Nga mbledhja e 18-të e Qeverisë: Ndalesë për grupim në hapësira publike të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës; U miratuan ndryshimet e Programit për zhvillimin e turizmit për vitin 2020;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi më shumë vendime dhe konkluzione të cilat kanë të bëjnë me masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga përhapja e virusit korona Kovid-19 dhe nga Programi i saj i punës në interes të qytetarëve.

Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim për të ndaluar tubimin në grupe (grupim) të më shumë se katër personave në ambient të hapur, gjegjësisht nëpër parqe, sipërfaqe publike ose kudo në ambient të hapur dhe në vend që ndalesa të zgjasë pas orës 21:00 do të zgjasë gjatë tërë ditës, një javë e tërë dhe me përjashtime të përcaktuara saktësisht nga kjo ndalesë.

U konkludua se ish zyrtarët e Armatës, mbi moshën 45 vjeç, duhet të përfshihen në mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në pjesën e ruajtjes së rendit të institucioneve shëndetësore.

U vendos që Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin me pasojat e sëmundjes ngjitëse Kovid-19 për një periudhë të caktuar kohe të heqë dorë nga një numër i caktuar i automjeteve sanitare.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrat sot do të miratojnë  Propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familjare, me të cilin mundësohet qasje gjithëpërfshirëse dhe përgjigje në përballje me dhunën ndaj gruas dhe dhunën në familje, duke i respektuar të drejtat e njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Me këtë  ligj rregullohet parandalimi dhe masat për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore ndaj grave dhe nga dhuna në familje, trajtimi i institucioneve për mbrojtjen e grave nga dhuna në bazë gjinore dhe dhuna në familje, koordinimi i ndërsjellë i institucioneve dhe organizatave, shërbimet për mbrojtjen e viktimave dhe mbledhja e të dhënave për dhunën në bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje.

Në mbledhjen e rregullt, Qeveria e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pastërti publike, për t’u harmonizuar me Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese dhe Ligjin për kundërvajtjet, gjatë së cilës ndryshimi ka të bëjë me vendosjen e procedurës për vërejtje dhe ulje të gjobave për persona fizikë dhe juridikë, në përputhje me Ligjin për kundërvajtje.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u miratua propozimi Ligji për Ratifikimin e Protokollit shtesë 6 për tregtinë me shërbime në kuadër të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, i cili së bashku me propozim ligjet e tjerë do të paraqiten në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

 Zbatimi i Protokollit shtesë 6-të në kuadër të Marrëveshjes për ndryshim dhe aderim në Marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore do të mundësojë hapjen e tregjeve të reja për kompanitë tona në industritë e shërbimeve, tërheqjen e investimeve të huaja, transferimin e teknologjisë, krijimin e vendeve të punës dhe duke siguruar shumëllojshmëri dhe cilësi më të madhe të shërbimeve.

Me Protokollin shtesë 6-të për tregtinë me shërbime në kuadër të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore rregullohet tregtia e shërbimeve ndërmjet Shteteve Anëtare të CEFTA-s dhe liberalizon tregjet e shërbimeve të Shteteve Anëtare të CEFTA-s në përputhje me orarin e përcaktuar të obligimeve të marra të vendeve anëtare të CEFTA-s dhe në përputhje me rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Sot anëtarët e  Qeverisë e shqyrtuan dhe e miratuan Informacionin për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që ka të bëjë me bashkëpunimin për mbështetje të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi përqendrohet  në këto fusha:

-përforcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe rritje gjithëpërfshirëse
- infrastrukturë të qëndrueshme dhe kalim drejtë ekonomisë së gjelbër, duke përfshirë edhe prioritetet për lidhje rajonale dhe

- përforcim të klimës së investimeve dhe menaxhimit

Me vendimin e sotshëm të Qeverisë  me qëllim të realizimit të pakos së katërt të masave ekonomike për gjallërimin e ekonomisë në kushte të KOVID-19, Qeveria solli vendim që Ministria e Ekonomisë të transferojë 60.000.000 denarë nga programi P1 – Masa për përballje me krizën KOVID-19 në llogarinë e posaçme të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kontribut buxhetor për realizimin e masës kredi pa interes me 30 për qind grant komponentë për ndërmarrje mikro dhe të vogla përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

