesit e kësaj mase janë bujq të regjistruan në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore që udhëhiqet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Afati i paraparë për pagesën është deri në fund të vitit 2020. Lidhur me këtë pikë nga rendi i ditës të mbledhjes së Qeverisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u ngarkua të përgatisë masë në vlerë prej 2 denarë për kilogram për rrush vere të prodhuar dhe të shitur, që janë shfrytëzues të nën-masës 1.10, si pagesa të drejtpërdrejta për hapësirë bujqësore të përpunuar për mirëmbajtje e mbjelljeve ekzistuese të rrushit nga Rregullorja për kritere të përafërta për pagesa të drejtpërdrejta. Afati i paraparë për aplikim për këtë masë është të jetë deri në fund të vitit 2020, ndërsa pagesa e kësaj mase do të jetë deri në vitin 2021 sipas afatit për pagesa në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020. Masa është e dedikuar për llojet e rrushit të verës edhe atë: smederevka, vranec, burgundec i zi, stanushina, kratoshija, zhillavka, kavadarka.

 

Me konkluzion nga kjo pikë angazhohet Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime të përgatisë masa nga Programi për mbështetje nga COVID-19 në lartësi prej 30% për shpenzimet e transportit për verë të eksportuar në shishe të cilën do ta përdorin podrumet e verës që janë të regjistruan në regjistrin e prodhuesve të verës dhe subjekte juridike të tjera që kryejnë eksport të verës për të cilat është e dedikuar edhe masa për kompensim në vlerë prej 20% për shpenzime të transportit të eksportimit të verës me shumicë.

Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investime është ngarkuar të përgatisë masë për rrushin e verës të eksportuar edhe atë:

- për sasi deri më 12 milionë kilogramë mbështetja do të jetë 2 denarë për kilogram

- për sasi nga 12 deri në 25 milionë kilogramë mbështetja do të jetë 3 denarë për kilogram

- për sasi mbi 25 milionë kilogramë mbështetja do të jetë 4 denarë për kilogram.

Shfrytëzuesit e kësaj mase janë blerës të regjistruar në regjistrin e blerësve të prodhimeve bujqësore (rrush vere) që e udhëheq Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilët i plotësojnë kushtet për eksport të prodhimeve bujqësore.

Në mbledhjen e sotme u pranua propozimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në lidhje me hapjen e konvikteve studentore dhe nxënësve të shkollave të mesme sipas të cilës ato duhet të hapen me respektimin Protokolleve për akomodim me plotësim se në një dhomë me dy shtretër mund të akomodohet vetëm një person, ndërsa në dhome me mbi dy shtretër mund të akomodohen më së shumti dy persona.

Në këtë drejtim, në mbledhjen e 5-të, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveri Kuvendit do t’i dorëzojë Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standard studentor dhe Propozim-ligj për plotësim të Ligjit për standard të nxënësve.

Me ndryshimet e përmbajtura në këto propozim-ligje, përcaktohet se në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme (ekzistim i caktuar i gjendjes së krizës, epidemi të shpallur, gjegjësisht pandemi, zjarre, vërshime ose fatkeqësi të tjera natyrore), studentëve dhe nxënësve të cilët kanë konkurruar në konkursin për akomodim në konviktet studentore dhe të nxënësve dhe të cilëve u është miratuar kërkesa për akomodim, por për shkak të numrit të ulur të shtretërve nuk mund të akomodohen në konvikte studentore, t’u paguhet shumë mujore e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve për akomodim privat, gjegjësisht shumë mujore e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve për transport nga vendbanimi deri në vendin ku do të zhvillohen studimet, për vlerën e të cilave vendos Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Studentët dhe nxënësit do të paraqiten në platformën e internetit www.digitalizirajse.mon.gov.mk, për t’i shënuar të dhënat e duhura dhe dëshmitë, e më pas do t’u paguhen mjetet për kohën e paraparë me këto ndryshime.

Vlerësohet se për shkak të kapacitetit të ulur të shfrytëzimit të shtretërve për akomodim në konviktet studentore, akomodim privat ose transport nga vendbanimi deri në vendin ku zhvillohen studimet, do ta shfrytëzojnë 884 studentë dhe 347 nxënës.

Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili sipas sugjerimeve të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH) për vështirësitë me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta arsimore gjatë ndjekjes së mësimit online, miratoi që mësimi me prani fizike për këta fëmijë të realizohet me numër të vogël të fëmijëve në ndërrime të ndryshme, me respektim të plotë të protokolleve të dhëna MASH-i, ndërsa shkollat të cilat kanë akomodim në internate t’i përfshijnë vetëm nxënësit e tyre, me ç’rast në një dhomë me dy shtretër mund të akomodohet vetëm një person, ndërsa në dhomë me mbi dy shtretër mund të akomodohen më së shumti dy persona.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Raporti për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të dorëzuara nga ana e themeluesit të shkollës për organizim të mësimit me prani fizike, për periudhën prej 02.09.2020 deri më 14.09.2020.

Komisioni propozim që pëlqim për mësim me prani fizike të marrin 169 shkolla, prej të cilave: 6 shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, 1 shkollë e mesme private me pëlqim për mësim eksperimental në arsim fillor, 15 shkolla fillore komunale qendrore, 147 shkolla fillore rajonale. 32 shkolla fillore komunale qendrore nuk i plotësojnë kushtet, 11 shkolla fillore rajonale dhe 2 shkolla private.

Sipas raportit për organizim të mësimit me prani fizike në shkollat e mesme janë dorëzuar gjithsej 66 kërkesa, prej të cilave Komisioni propozon që pëlqim të marrin 4 shkolla, prej të cilave: 2 shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, 1 shkollë e mesme private, 1 shkollë e mesme komunale. Pëlqim të pjesërishëm për realizim vetëm të lëndëve profesionale dhe mësimit praktik të marrin 10 shkolla (5 të artit, 4 shkolla komunale dhe 1 shkollë shtetërore – Akademia e sportit).

Me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria i miratoi edhe Protokollin për punën e Spa qendrave për shërim natyral në kushte pandemie me COVID-19, si dhe Protokollin për punën e qendrave edukative, shkollave të muzikës dhe qendrave/shkollave për gjuhë të huaja në kushte të epidemisë me COVID-19.

Në lidhje me punën e kinemave, teatrove, shfaqjeve të operës, shfaqjeve të baletit, manifestimeve të tjera me projeksione të filmit, projekte multimediale, festivale dhe manifestime të tjera nga veprimtaria e kulturës, Qeveria e pranoi mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse sipas për këto veprimtari do të vlejë tanimë Protokolli i miratuar për organizim të ngjarjeve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-kufiri me Republikën e Shqipërisë në dy faza dhe e ngarkoi Ministrinë e Financave të dorëzojë Kërkesë për shprehje të interesit deri te institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorëve bilateral për sigurimin mjeteve financiare në vlerë prej 426 milionë euro për financimin e projektit “Ndërtimi i hekurudhës Kërçovë – kufiri me Republikën e Shqipërisë, faza e parë aksi Kërçovë – Strugë”, si dhe grant mjetet për ndihmë teknike për këtë projekt.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin me të cilin e miratoi aplikacionin për projekte aktuale të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, për financim nëpërmjet granteve për ndihmë teknike të Fondit Investues për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për shtator të vitit 2020 dhe e ngarkoi Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut t’i dorëzojë të dhënat për pensione deri te bankat komerciale më së voni deri më 25.09.2020 që të sigurohet që pensionistët pensionet e shtatorit të mund t’i marrin nëpërmjet rrjetit të bankomatëve dhe rrjetit tregtar nga 28.09.2020 në katër grupe sipas lartësisë së pensionit në këtë renditje:

- E hënë, 28.09.2020 pagesa e pensioneve në lartësi deri më 11.000 denarë;

- E martë, 29.09.2020 pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë;

- E mërkurë, 30.09.2020 pagesa e pensioneve në lartësi prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë;

- E enjte, 01.10.2020 pagesa e pensioneve në lartësi deri më 18.000 denarë.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e të drejtave në para nga mbrojtja sociale për shtator të vitit 2020, sipas të cilit të dhënat për shfrytëzuesit e të drejtave në para nga mbrojtja sociale, të dorëzohen deri te bankat komerciale më së voni deri më 02.10.2020, e më pas bankat komerciale duhet të sigurojnë qasje në mjetet për të drejtat në para nga mbrojtja sociale për muajin shtator përmes bankomatëve dhe rrjeteve tregtare nga 05.10.2020.
 

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, në këtë mbledhje Qeveria e emëroi mr. Magdalena Nestorovskën për sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.