Në mbledhjen e 14-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua propozim-Ligji për mbështetje financiare për punëdhënësit e prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi COVID-19, për pagesën e pagave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020.
Me këtë ligj, rregullohen kushtet dhe procedura për marrje të ndihmës financiare nga punëdhënësit e prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi COVID-19, për pagesën e pagave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020.
Me propozim të Ministrisë së Financave, sot u miratua edhe propozim-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, i cili sikur bashkë me Propozim-ligjin për mbështetje financiare të punëdhënësve, janë pjesë e pakos së katërt për ballafaqim me krizën ekonomike të shkaktuar nga virusi COVID-19.
Me ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 1 janari do të bëhet lirimi nga tatimi i vlerës së shtuar për donacionet e dhëna për shfrytëzuesit buxhetor për ballafaqim me virusin COVID-19. Gjithashtu, do të shtyhet afati i pagesës së TVSH-së për shkak të mbështetjes për likuiditet të kompanive.
Për shkak të lehtësimit të procesit të lëshimit, bartjes dhe pranimit të faturave do të mundësohet shfrytëzimi i faturës në formë elektronike (pdf ose format tjetër elektronik).
Nga 1 janari i vitit 2021, përcaktohet dispozita për zbatimin e normës preferenciale të tatimit prej 10% për shitjen e ushqimit dhe pijeve për konsumim në vend dhe shërbime ketering, me përjashtim të pijeve alkoolike.
Gjithashtu prej më 1 janar të vitit 2021, përcaktohet dispozitë për zbatimin e normës preferenciale të tatimit prej 5% për shërbime të caktuara artizanale të cilat realizohen nga ana e artizanëve të cilët janë të regjistruar në regjistrin e artizanëve.
Gjithashtu janë pranuar edhe plotësimet e Dekretit për mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat fillore dhe të mesme, sipas të cilave në rast të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike, kontrolli i arritjeve të nxënësve do të mund të bëhet edhe pa prani fizike të nxënësve, sipas udhëzimeve për realizimin e kontrollit të arritjeve të suksesit të nxënësve pa prani fizike, të përgatitur nga ana e Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Qendrës për arsim dhe trajnim profesional.
Në këtë mbledhje, Qeveria solli vendim për emërimin e drejtorëve, u.d. drejtorëve dhe anëtarëve të Bordeve të drejtorëve në më shumë ndërmarrje publike dhe shoqatave aksionare në pronësi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Këtyre vendimeve u parapriu proces i gjatë i intervistave dhe bisedave që të identifikohen dhe pranohen propozime adekuate kadrovike të cilat do t’i plotësojnë kriteret dhe detyrat që dalin nga programi i miratuar i Qeverisë dhe të cilët para së gjithash janë profesional dhe kompetent në fushat në të cilat emërohen.
Bëhet fjalë për një pjesë të emëruar si “ushtrues të detyrës” në pozitat në të cilat drejtorët paraprak kanë dhënë dorëheqje dhe pjesa tjetër ndërmarrje publike dhe agjenci shtetërore nuk është bërë emërimi për shkak të faktit që drejtorëve aktual u vazhdon mandati. Për të gjitha pozitat për të cilat janë emëruar u.d. drejtorë do të hapen shpallje me qëllim të zgjedhjes së drejtorëve me mandat të plotë.
Sipas kësaj, Qeveria i mori këto vendime dhe konkluzione në Komisionin për emërim:
Qeveria konstatoi se drejtorit të Agjencisë për Film, Gorjan Tozija i ka përfunduar mandati dhe solli konkluzion që i njëjti të mos vazhdohet, por të shpallet Konkurs publik për emërimin e drejtorit të ri në Agjencinë e Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Për anëtarë të BD për NP për menaxhimin me objektet për sport në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria i emëron:
-Veton Murati (ekonomist i diplomuar),
-Vllado Nedanoski (profesor i diplomuar për sport dhe arsim fizik, m-r në shkenca të sigurisë),
-Nikolla Rillak (informaticient i diplomuar),
-Zoran Sazdovski (fakulteti pedagogjik)
Me zgjedhjen e anëtarëve të BD për NP për menaxhimin me objektet për sport në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria konkludoi t’u rekomandojë anëtarëve të ngrejnë procedurë për shkarkimin e drejtorit aktual, Shpend Hajredini, për shkak të indiceve për shkelje serioze të më shumë dispozitat nga Kodeksi për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë, si dhe për shkak të veprimeve të cilat tregojnë në tejkalimin e kompetencave të parapara në Ligjin për ndërmarrje publike.
Qeveria solli vendim që ti propozojë BD së Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me kullotat ta shkarkojë drejtorin aktual Lulzim Fejzullai për shkak të obligimeve të parealizuara të programit të punës dhe në vend të tij ta emërojë Nefrus Çelikun.
Qeveria ka konstatuar dorëheqjen e Ilmi Selamit nga detyra anëtar i Bordit të Drejtorëve të SHA “Ekonomia e Ujrave” të RMV-së, dhe për anëtar të Bordit të Drejtorëve ta emërojë Vasko Stefanov (inxhinier i diplomuar në industrinë logjistike dhe magjistër në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Teknike).