Me anë të kësaj mase do të vendoset një linjë e re të kredive pa interes që do të nisë me fonde granti nga Bashkimi Evropian. Linja e kredisë do të jetë e hapur për të gjitha ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe do të ofrojë një grant prej 30% për kompanitë që drejtohen ose themelohen nga femra, që punësojnë të rinj, që janë të orientuara nga eksporti ose që do të prezantojnë inovacion, dixhitalizim dhe tregti elektronike në funksionimin e tyre.

 Vlera e përgjithshme e mjeteve për realizim e kësaj mase është 1,9 miliardë denarë (31 milionë euro) prej të cilave 30 milionë euro do të sigurohen përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian, ndërsa 60 milionë denarë (rreth një milion euro) janë bashkëfinancim kombëtar i financuar nga programi P1 Kovid në Ministrinë e Ekonomisë.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për propozim-riorganizimin e diplomacisë ekonomike, në drejtim të promovimit të interesave ekonomike nacionale jashtë vendit, me të cilën u ngarkua Ministria e Punëve të Jashtme ta zbatoj riorganizimin e diplomacisë ekonomike.

Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme në afat prej pesë ditëve të punës nga miratimi i Informacionit, të formojë grup punues ndër dikasterial me përfaqësuesit nga: Zyra e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, për përgatitjen e Planit të veprimit për promovim ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.  Obligohet  Ministria e Punëve të Jashtme në bazë të Planit të veprimit t’i planifikojë mjetet e nevojshme financiare për vitin 2021 dhe vitet në vijim për implementimin e projektit për riorganizimin e diplomacisë ekonomike.

Në  propozim të Ministrisë së Ekonomisë u shqyrtua dhe u miratua Propozim-programi për  ndryshime dhe plotësime të Programit për zhvillim të turizmit për vitin 2020, me çka në mënyrë transparente dhe efikase do të kthehen mjetet  drejtpërdrejtë te të gjithë që në vitin 2019 kanë paguar taksë turistike.

Ministria e Ekonomisë për realizimin e këtij aktiviteti shpall thirrje publike dhe përgatit aplikacion onlajn ku të gjitha subjektet do të dorëzojnë  aplikacion elektronik me  dorëzim të dokumentacionit. Komisioni  i formuar  nga ministri i ekonomisë do të kryejë  vlerësim  të aplikacioneve dhe do të përgatisë procesverbal dhe vendim për pagesë të mjeteve për ata të cilët i plotësojnë kushtet  sipas Thirrjes publike.

Për realizimin e këtij aktiviteti  në Buxhet janë siguruar mjete në vlerë prej 120.000.000,00 denarë. Për realizimin e këtij aktiviteti është parashikuar  vlera  e grantit të përcaktohet sipas  rrjedhës së tërësishme  të personit juridik në  vitin paraprak,  numrit të të punësuarve dhe llojit të licencës  për punë.

Vlera  maksimale e Grantit për agjencitë turistike të cilët kanë licencë B do të arrijë  180.000,00 denarë derisa vlera maksimale për agjencitë  turistike  me licencën A arrin 430.000,00 denarë

Ky aktivitet  do të realizohet në periudhën nëntor dhjetor 2020 dhe për të njëjtën nga Buxheti janë siguruar mjete në shumë prej 116.850.000,00 denarë.

Me këtë masë  gjithashtu është parashikuar ndarja e granteve për ciceronët turistik si të vetëpunësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të drejtë aplikimi do të kenë ciceronët të cilët posedojnë licencë të vlefshme dhe nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune.

Me masën është parashikuar vlera e grantit të arrijë 65.000,00 denarë për kandidat.

