Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 26-të i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Programit për imunizimin e detyrueshëm të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, i cili konfirmon qëllimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë pjesë në COVAX Facility për blerjen e 833.000 doza të vaksinave për Kovid-19.
Programi do të realizohet në kuadër të mjeteve të aprovuara në lartësi prej 487.900.00 denarë, nga të cilat 69.722.000.00 denarë janë paraparë për pagesë me avans të vaksinave kundër Kovid-19.
Në mbledhjen e sotme u miratua Vendimi për dhënien e pëlqimit për pranimin e ofertës përfundimtare të Halkbank SHA Shkup për lidhjen e Marrëveshjes për bashkëpunim me SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” dhe e miratoi Marrëveshjen për përcaktimin e lartësisë së kompensimeve për kryerjen e shërbimeve në SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup në emër dhe në llogari të Hallkbank SHA Shkup.
Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në cilësinë e Kuvendit të aksionarëve të Shoqatës së aksionarëve për komunikacionin postar “Postat e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore – Shkup, e pranoi si më të favorshme ofertën e Hallkbank SHA Shkup në përputhje me dy kriteret e miratuara për vlerësimin e ofertës, në aspekt të afatit për fillimin e implementimit të kontratës prej 2 muajve, si dhe në aspektin e përqindjes për ndarjen e të ardhurave në vlerë prej 71% për “Postat e Maqedonisë së Veriut” me 29% për Hallkban Sha Shkup.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për gjendjen financiare të SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” Shkup në kushte të pandemisë me Kovid-19 dhe ndalimin e shërbimeve financiare për shkak të falimentimit të Bankës Eurostandard ShA Shkup dhe solli Vendim për aprovimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 dhe miratoi Vendimin për aprovimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 ekskluzivisht për qëllimin për të cilin ato ndahen, gjegjësisht për shkak të pagimit të pagave të punonjësve.
Qeveria sot solli konkluzion për të ngarkuar SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut për të filluar një procedurë për hartimin e një studimi fizibiliti për partneritet publik – privat (PPP) ose për shitje të TEC Negotino, si dhe për të kryer një procedurë për zgjidhjen e një këshilltari të transaksionit për vlerësim në procedurën për të shprehur qëllimin e ndërtimit të HEC Çebren.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për zbatimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, dhe miratoi konkluzione dhe përgjegjësi të duhura për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Mjedisit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor për zbatimin e papenguar të dispozitave të Planit.
Qeveria i sugjeron Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Institucionit Nacional - Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Muzeun-Ohër, deri në miratimin e planeve të reja të hollësishme urbane për rajonin e Ohrit të cilat do të harmonizohen me Planin për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit (2020-2029), kushtet për ndërtimin e objekteve duhet të përmbajnë masa mbrojtëse dhe konservuese, të cilat i përcakton Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa i përpilon IN-Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu-Ohër.
Qeveria u sugjeron komunave Ohër, Strugë dhe Debërc, kur lëshojnë miratime për ndërtimin e objekteve të shpallin kushtet në përputhje me Planin për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit (2020-2029) për përmbushjen e detyrueshme të kushteve të konservatore- mbrojtëse, të cilat i lëshon Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa i përgatit IN-Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Muzeu-Ohër.
Në mbledhjen e sotme, u përcaktuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor, Ligjit për shtigjet malore, Ligjit për mjedisin jetësor, Ligjit për mbrojtjen e natyrës, Ligjit për kualitetin e ajrit të ambientit, Ligjit për kontrollin e emetimeve nga përbërja organike të paqëndrueshme gjatë përdorimit të benzinës, Ligjit për ujin dhe Ligjit për organizmat e modifikuar gjenerike.
Si propozime për ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve, propozohen ndëshkime të rritura për kundërvajtje me qëllim që të parandalohen shkeljet serioze të zgjidhjeve ligjore për këto aspekte të mbrojtjes së mjedisit.
Në mënyrë plotësuese me ndryshimet dhe plotësimet që propozohen në Ligjin për kualitetin e ajrit të ambientit për efikasitet më të madh të masave që dalin nga Ligji, sqarojnë kompetencat dhe procedurat për përgatitjen dhe miratimin e planeve të kualitetit së ajrit dhe planeve të veprimit afatshkurtra dhe përcaktojnë kriteret për cilat njësi të vetëqeverisjes lokale janë të detyruara të përgatisin dhe zbatojnë plane të tilla.
Gjithashtu, ndryshimet dhe plotësimet në Ligj përcaktojnë kompetencat e organeve të caktuara të administratës shtetërore në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin e disa masave afatshkurtra për përmirësimin e kualitetit të ajrit kur tejkalojnë pragun e alarmit. Në mënyrë plotësuese, jepen autorizime inspektorateve e tjera shtetërore të mbikëqyrin zbatimin e masave afatshkurtra të përmirësimit të kualitetit të ajrit.
Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mjedisin jetësor rregullojnë përshkrimin e dispozitave me të cilat përcaktohen zonat e ndotura, si dhe krijimin e një baze ligjore për miratimin e një metodologjie për identifikimin e zonave të ndotura, gjegjësisht vendosjen e dispozitave që rregullojnë trajtimin e zonave të ndotura dhe rregullojnë financimin e mjedisit jetësor.
Ministrat në Qeveri sot shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për listën e dokumenteve dhe informacioneve që poseduesit e informacionit janë të detyruar të botojnë në faqet e tyre të internetit, dhe miratuan konkluzion me të cilin ministritë, organet në përbërje të ministrive, organet e pavarura të administratës shtetërore, organet e pavarura shtetërore të cilat përgjigjen para Qeverisë, ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, si dhe poseduesit e tjerë të informacioneve përgjegjës ndaj Qeverisë, në afat prej 30 ditëve nga miratimi i këtij informacioni në faqet e tyre të internetit të publikojnë dokumentet dhe informacionin e dhëna në nenin 10 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Qeveria u rekomandon komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave në Qytetin e Shkupit, si dhe poseduesve të informacioneve të themeluara prej tyre brenda 30 ditësh të publikojnë në faqet e tyre të internetit dokumentet dhe informacionet e parashikuara në nenin 10 të Ligjit për qasje të lirë për informacione me karakter publik.
