Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 21-të e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë të zbatojë procedurë për furnizim publik me teste të shpejta antigjene për nevojat e institucioneve publike shëndetësore dhe se furnizimi do të zbatohet me procedurë të negocimit pa publikim të shpalljes në pajtim me nenin 55 paragrafi (1) pika 6 nga Ligji për furnizimet publike, sipas të cilit kjo procedurë mund të zbatohet “nëse për shkak të urgjencës së skajshme, të shkaktuar si rezultat i ngjarjeve të cilat organi përgjegjës nuk ka mundur t’i parasheh, afatet për procedurat e tjera nuk mund të zbatohen”.
Me qëllim të sigurimit të koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit korona KOVID-19 Qeveria solli konkluzion të parashtrohet kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes, të lejojë sistemim shtesë të personave mjekësorë nga radhët e kësaj Ministrie për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në shtet.
Në bazë të rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e Protokollit për preventivë nga infektimi dhe kontrolli për menaxhim të sigurt me trupat e personave të vdekurve nga KOVID-19.
Qeveria në këtë mbledhje miratoi Vendimin për shpalljen e një pjesë të maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur të kategorisë V - zonë e mbrojtur, për shkak të diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, peizazheve dhe vlerave të tjera, bukurive natyrore, si dhe për të ruajtur bashkëveprimin specifik të njerëzve dhe natyrës. Sipërfaqja e përgjithshme e Zonës së mbrojtur - Malet e Osogovës është 48807.16 hektarë dhe do të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore "Pyjet Nacionale".
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e lokalitetit Studençishko blato si një zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror dhe një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Vodnos rajon i mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur, me të cilën Ministria Mjedisit dhe Ambientit Jetësor do të jenë në gjendje të fillojnë procedurat e shpalljes në përputhje me procedurat ligjore.
Qeveria ka shqyrtuar dhe ka pranuar aplikimin për nominimin e Liqenit të Ohrit për vend në Listën Botërore Ramsar.
Kështu, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Ambientit Jetësor do të mund të fillojnë procedurën dhe të paraqesin aplikacionin për nominimin e Liqenit të Ohrit për vend në Listën Botërore Ramsar në Sekretariatin e Konventës Ramsar deri në fund të këtij viti.
Në lidhje me Informacionin për formimin e Qendrës/ Departamentin për mbështetjen e kompanive maqedonase gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes në strukturën ekzistuese organizative të ministrisë të kyç Qendrën/ Departamentin për mbështetje të kompanive gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s.
Në mënyrë shtesë për këtë çështje Qeveria e ngarkoi Ministrin e Financave të jep pëlqim financiar për punësimin e tre punonjësve administrative në Ministrinë e Mbrojtjes për vende pune lidhur me Qendrën/Departamentin për mbështetje të kompanive gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s, për të cilën tashmë janë siguruar mjete financiare në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes edhe atë për: 1 (një) këshilltar shtetëror, 1 (një) këshilltar dhe 1 (një) bashkëpunëtor
Ministria e Mbrojtjes është e ngarkuar që ta njoftojë Qeverinë për progresin e arritur për formimin e Qendrës/Departamentit për mbështetjen e kompanive të Maqedonisë së Veriut gjatë paraqitjes në tregun e NATO-s.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi tekstin e Propozim Ligjit për Huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me një hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bazë të Marrëveshjes së huas për financimin e projektit "Vendosje e transportit të shpejt me autobus në Qytetin e Shkupit".
Projekti "Vendosje e transportit të shpejt me autobus në Qytetin e Shkupit" përfshin krijimin e dy linjave për transport të shpejtë me autobus me korridore të rezervuara vetëm për autobusët, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të transportit të udhëtarëve në drejtimin "lindje-qendër-perëndim" dhe " jug-qendër-veri ”, për të zvogëluar kohëzgjatjen e transportit të udhëtarëve, qasje dhe përdorim më të mirë të shërbimeve të transportit dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit.
