Mbledhja e 19-të e Qeverisë: U miratua Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe Propozim-ligji për realizimin e Buxhetit për 2021; Është sjell vendim për gjobitje 20 fish më të larta për ndotjen e mjedisit jetësor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kuadër të mbledhjes së 19-të e miratoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si dhe Propozim-ligjin për realizimin e Buxhetit për vitin 2021, që do të dorëzohen në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe këto ditë në detaje do të  paraqiten në publik.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për realizimin e masës për mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës së subjekteve afariste gjatë dhe në periudhën pas  Kovid-19 dhe e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin e Komisionit për vlerësim të fletëparaqitjeve të subjekteve afariste, duke e ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë të lidhë marrëveshje me kompanitë e aprovuara në përputhje me Raportin.

Gjithsej, 17,2 milionë euro, fonde të cilët janë pjesë e pakos së tretë të masave, të destinuara për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit gjatë krizës shëndetësore-ekonomike do t’u jepen 400 kompanive,  me qëllim të amortizimit nga goditja mbi bizneset e prekura në vend,  duke stimuluar konsumin privat me fokus në ofertën e vendit, mbështetje e drejtpërdrejtë dhe mbështetje për likuiditet për  sektorin privat dhe vendet e punës.

Shuma e mbështetjes financiare është 25% nga realizimi i investimit sipas planit investues, por jo më tepër se: 40.000 euro në kundërvlerë në denarë, për subjektet afariste të cilët kanë realizuar të ardhura totale në vitin 2019, jo më të larta se 1.000.000 euro në kundërvlerë në denarë;

100.000 euro në kundërvlerë në denarë për subjektet afariste që kanë realizuar të ardhura  totale në vitin 2019, nga 1.000,001 euro deri më 10.000.000 euro në kundërvlerë në denarë;

140.000 euro në kundërvlerë në denarë për subjekte që kanë realizuar të ardhura totale në vitin 2019 nga 10.000.001 euro deri më 50.000.000 euro në kundërvlerë në denarë.

200.000 euro në kundërvlerë në denarë për subjekte që kanë realizuar të ardhura totale në vitin 2019, nga 10.000.001 euro, më tepër se 50.000.000 euro në kundërvlerë në denarë.

Informacione të hollësishme për dhënien e ndihmës financiare në publik do të paraqiten nga përfaqësues të Qeverisë në ditët e ardhshme.

Në mbledhjen e sotme u miratua Vendimi për aprovimin e mjeteve nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në shumë prej 77.000.000 për Komunën e Kërçovës, për rindërtimin e ndërtesës së Komunës. Për shfrytëzimin e mjeteve, Komuna e Kërçovës është e detyruar të paraqesë raport deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afat prej 15 ditëve nga përfundimi i aktiviteteve.