Në mënyrë plotësuese, Qeveria informon komunat, si dhe poseduesit e informacioneve të themeluara prej tyre, se realizimi i të gjitha projekteve të reja kapitale për vitin 2021 për zhvillim lokal nga Buxheti qendror, investimet kapitale për zhvillimin lokal nga programi TAV, pastaj projektet për zhvillim lokal nga programet e Bankës Botërore, dhe Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe programet e efikasitetit të energjisë të destinuara për njësitë e vetëqeverisjes lokale do të kushtëzohen nga zbatimi i plotë i rekomandimeve në përputhje me politikat e Qeverisë për transparencë dhe në përputhje me detyrimet e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Sot, Qeveria miratoi tekstin e Propozim ligjit për zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake.
Me këtë Ligj rregullohen kushtet për kryerjen e zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të mallrave ushtarake, si veprimtari me interes për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozim ligji i përcakton kushtet dhe procedurën për marrjen e pëlqimit për zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, lejet dhe certifikata për zbatimin e programit të pajtueshmërisë së brendshme, detyrimet e personave të përfshirë në zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, kompetencat e organeve të përfshira në procedurat në lidhje me zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të mallrave ushtarake.
Në këtë mbledhje, Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim ligjit për marrjen në punë të nëpunësve administrativë të punësuar përmes Programit për përfaqësim adekuat dhe të drejtë.
Qëllimi i këtij ligji është që të sistemohen nëpunësit administrativë të pa sistemuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, të punësuar përmes këtij programi në organet shtetërore dhe të qeverisjes lokale dhe organet e tjera shtetërore të themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe në institucionet që kryejnë veprimtari. në fushën e arsimit, shkencës, shëndetit, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sporteve, si dhe në aktivitete të tjera me interes publik të përcaktuara me ligj, dhe të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore.
Në përputhje me ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në mbledhjen e sotme u miratua Vendimi për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e shumës maksimale të huazimit në neto përmes emetimit të letrave shtetërore me vlerë në tregun e brendshëm financiar në vitin 2020, në përputhje të të cilit shuma maksimale e huazimit në neto përmes emetimit të letrave shtetërore me vlerë në vitin 2020 arrin në 21,525,000,000.00 denarë.
Këto fonde do të përdoren për të financuar nevojat në vitin aktual 2020, si dhe për financim të pjesshëm në vitin 2021.
Në mbledhjen e sotme të 26-të, Qeveria e miratoi tekstin e Propozim ligjit për lobim në përputhje me rekomandimet e GRECO me qëllim që të prezantojë rregulla për marrëdhëniet e deputetëve me lobistët dhe palët e treta që kërkojnë të ndikojnë në procesin legjislativ.
Në këtë mbledhje, u morën edhe vendimet për shpërndarjen e pajisjeve të siguruara për zjarrfikje në komunat e Qytetit të Shkupit, Manastirit, Kumanovës, Tetovës, Prilepit, Velesit, Kavadarcit, Gjevgjelisë, Strumicës, Kërçovës, Ohrit, Koçanit, Stipit dhe Gostivarit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët qeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës të planifikuar për 25 janar 2021 në Shkup, dhe i ngarkoi të gjitha ministritë nderi te Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në afat prej 5 ditësh të paraqesin propozime për çështje të mundshme, tema diskutimi, marrëveshje dhe memorandume që do të jenë në rendin e ditës për nënshkrimin e kësaj mbledhje të përbashkët qeveritare.
Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria sot miratoi Protokollin për dhënien e provimit profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në kushtet e KOVID-19.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ju përcjellim vendimet për vendimet e personelit në përputhje me propozimin e komisionit qeveritar për çështjet e kuadrit:
- Marko Gjorgievski u hoq nga detyra si anëtar i pavarur dhe jo-ekzekutiv i Këshillit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për kryerjen e aktiviteteve të energjisë BURIMET NACIONALE TË ENERGJISË Shkup në pronësi shtetërore.
- Në vend të Dr. Dragi Rashkovskit, në Këshillin për reforma të administratës publike emërohet Muhamed Zeqiri, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
- Qeveria u informua për dorëheqjen e Dario Nikollovskit nga detyra drejtori i Konviktit Shtetëror të Studentëve "Shkup" në Shkup dhe konkludoi që t'i rekomandojë Këshillit menaxhues të Konviktit Shtetëror të Studentëve "Shkup" në Shkup, ushtrues i detyrës drejtor i Konviktit Shtetëror të Studentëve "Shkup nga Shkupi, të emërojë Viktor Velevskin.
- Qeveria pranoi informacionin e Këshillit drejtues të Agjencisë Nacionale të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë për emërimin e Marko Gjorgievski ushtrues detyre drejtori i Agjencisë Nacionale të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë deri në zgjedhjen e drejtorit, dhe në maksimum prej gjashtë muajsh.
- Dr. Darko Danev, u shkarkua nga detyra anëtar i Këshillit të Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup si përfaqësues i universiteteve me kërkesë të tij.
- Zoran Stojanovski u shkarkua nga detyra drejtor i Institucionit Përmirësues Arsimor Tetovë, me kërkesë të tij.
- Daniel Antovski u emërua ushtrues detyre drejtor i Institucionit Përmirësues Arsimor Tetovë.