Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 15-të i miratoi plotësimet e rebalancit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 me amendamentet të cilat u pranuan në debatin e komisionit në Kuvend dhe konkludoi që rebalanci i miratuar i Buxhetit të dorëzohet për miratim në Parlament.
Në përputhje të plotësimeve, të hyrat totale me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 janë planifikuar në nivel prej 196.3 miliardë denarë dhe të njëjtat janë planifikuar në nivel pothuajse identik në krahasim me planin, duke pasur parasysh se me ndryshimet dhe plotësimet e mëparshme të Buxhetit të njëjtat ishin planifikuar në një nivel real, pra më të ulët për 11.5 % në lidhje me parashikimet fillestare të Buxhetit.
Shpenzimet totale janë planifikuar në nivelin prej 252.8 miliardë denarë ose 4.1 %, gjegjësisht rreth 10 miliardë denarë më të larta se sa ishte planifikuar. Në bazë të të ardhurave dhe shpenzimeve të tilla të planifikuara, deficiti pozicionohet në vlerë prej 56.5 miliardë denarë, gjegjësisht 8.49 % e BPV.
Duke pasur parasysh rrethanat, u bënë ndryshime në lidhje me parashikimet fillestare në anën e shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , kryesisht për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara nga grupi i katërt i masave.
Brenda këtyre kornizave, sigurohen fonde shtesë në sektorin e shëndetësisë për aktivitete që kontribuojnë drejtpërdrejt në luftën kundër krizës shëndetësore dhe që kanë të bëjnë me furnizimin e barnave, imunizimin e popullatës dhe fonde të tjera të nevojshme dhe mbështetje për punonjësit e përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër pandemisë.
Transferimet aktuale janë planifikuar në nivelin prej 177.3 miliardë denarë ose rreth 11.2 miliardë denarë më të lartë se plani për vitin 2020 dhe që kanë të bëjnë me masat e marra për të siguruar fonde për zbatimin e pakos së katërt të masave ekonomike të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t'u ballafaquar me krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit KOVID-19, të cilat do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë reale dhe ndihmë të drejtpërdrejtë në konsumin privat.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për mbështetjen financiare për personat fizik që kryejn veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020.
Qëllimi i këtij propozim-ligji është të sigurohet mbështetje financiare për ushtruesit e veprimtarisë së pavarur në tremujorin e fundit të vitit 2020, me shumë mujore në lartësi prej 17,410 denarë në muaj për personin fizik që kryen veprimtari të pavarur.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka sjellë vendim për emërimin e drejtorëve, ushtrues të detyrës drejtorë dhe anëtarë të këshillave drejtuese të më shumë shoqatave publike dhe shoqatave aksioanre në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriutnë bazë të propozimeve të Komisionit qeveritar për emërime.
Në pajtim me këto propozime, Qeveria e pranoi dorëheqen e Borçe Haxhiev dhe e shkarkoi nga pozita drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave, derisa për ushtrues detyre drejtor e emëroi, Amir Shabanin.
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Armir Sadikit duke e shkarkuar nga pozita u.d. drejtor i Byrosë për Furnizime Publike dhe për drejtor të Byrosë emëroi, Borçe Haxhiev.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut erdhi në përfundim që t’i propozojë Bordit të Drejtorëve të Fondit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për u.d drejtor në Fondin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut të zgjidhet Biljana Jovanovska, ndërsa për u.d zv/drejtor të zgjidhet Shaip Zeneli.
Qeveria pranoi edhe dorëheqjen e Orhan Ramadanit dhe me kërkesë të tij e shkarkoi nga detyra drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe e emëroi Faton Ahmetin për u.d drejtor në Fondin për Sigurim Shëndetësor deri në emërimin e një drejtori me konkurs publik jo më gjatë se gjashtë muaj.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e emëroi Besir Dearin për u.d zv/drejtor i Policisë Financiare, ndërsa Blerim Idrizin për u.d zv/drejtor në Entin Shtetëror për Pronësi Industriale.