Për anëtarë të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim me sektorin civil, me propozim të organizatave të regjistruara konform Ligjit për Shoqata dhe fondacione, Qeveria ka emëruar;
-Natasha Boshkova në fushën “Mbrojtja e personave të margjinalizuar” nga koalicioni të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara – Shkup, dhe
-Snezhana Trpevska – për fushën “Media dhe Shoqëria Informatike” nga SHGM-ja.
Qeveria ka emëruar Marjan Kicevin për anëtar të KD të Fondit për Sigurim Pensionalo-Invalidor, si përfaqësues të sindikatës representative të Këshillit Ekonomiko-Social.
Maja Argirovska, është shkarkuar nga detyra anëtare e Komisionit për vendimarrje pas kërkesave për rritje të çmimit të formuar të ilaçeve dhe në vend të saj ka emëruar Anica Ivanovska – Strezovski.
Me vendim të Qeverisë, Sllobodanka Kolevska është shkarkuar nga detyra anëtare e BD të ISHP Spitali i Përgjithshëm – Strugë, me kërkesë të saj, kurse në vend të saj është emëruar Martin Xhuteski.
Nga detyra, u.d Drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të RMV-së, është shkarkuar Arben Vila, kurse Dejan Pavleski, është emëruar u.d Drejtor i kësaj Agjencie.
Nga detyra anëtar i BD të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është shkarkuar Aleksandar Stefanovski dhe për shkak të skadimit të mandatit të Kryetarit dhe pesë anëtarëve të BD-së, për anëtarë Qeveria ka emëruar:
-Monika Jovanova (përkthyese dhe interpretues i diplomuar nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas), në periudhë trevjeçare;
-Pishtar Lutfiu (magjistër në fushën e shkencave politike), në periudhë trevjeçare;
-Kalina Leçevska (doktor në shkencat sociologjike), në periudhë trevjeçare;
-Branko Niçota (Inxhinier i diplomuar në elektroteknike), në periudhë trevjeçare;
-Dimitrija Angjellkovski, në periudhë dyvjeçare;
-Sinisha Veljanovski (jurist i diplomuar dhe magjistër i të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare me provim të jurisprudencës), në periudhë dyvjeçare);
-Driton Ziberi, në periudhë prej dy vite.
Qeveria ka shkarkuar nga detyra Slavica Todorovën – Drejtore e Drejtorisë për Zhvillim dhe Përparim të Arsimit në Gjuhët e Pjesëtarëve të Bashkësive, organ në kuadër të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe në vend të saj ka emëruar Milutin Stançiqin.
Izmit Nura është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport kurse në vend të tij është emëruar Avni Rustemi.
Alajdin Havziu është shkarkuar nga detyra Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Punë dhe në këtë pozitë është emëruar Jovana Trençevska.
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Biljana Jovanovskës dhe ka shkarkuar nga detyra Drejtor i Agjencisë për Punësim të RMV-së dhe ka emëruar Abdush Demirin për Drejtor të Agjencisë.
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Safet Emrulit dhe e shkarkoi nga detyra Drejtor I Entit Shtetëror për Pronësi Industriale me kërkesë të tij, dhe ka emëruar Goran Gerasimovskin.
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Osman Shukriut dhe e ka shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i Agjencisë për Migrim, me kërkesë të tij, dhe ka emëruar Izmit Nurën në këtë pozitë.
Në seancën qeveritare, Fejzulla Spahija është shkarkuar nga detyra Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor dhe në këtë detyrë është emëruar Ana Petrovska.
Avdulselam Selami është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Remzi Abdullahi është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i DAP-it.
Qeveria ka shkarkuar edhe Ante Poposkin nga detyra u.d Drejtor i Agjencisë për Kualitet dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore dhe ka emëruar Kaltrina Beqirin në këtë pozitë.
Qeveria ka emëruar Avdulselam Selamin në detyrën zëvendësdrejtor të DAP-it, kurse Remzi Abdullahun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Xhezmi Saliu është shkarkuar nga detyra Drejtor i Drejtorisë për Ambient Jetësor dhe në këtë pozitë është emëruar Hisen Xhemaili.
Qeveria e RMV-së konkludoi që t`i rekomandojë Bordi Mbikëqyrës të SHA në pronësi të shtetit për kryerjen e veprimtarisë në navigacionin ajror (M-NAV) SHA Shkup, për anëtar të BD ta zgjedh Fahrudin Hamidin.
Me konkluzion në këtë mbledhje, Bordit Mbikëqyrës të Hekurudhave të RMV-së SHA Transport Shkup, i është rekomanduar, që nga detyra anëtar i BD-së ta shkarkojë Orhan Murtezanin dhe në vend të tij ta emërojë Adnan Azizin.
Në këtë seancë Blazhena Pejovska është emëruar anëtare e BD-së së NP për Rrugë Shtetërore.