Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa me synim, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje nga Kovid-19, sipas të cilëve kufizohet puna e objekteve gastronomike dhe në vend deri në orën 21 do të jetë deri në orën 18, përveç për objektet gastronomike të cilët realizojnë shitje në mënyrë alternative (porosi online, porosi telefonike e të tjera) dhe të bëjnë dorëzim ose mundësojnë marrje të pavarur të porosisë jashtë nga objekti gastronomik (përmes banakut).
Në mënyrë plotësuese, puna e objekteve gastronomike deri në orën 18, të kryhet në kuadër të protokolleve tani më të miratuara. Kjo masë do të fillojë të zbatohet nga 18 dhjetor 2020 deri më 21 janar 2021.
Qeveria e pranoi rekomandimin që të ndalohet organizimi i mbajtjes së çdo lloji i festimeve të Vitit të Ri dhe festimeve të festave fetare, si dhe ndalimi i organizimeve të Vitit të Ri në hapësirë të hapur dhe të mbyllur në organizim të personave fizikë dhe juridikë, duke përfshirë edhe institucionet publike dhe në këtë drejtim u sugjerohet komunave, si dhe të gjithë organizatave të themeluara nga vetëqeverisja lokale, se ndalohet çdo lloj grumbullimi në grupe dhe organizimi i festimeve me rastin e Vitit të Ri dhe festave fetare dhe përderisa të njëjtit tanimë kanë të organizuar, të heqin dorë.
Në këto masa është përfshirë edhe ndalimi për hotelet për organizimin e festimeve me rastin e festave të Vitit të Ri dhe festave fetare dhe përderisa të njëjtit tanimë kanë organizuar festime të Vitit të Ri , t’i anulojnë dhe funksionimi i hoteleve të jetë në kuadër të protokolleve për punë.
Në objektet hotelerike (hotele, motele, bujtina, e të tjera) në restorantet e tyre kufizohet orari i punës deri në orën 21 i dhe të punojnë ekskluzivisht për mysafirët të cilët kanë rezervuar dhe atë vetëm gjatë shërbimit të vakteve dhe kufizohet orari i punës në kafenetë dhe baret në objektet hotelerike deri në orën 18.
Me këto masa shtesë, Qeveria u sugjeron bashkësive fetare për ndalimin e organizimit dhe mbledhjes në grupe në dhe rreth objekteve fetare, me rastin e festave fetare, duke përfshire edhe rekomandimet për festime në shtëpi, në vikend shtëpitë dhe nëpër objekte të ndryshme në lokacione turistike në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut.
Masat e reja përfshijnë ndalimin për dhënie me qira të vikend shtëpive dhe kapaciteteve të tjera turistike për akomodim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbledhje në grupe dhe organizim të festimeve me rastin e festave të Vitit të Ri dhe festave fetare, përveç për dhënie me qira të personave nga e njëjta familje.
Për zbatimin e suksesshëm të masave Qeveria rekomandon kontrolle të përforcuara dhe mbikëqyrje inspektuese nga ana e zyrtarëve të policisë dhe inspektorateve kompetente për respektimin dhe zbatimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19, në periudhën e ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare të cilat do të fillojnë të zbatohen prej 18 dhjetor 2020 deri më 20 janar 2021.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vaksinim kundër Kovid-19 e cila i përfshin gatishmërinë e sistemit, rolin e UNICEF-it si Koordinator i furnizimit në mekanizmin COVAX, negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesit dhe me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së.
Në lidhje me këtë pikë Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë të njoftojë Shoqatën Globale për vaksina (GAVI) dhe UNICEF (përmes përfaqësuesit të UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës Rajonale të UNICEF-it në Gjenevë) se Qeveria e Republikës solli vendim që shërbimet në lidhje me furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19 në kuadër të mekanizmit COVAX në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryhen përmes UNICEF-it, në bazë të mendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Byrosë për Furnizime Publike se një pjesëmarrje e tillë e UNICEF-it është e mundur në përputhje të Memorandumit për Mirëkuptim nëpërmjet UNICEF-it dhe vendit tonë nga viti 2005.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e shqyrtoi informacionin dhe solli vendim për fillimin e procedurës për dhënie të kontratave për vendosjen e partneritetit publik privat për vendosjen e një sistemi elektronik për ndjekjen e mallrave me akcizë.
