Nga mbledhja e 16-të e Qeverisë: U miratua furnizimi i ilaçit “Veklury (remdesivir)” i pranuar në terapinë e Kovid-19; Janë ulur tarifat doganore të importit të produkteve të caktuara për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike; Sanja Llukarevska

 

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mbledhjen e 16-të ka shqyrtuar informacionin për implementimin e Marrëveshjes Kornizë për furnizim publik të ilaçit “Veklury (remdesivir)“, i pranuar në terapinë për COVID-19, me procedurë për furnizim përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me Komisionin Evropian dhe sigurimin e mjeteve financiare dhe solli përfundim që ta ngarkojë ministrin e Shëndetësisë të nënshkruajë dhe ta zbatojë Marrëveshjen e posaçme për furnizim publik të ilaçit „Veklury (remdesivir)“, në përputhje të obligimeve të marra nga Marrëveshja Kornizë për furnizim publik të ilaçit Veklury (remdesivir)”, ndarë me procedurë përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me Komisionin Evropian.
Me konkluzionin e dytë rreth këtij informacioni Qeveria ngarkoi Ministrinë e Financave të sigurojë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, 13.500.000,00 denarë shtesë, për të paguar ilaçin „Veklury (remdesivir)“ për muajin tetor, derisa mjetet e tjera në shumë prej 67.500.000,00 denarë, për pagesë pas dorëzimit  të  njëpasnjëshëm të kësaj ilaçi  për një periudhë prej 5 muajve, të parashikohen dhe të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021
Në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të aprovojë Protokollin e Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve sportive në kushte të pandemisë me Kovid-19, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona te sportistët, punonjësit e sportit, zyrtarët dhe te të gjithë personat e tjerë të përfshirë në lojë dhe organizim të garave.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin e Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës për procedurën para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së  Veriut pas iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 143 të Ligjit për shërbime  të mediave audio dhe audiovizuele, i cili rregullon të drejtat autoriale të programeve  që i ritransmetojnë operatorët kabllorë.
Në mbledhje, Ministria e Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës njoftoi se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën do të veprojë në përputhje me mendimin e gjykatës.
Në mbledhjen e sotme, Ministrat në Qeveri miratuan Vendim për uljen e detyrimeve të importit - tarifat doganore për produkte të caktuara (përbërës) të nevojshëm për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike.
Me këtë Vendim u pranua që detyrimet e importit - tarifat doganore për produkte të caktuara (përbërës) të nevojshëm për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike në një periudhë prej një viti të ulen  në nivelin e tarifave doganore të cilat zbatohen gjatë importit të këtyre produkteve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian,  në mënyrë që të rritet konkurrenca e eksportit të industrisë vendase që prodhon produkte të avancuara teknologjike.
Arsyeja për uljen e këtillë të detyrimeve të importit - tarifat doganore të këtyre produkteve, është se këto produkte nuk prodhohen në vend dhe furnizohet nga importi, dhe tarifat e tyre doganore për import në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë dukshëm më të larta se tarifat doganore për këto produkte  në aplikim në Bashkimin Evropian.
Në këtë mbledhje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën për të siguruar fonde shtesë për Projektin e lidhjes rrugore lokale të financuar nga Banka Botërore dhe e ngarkoi Ministrinë e Financave, menjëherë pas miratimit të këtij Informacioni, të dërgojë një letër zyrtare drejtuar Bankës Botërore me kërkesë të sigurojnë fonde shtesë prej 37 milionë euro për Projektin për lidhjen e rrugëve lokale të financuar nga Banka Botërore.
Me Marrëveshjen për hua, dhe me kompletimin e konstruksionit financiar  prej 70 milion euro, mundësohet rehabilitimi i 450 km rrugë lokale, nga të cilat në 18 muajt e parë nga realizimi i projektit, të paktën 110 km rrugë lokale do të tenderohen për rehabilitim.
Sot, Qeveria e miratoi tekstin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për botimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë", ndër të tjera, në mënyrë që të mundësojë që botimi elektronik i Gazetës zyrtare të marrë karakter zyrtar, i cili gjithashtu do të zvogëlojë harxhimet për shtypjen e botimit dhe do të përshpejtojë procedurën për aktivizimin e vendimeve dhe rregulloreve të qeverisë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.