Qeveria sot miratoi Vendimin për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, me të cilin ndahen 120,000,000 denarë për Qytetin e Shkupit, si ndihmë financiare të pakthyeshme për rindërtimin e Sallës Universale - Shkup.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në këtë mbledhje u përcaktua Propozim Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen Sociale për të lehtësuar dhe për të thjeshtuar qasjen në të drejtën e ndihmës minimale të garantuar për personat / familjet në raste emergjente në një gjendje krize (kur është vërtetuar ekzistimi i gjendjes së krizës, epidemisë së shpallur, gjegjësisht pandemisë, zjarre, përmbytje ose katastrofa të tjera të mëdha natyrore).
Sipas dinamikës së kërkesave të paraqitura dhe kohëzgjatjes së pandemisë në periudhën e ardhshme, këto lehtësime pritet të mbulojnë rreth 5000 familje të reja në 2021.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rregullimin e kompensimit të pagave për paaftësi të përkohshme për punë të punonjësve të infektuar me KOVID-19 (virus korona), punonjësve që janë në izolim për të parandaluar infektimin, por janë asimptomatik dhe punonjësve të cilët kanë pasur kontakt me persona të infektuar dhe janë në vet-izolim.
Në konkluzionin e dytë të kësaj pike thuhet se shuma e kompensimit për paaftësinë e përkohshme për punën e punonjësve në ministri dhe organe të administratës shtetërore, organizata të themeluara me ligj, organe të tjera shtetërore, persona juridikë dhe fizikë që me ligj u është besuar të kryejnë autorizime publike, si dhe komunat, qyteti i Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, të infektuar me KOVID-19 (virus korona), punonjës të cilët janë në izolim për të parandaluar infeksionin, por janë asimptomatik (dmth. nuk kanë shenja të sëmundjes) për të cilët është konstatuar se janë të sëmurë me KOVID-19, do të llogaritet dhe do të paguhet në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive.
Sipas konkluzioneve, rekomandohet shuma e kompensimit të pagës për ndalimin e përkohshme për punë të punonjësve të sëmurë nga KOVID-19, punonjës që janë në izolim për të parandaluar infeksionin, por janë asimptomatikë (dmth. Nuk kanë shenja të sëmundjes), dhe për të cilët është konstatuar se janë të sëmur me KOVID-19 dhe janë të punësuar në sektorin privat, të llogariten dhe të paguhen në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive.
Shuma e kompensimit të pagës për paaftësi të përkohshme për punë të punonjësve që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, e të cilët janë të punësuar në ministri dhe organe të administratës shtetërore, organizata të përcaktuara me ligj, organe të tjera shtetërore, persona juridikë dhe fizikë të cilëve me ligj i është besuar të kryejë autorizime publike, si dhe komunave, qytetit të Shkupit dhe komunave të qytetit të Shkupit dhe janë në vet-izolim, të llogaritet dhe të paguhet në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive.
Me konkluzion të Qeverisë për këtë pikë, rekomandohet që shuma e kompensimit të pagës për paaftësinë e përkohshme për punë të punonjësve të cilët kanë pasur kontakte me persona të infektuar, e të cilët janë të punësuar në sektorin privat dhe janë në vetë-izolim, të llogaritet dhe të paguhet në përputhje me ligjin dhe marrëveshja kolektive.
Në këtë mbledhje është përcaktua edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, me qëllim që të vazhdojnë të vlejnë vendimet e miratuara me Dekrete me fuqi ligjore, si dhe për shkak të formimit të Komisionit nacional për imunizim.
Komisioni nacional për imunizim do ta propozojë Programin për imunizim që e miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me plan dhe aktivitete për koordinim të punës së të gjitha subjekteve të përfshira në shpërndarjen e vaksinave dhe zbatimin e imunizimit.
Komisioni nacional për imunizim do ta ndjekë gjendjen e përgjithshme me imunizimin, përfshirjen e saj, cilësinë e vaksinave dhe reagimet e padëshiruara nga vaksinat, do të kryejë njohje të punonjësve shëndetësorë dhe opinionit për nevojat dhe përparësitë e imunizimit dhe do ta ndjekë rregulloret në sferën e imunizimit dhe implementimit të tij, si dhe rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë.