Në mbledhje gjithashtu u miratua edhe Vendimi për aprovimin e mjeteve nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, 135.000.000 denarë për Qytetin e Shkupit, si ndihmë financiare e pakthyeshme për menaxhim me virusin korona në funksionimin e Ndërmarrjes Publike të Komunikacionit Shkup-Shkup.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot u shqyrtuan dhe u miratuan Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për standardin studentor dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e nxënësit , të propozuara që të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Dy propozim-ligjet, veçmas, kanë të bëjnë me ndryshimet me të cilat rregullohen ndarja e mjeteve konvikteve studentore publike dhe konvikteve studentore shtetërore për pagimin e pagave për  punonjësit në këto konvikte në kushte të jashtëzakonshme Kovid-19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shkencës.  Gjegjësisht, pagat e punonjësve në konviktet studentore publike dhe të nxënësve financohen përmes participimit  që marrin konviktet për student të akomoduar. Me shpalljen e epidemisë për shkak të virusit Kovid-19, një pjesë e madhe e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkollave të mesme organizuan mësim online, për shkak të së cilës një pjesë e madhe e studentëve dhe nxënësve nuk kanë nevojë për akomodim në konvikte studentore dhe të nxënësve dhe në këtë mënyrë janë zvogëluar të ardhurat e konvikteve publike studentore dhe të nxënësve, gjë që rrezikon punën e tyre të përditshme dhe mundësinë për të paguar pagat e punonjësve për shkak të mungesës së mjeteve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për krijimin e Forumit të Prespës për dialog,  për të cilin u  ngarkua Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e të gjitha aktiviteteve për krijimin e Forumit të Prespës për dialog dhe organizimin e Konferencës së Parë Ndërkombëtare me titull Forumi i Prespës për  dialog gjatë vitit 2021.  Forumi paraqet platformë për fqinjësi të mirë dhe zgjidhje të çështjeve të ndërsjella, por gjithashtu edhe një Forum nga i cili do të dalin nisma të reja për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar.  Forumi do të paraqesë një platformë për shkëmbim të mendimeve dhe përvojave ku do të prezantohen ide për zgjidhjen e çështjeve aktuale dhe temave nga konteksti rajonal dhe ndërkombëtar. Forumi, gjithsesi do të shërbejë edhe si mundësi për paraqitjen e arritjeve politike të brendshme dhe të jashtme të vendit tonë dhe përvojën ne saj dhe sfidat e tij në zbatimin e tre marrëveshjeve. Një nga qëllimet e kësaj nisme është që Forumi të bëhet një lloj brendi i cili do të kontribuojë në afirmimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.

Në mbledhjen e 19-të, u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për Propozimin për paraqitjen e kandidaturës për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  me Organizatën për siguri dhe  bashkëpunim në Evropë - OSBE në vitin 2023, me të cilin u ngarkua Ministria e Punëve të Jashtme të dorëzojë kandidaturën për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Takimin e ardhshëm ministror të OSBE-së në Tiranë, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në kuadër të Kryesimit të Shqipërisë, në mënyrë që të merret një vendim formal për kryesimin  dhe të zbatojë aktivitetet e nevojshme diplomatike për të siguruar një vendim pozitiv.

Qeveria e RMV e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për detyrime të ndërmarra (marrëveshje e detyrueshme për furnizim), ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Shoqatës Globale për vaksina (GAVI) (GAVI ALLIANCE), për furnizim të vaksinave për Kovid-19 përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë deri te vaksinat e sigurta dhe efektive për Kovid-19 dhe për sigurimin e garancisë financiare për pagesë dhe e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë të nënshkruajë Marrëveshje pa kryer një nga procedurat e përshkruara në nenin 47 të Ligjit për furnizime publike, duke pasur parasysh se kjo Marrëveshje paraqet një marrëveshje ndërkombëtare me të cilin merren të drejtat dhe detyrimet për vendin tonë në përputhje me Mendimin  e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në rend të ditës së mbledhjes së 19-të u vendosën dhe u shqyrtuan nga ministrat edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje dhe Propozimi për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike. 

Me propozim-zgjidhjen ligjore për ndryshime në Ligjin për kundërvajtje rregullohet rritja e gjobave (deri më 20 herë më të larta se dënimi i rregulluar tani), nga fusha e mjedisit jetësor në përputhje me dënimin e shkaktuar nga ligjet materiale.  Ndryshimet i rregullojnë kundërvajtjet që kanë të bëjnë me mosrespektimin e standardeve të përcaktuara në fushën e mjedisit jetësor, të cilat kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit njerëzor të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.  Harmonizimi i rregulloreve nga fusha e mjedisit jetësor me Ligjin ekzistues do të çojë në uljen e sanksioneve ekzistuese të shkeljeve, ndërsa për shkak të nevojës për rregullimin e standardeve të nevojshme me rregulloret mjedisore, zvogëlimi i sasisë së shkeljeve është shmangur për shakak të nevojës për  të shtrënguar politikën penale në sferën e mjedisit jetësor.