Ky aktivitet do të realizohet  në periudhën nëntor dhjetor të vitit 2020 dhe për të njëjtën  në Buxhet janë siguruar mjete  në vlerë prej 9.800.000,00 denarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  shqyrtoi dhe miratoi edhe Informacionin për përkujdesje të familjeve nga vendbanime të improvizuara në objekte të institucioneve për mbrojtje sociale, me çka angazhohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes NP Qendra Ndër komunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit, të sjellë vendim për strehim, në objekte të cilat NP-ja i shfrytëzon për strehim të fëmijëve me probleme edukative sociale dhe sjellje të çrregulluar në Shkup. I rekomandohet NP Qendra Ndër komunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit, me ekipet e saj profesionale të siguroj mbështetje për familjet e akomoduar në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat nga mbrojtja sociale dhe shëndetësore, d.m.th. për përfshirjen në tregun e punës dhe pavarësimit, si dhe një herë në muaj ta shqyrtojë gjendjen familjare dhe gjendjen materiale si dhe kushtet e strehimit të familjeve të akomoduar, me sugjerim  një herë në muaj të dorëzojë raport mbi personat e akomoduar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (deri më 5 të muajit për muajin paraprak). I rekomandohet NP për kujdesin ndaj fëmijëve me probleme edukative dhe sociale dhe sjellje të çrregulluar në Shkup të ndërmerr aktivitetet e nevojshme për të riparuar dëmin e bërë me qëllim të sigurimit të kushteve themelore për qëndrim në objekt.

Rekomandohet që Qyteti i Shkupit dhe vetëqeverisjet lokale në bazë të kompetencave të tyre të ndërmarrin aktivitet për sigurimin e kushteve për strehim të personave me rrezik social të strehuar në NP për kujdes të fëmijëve me probleme edukative sociale dhe sjellje të çrregulluar në Shkup, duke pasur parasysh atë që problemi me strehimin është kyç për zgjidhjen e gjendjes së tyre.

Rekomandohet që Qyteti i Shkupit dhe vetëqeverisjet lokale në përputhje me kompetencat e tyre, dhe përmes shërbimeve të inspektimit të kryejnë rregullisht aktivitete për zhvendosjen e personave që banojnë në mënyrë të paligjshme në hapësira publike dhe rregullimin e së njëjtës zonë për të parandaluar përhapjen e një fenomeni të tillë.

Në propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria solli Vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore.

Në lidhje me emërimet e kuadrove, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut erdh në përfundim që t’i rekomandoj Këshillit mbikëqyrës të Shoqatës aksionare për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronë të shtetit-Shkup për anëtar të Këshillit drejtues të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronë të shtetit – Shkup ta zgjedhë Jani Makradulin.

 - E emëroi Јasna Dukovska-Jegenin për anëtare të Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-  E shkarkoi Deniz Ismailin nga detyra ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Prodhime me qëllim të caktuar

- E emëroi Emil Dimitrovskin ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Prodhime me qëllim të caktuar

- E shkakrkoi Mitko Krstevskin nga detyra drejtor në  Drejtorinë për Bujqësi për Material Mbjellës

- E emëroi Lutfi Akikin drejtor i Drejtorisë për Bujqësi për Material Mbjellës

Qeveria në mbledhjen e sotme me kërkesë të tij e pranoi dorëheqjen e Bajram Gjuliovskit dhe e shkarkoi nga detyra ushtrues detyre të postit të zëvendës i drejtorit të Agjencisë për Rezerva të Mallrave .

E emëroi Keti Smilevskan ushtrues detyre zëvendësdrejtore në Agjencinë për Rezerva të Mallrave.

Qeveria solli Vendim për dhënien e pëlqimit paraprak Këshillit drejtues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, ta shkarkojë Jovan Despotovskin nga detyra e drejtorit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në kërkesë të tij

Qeveria e pranoi edhe dorëheqjen e Aleksandar Mlladenovskit dhe e shkarkoi atë nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, me kërkesën e tij si dhe shkarkoi Nikolla Shalvarinov nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Emigracionit.

Në mbledhjen e sotme, u morën vendimet për emërimin e Slobodan Bliznakovskit për drejtor të Agjencisë së Emigracionit dhe Ilmi Selamit për ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.