Në mbledhjen e Qeverisë sot u shqyrtua dhe u miratua teksti i harmonizuar i Memorandumit të Mirëkuptimit për udhërrëfyesin dixhital 5G për transformimin dixhital në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i këtij memorandumi është të promovojë transformimin dixhital në të katër fushat e planit shumëvjeçar të veprimit të Bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe Agjendës Dixhitale për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me strategjinë dixhitale të Komisionit Evropian, dhe në të njëjtën kohë të forcojë bashkëpunimin në këtë fushë në interes të  qytetarëve nga  rajoni.
Sot, u rishikua dhe miratua Informacioni mbi negociatat e zhvilluara për harmonizimin e Memorandumit për Mirëkuptim për ndërveprim rajonal dhe shërbime konfidenciale midis rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ky Memorandum do të arrijë njohje reciproke të shërbimeve konfidenciale të kualifikuara të ofruara nga ofruesit e kualifikuar të shërbimeve konfidenciale në vendet nënshkruese, në përputhje me ligjet nacionale të harmonizuara me rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian.
Përveç përshpejtimit të procesit të transformimit dixhital, me njohjen e shërbimeve konfidenciale, përfshirë nënshkrimin elektronik, vulën elektronike, vulat elektronike të kohës, hapen mundësi për njohje reciproke të dokumenteve elektronike të lëshuara nga administratat publike.
Të dy memorandumet, Memorandumi i Mirëkuptimit mbi Udhërrëfyesin për Transformimin Dixhital 5G në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Memorandumi i Mirëkuptimit mbi Ndërveprimin Rajonal dhe Shërbimet Konfidenciale midis vendeve të rajonit, do të nënshkruhen në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor më 2 nëntor këtë vit në Tiranë.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Informacioni me  iniciativë për huazim për implementimin e Projektit për avancimin e arsimit fillor.
Në lidhje me këtë informacion, Qeveria vendosi të detyrojë Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të hyjë në negociata me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në mënyrë që të sigurojë një hua në vlerë prej 25 milion dollarë amerikanë për financim të Projektit për avancimin e arsimit fillor, i parashikuar në Bashkëpunimi kornizë ndërmjet Republikës së Maqedonisë  së Veriut dhe grupit të Bankës Botërore për periudhën 2019-2023.
Projekti është përgatitur nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me përfshirjen e plotë të të gjithë aktorëve dhe institucioneve përkatëse në sektorin e arsimit dhe përbëhet nga 4 komponentë, si më poshtë: Përmirësimi i mësimit në nivelin e shkollës; Reforma e monitorimit dhe vlerësimit të progresit kombëtar të të nxënit; Forcimi i kompetencave të stafit mësimor, bashkëpunëtorëve profesional dhe drejtorëve të shkollave; dhe Menaxhimi i Sektorit, Menaxhimi i Projektit dhe Monitorimi dhe Vlerësimi.
Në mbledhjen e sotme, me propozim të Komisionit për emërime, Qeveria vendosi të zgjedhë Bajram Rexhepi si anëtar të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për kryerjen e veprimtarive të energjive -  Burimeve nacionale të energjisë në Shkup në pronësi të shtetit.
Me një vendim të Qeverisë, Faruk Omeri u shkarkua sot nga detyra, Drejtori i Zyrës së të Ardhurave Publike, dhe me një vendim tjetër Sanja Lukarevska u emërua ushtrues detyre, drejtoresh e  Drejtorisë së  Zyrës së të Ardhurave Publike.
Sot, Qeveria emëroi Monika Jovanova, anëtare e Bordit menaxhues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FITR), për Kryetare të BМ-së të FITR me një propozim për Bordin Menaxhues.
Në këtë mbeldhje Qeveria e emëroi  Fatmir Arifin për u.d. drejtor në Inspektoratin shtetëror të ndërtimtarisë dhe urbanizimit.
 
Sot, Qeveria shprehu mospajtueshmwri  me Raportin përmbledhës për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore që prekën komunat: Valandov, Veles, Kocani, Probishtip dhe Sveti Nikole te Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e shumës së dëmeve nga katastrofat natyrore dhe vendosi të shkarkojë anëtarët e Komisionit. nga anëtarësia e tij për shkak të zgjidhjes joefikase dhe joadekuate të çështjeve thelbësore për qytetarët dhe mandatit të  Komisionit.
 
Anëtarët e rinj të Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin e shumës së dëmeve nga katastrofat natyrore do të emërohen në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, me detyrimin për të paraqitur një Raport Përmbledhës të rishikuar për dëmet nga katastrofat natyrore që prekin komunat: Valandov, Veles, Kocani, Probishtip dhe Sveti Nikole.