Me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike rregullohen mënyra dhe procedura për sigurimin e mjeteve financiare, disponimi i fondeve për  punën aktuale dhe veprimi i partisë politike, si dhe mënyra e kontrollimit të financimit dhe puna financiare-materiale e partive politike.

 

Në përputhje me Ligjin për financimin e partive politike, përqindja e pagesës së mjeteve është 0,15% nga të ardhurat  themelore të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin aktual. Propozim-ligji është i nevojshëm për shkak të pajtueshmërisë me dekretet e miratuara paraprakisht.

 

Nën pikën e çështjeve kadrovike, me propozim të Komisionit për Emërime, Qeveria në përputhje me mendimin pozitiv të marrë nga Avokati i shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për avokat shtetëror në Avokatinë shtetërore të rajonit të Shkupit i emëroi:

 

1.      Leposava Venoska

2.      Kristina Grozdanoska

3.      Elena Sazdovska

4.      Zemile Kodra

5.      Nedim Ismai
 

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Kumanovës i emëroi:

 

1.      Dragan Jovanovski dhe

2.      Besim Veseli

 

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Ohrit e emëroi:
 

1.      Agron Reçi

Për avokate shtetërore në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Strumicës e emëroi:
 

1.      Tatjana Donkova
 

Për avokate shtetërore në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Gjevgjelisë e emëroi:

 

1.      Mirosllava Panarova

Për avokate shtetërore në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Velesit e emëroi:

 

1.      Valerija Nikollova

Për avokate shtetërore në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Shtipit e emëroi:

 

1.      Biljana Simonova - Taseva

Për avokate shtetërore në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Kavadarit e emëroi:

 

1.      Suzana Kostova-Koceva

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Manastirit e emëroi:

 

1.      Gjoko Talevski

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Prilepit e emëroi:

1.      Kiro Severkoski

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Koçanit e emëroi:

1.      Оllgica Janeva
 

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Tetovës e emëroi:

1.      Fetush Alili
 

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Gostivarit e emëroi:

1.      Ylber Jusufi

Për avokat shtetëror në Avokatinë Shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut për rajonin e Strugës e emëroi:

1.      Katerina Talevska - Skeparoska

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konkludoi t’i rekomandojë Bordit Drejtues të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale ”Makedonija pat”- Shkup ta zgjedh Samka Ibraimovski për u.d. zëvendësdrejtor.

 

Si pikë për informim u shqyrtua se Bordi drejtues i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për dhënien e pëlqimit paraprak, e shkarkoi Jovan Despotovski nga detyre drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

 

Kostadin Petrov e emëroi për u.d. drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik

·Jovan Despotovskin e emëroi për u.d. drejtor i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

·Besnik Elezin e emëroi si u.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

·Tome Spirovskin e shkarkoi nga detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror i Arsimit.

·Ardian Musliun e emëroi për u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

·Qeveria e pranoi dorëheqjen e Jovica Stojanoviq dhe e shkarkoi nga detyra drejtor i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, me kërkesë të tij.

·Qeveria e pranoi dorëheqjen e Marjan Spasovskit dhe e shkarkoi nga detyra drejtor i Burgut Kumanovë me njësi të hapur në Kriva Pallankë, me kërkesë të tij.

·Marjan Spasovskin e emëroi për u.d. drejtor të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.

·Aleksandar Donevin e shkarkoi nga detyra u.d. drejtor në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese Idrizovë, me njësi të hapur në Veles.

·Jovica Stojanoviqin e emëroi si u.d. drejtor në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese Idrizovë, me njësi të hapur në Veles.

·Nenad Cvetkoviqin e emëroi si u.d. drejtor në Burgun Kumanovë me njësi të hapur në Kriva Pallankë.

·Bekim Halimin e shkarkoi nga detyra e Shërbimit për Sistemin Informativ të Gjerë dhe e emëroi Mitko Krstevskin për drejtor të këtij Shërbimi.