Qeveria e konfirmoi edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurimin shëndetësor me të cilin do të vazhdohet zbatimi, përshkrimi dhe dhënia e recetave në formë elektronike edhe pas skadimit të 31 dhjetorit 2020 dhe rregullohen edhe çështje të tjera nga të drejtat e qytetarëve për mbrojtje shëndetësore.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë sot është konfirmuar edhe teksti i propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria e rrezatimit, me të cilin do të rregullohet veprimi me materiale radioaktive dhe bërthamore, menaxhimi i sigurt me mbeturinat radioaktive dhe burime të shfrytëzuara të mbyllura radioaktive dhe me të cilin emërohet Instituti për Shëndet Publik si operator për deponim të mbeturinave radioaktive.
Në këtë mbledhje, Qeveria mori vendime për të emëruar drejtorë, ushtrues detyre drejtorë dhe anëtarë të bordeve të drejtorëve të disa ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, anëtarë të komisioneve, si dhe çështje të tjera të kuadrove.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese ua përcjellim listën e miratuar të ndryshimeve të kuadrove në komisionin qeveritar për emërime:
1. Ta shkarkojë Bejnaz Arifin nga detyra anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit SHA - Shkup, në pronësi të shtetit dhe për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit SHA - Shkup, në pronësi të shtetit, të emërojë Skender Mehmetin.
2. Qeveria të pranojë dorëheqjen e prof. dr. Jasmina Delçeva Dizdareviq dhe ta shkarkojë atë nga pozita e anëtarit të Komisionit nacional për librat.
3. Qeveria të pranojë dorëheqjen e Dejan Ampev dhe ta shkarkojë atë nga detyra ushtrues detyre zëvendës koordinator i Qendrës Nacionale të Koordinimit për Menaxhimin e Kufirit me kërkesën e tij.
4. Qeveria pranoi dorëheqjen e Musa Ibraimit dhe e shkarkoi nga detyra zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme.
5. Ta emërojë Arben Qerimin, për ushtrues detyre në Drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme.
6. Qeveria pranoi dorëheqjen e Zeqir Jakuposkit që ta shkarkojë nga detyra ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Qendrës së Menaxhimit me Kriza.
7. Ta emëroj Ekrem Zendelin, për ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave.
8. Të emëroj Nazim Sulejmanin për avokat i shtetitk në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zonën e Kërçovës.
9. Të emëroj Avdil Jonuzi për Avokat të Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zonën e Qytetit të Shkupit.
10. Në përputhje me nenin 23 paragrafi 1 rreshti 3 dhe paragrafi 2 të Ligjit për Avokaturën e Shtetit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 87/2007 dhe 104/2015) për të përcaktuar ndërprerjen e funksionit Avokat i Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Veriut Maqedonia për rajonin e Tetovës, për shkak të përmbushjes së kushteve për fitimin e së drejtës për pension pleqërie, që nga 24.12.2020.
11. Qeveria miratoi një Propozim Vendim për thirrje për emërim të Avokatit të Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë Veriore për rajonin e Tetovës.
12. Ta emërojë Seadet Jusufin për anëtar të Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim dhe Aftësim Profesional përfaqësues i Qendrës për Arsim dhe Aftësim Profesional.
13. Ta shkarkojë Olimpija Hristova Zaevskën nga detyra e anëtarit të Bordit Menaxhues të Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial dhe ta emërojë Shyrete Elezin si anëtare.
14. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konkluzion që t'i rekomandojë Bordit Menaxhues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Kullotave - Shkup, të zgjedhë Violeta Ilievska si ushtrues detyre zëvendësdrejtor.
15. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konkluzion që t'i rekomandojë Bordit Menaxhues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" - Shkup, për ta emëruar ushtrues detyre zëvendësdrejtor Brahim Ajvazi.
16. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konkluzion t'i rekomandojë Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike për Hekurudhat e Infrastrukturës Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë Veriore - Shkup që ta emërojë atë për ushtrues detyre drejtor Hari Lokvenencin.