Në mbledhjen e 12-të e Qeverisë u miratua vendimi për linjën kreditore painteres me grant komponentë për ndërmarrjet mikro dhe të vogla Kovid 3

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbrëmshme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vendosjen e linjës kreditore painteres me grant komponentë, dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 (Kovid 3) dhe e ngarkoi Ministrinë e Financave, në emër të Qeverisë të nënshkruajë marrëveshje për menaxhimin e fondeve me  Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.

Në lidhje me këtë pikë, Qeveria e ngarkoi Ministrin e Ekonomisë të dorëzojë Propozim- vendim për transferimin e mjeteve nga programi P1 në vlerë të përgjithshme prej 60.000.00 denarë në xhirollogari të veçantë të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup si kontribut  i buxhetit në realizimin e masave, sipas së cilës  banka duhet të ndërmarrë të gjitha aktivitet e nevojshme për funksionalizimin e masës dhe vendosjen e linjës kreditore të tretë painteres për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe  të vogla.

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, të njoftojnë Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend se masa është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ndërmarrin aktivitete për funksionalizimin e të njëjtës.

Mjetet financiare për linjë kreditore painteres me grant komponentë dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga KOVID-19 (Kovid 3) janë tërhequr nga shpërblimi prej 50 milionë euro për avancimin  e përgjithshëm në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut,  për të cilat  Qeveria me shkresë zyrtare u drejtua deri te Komisioni Evropian se këto mjete do të shfrytëzohen për rimëkëmbjen e vendit nga pasojat e shkaktuar nga pandemia me KOVID-19.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të dorëzuara nga themeluesi i shkollës  për organizimin e mësimit me prani fizike,  të dorëzuara nga periudha prej 5 deri më 6 tetor të vitit 2020.

Sipas raportit, Komisioni ka shqyrtuar 39 kërkesa të shkollave fillore  dhe ka dhënë pëlqim për fillimin e mësimit me prani fizike të 13 shkollave fillore, ndërsa kërkesat e 25 shkollave fillore nuk janë pranuar.

Komisioni ka dhënë pëlqim të pjesshëm për një shkollë fillore për mësim me prani fizike për mësimdhënie praktike, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një shkollë të muzikës.

Raporti në tërësi i Komisionit për kërkesat e dorëzuar nga 5 deri më 6 tetor të vitit 2020 mund të shihet në linkun vijues:

 https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/izvestaj_od_komisijata_za_davanje_soglasnost_za_rabota_na_ucilistata_so_fizicko_prisustvo_06102020_1.pdf

Puna e kësaj mbledhje të rregullt të Qeverisë do të vazhdojë nesër me shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave të arritura për lidhjen e një Marrëveshje për dhënien e mbështetjes financiare  të  investimeve të arritura përmes  Agjencisë për Investime të Huaje dhe Promovim të Eksportit, në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.