Me këtë vendim janë të ngarkuar Zyra e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kabineti i Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Ministria e Financave, Drejtoria Doganore, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe të gjithë ministritë agjencitë dhe inspektoratet, duke përfshirë edhe odat përkatëse, në afat prej tre ditësh të emërojnë nga një anëtar dhe zëvendës anëtar në Komisionin i cilinë në afat prej 60 ditësh duhet të dorëzojë propozim akte ligjore (ligjore dhe nënligjore) për funksionimin e Sistemit elektronik për ndjekjen e mallrave me akcizë (trak and trace), si dhe për procedurën për vendosjen e partneritetit privat publik.
Në pajtim me informacionin, Menaxhimi i këtij sistemi është tërësisht në kompetencë të Drejtorisë Doganore në mënyrë që të sigurohen shërbime për dizajnimin, financimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi të integruar për menaxhimin, monitorimin dhe ndjekje të mallrave me akcizë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për mundësinë e zgjidhjes miqësore të 9 (nëntë) lëndëve kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDNJ) që kanë të bëjnë me procedurat penale në vazhdim në lidhje me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve, dhe e ngarkoi agjentin qeveritar të informojë GJEDNJ se Qeveria nuk do të pranojë mundësinë e një marrëveshje në të gjitha 9 lëndët për të cilat udhëhiqen procese penale në lidhje me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve.
Në shpjegimin në lidhje me këtë informacion theksohet se Qeveria është e detyruar të paraqesë të gjitha argumentet para GJEDNJ dhe t’i japë gjykatës së Strasburgut të vlerësojë në mënyrë të duhur çështjet dhe se nuk është e gatshme të tërhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës, përgjegjësisë dhe mosndëshkimit , me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar dhe të plotfuqishëm.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria, me propozimin e Komisionit për emërime, pranoi vendimet e mëposhtme të kuadrit:
- Dragi Çavdarov u zgjodh si anëtar i pavarur dhe jo-ekzekutiv i Këshillit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për kryerjen e aktiviteteve të energjisë BURIMET NACIONALE TË ENERGJIS Shkup në pronësi të shtetit;
- Nikollçe Babovski u shkarkua nga pozita e Drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe u emërua për ushtrues i detyrës drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës të Republikës së Maqedonisë Veriore
- Nikica Baçovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
- Zoran Atanasov u shkarkua nga detyra drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës të Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
- Bojan Lazarevski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Agjencisë së Filmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- Esad Rahiq u shkarkua nga detyra ushtrues detyre drejtor i Burgjeve në Burgun e Shkupit dhe u zgjodh drejtuaes i Ndërmarrjes Tregtare Naftovod SHPKNJ Shkup;
- Filip Andov është emëruar ushtrues detyre drejtor i Burgjeve në Burgun e Shkupit
- Menfi Iljazi u shkarkua nga detyra drejtor i Drejtorisë për Afirmimin dhe Promovimin e Kulturës së Anëtarëve të Komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tij, dhe u emërua ushtrues i detyrës zëvendës koordinator i Qendrës Nacionale Koordinuese për Menaxhim me Kufinjtë.
- Admir Ujkanoviq është emëruar drejtor i Drejtorisë për Afirmimin dhe Promovimin e Kulturës të Anëtareve të Komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Zoran Isajlovski u tërhoq nga pozita e drejtuesit të Naftovod SHPKNJ Shkup.
- Fatmir Idrizi u emërua zëvendës drejtor në Komisionin për Marrëdhëniet me Komunitetet dhe Grupet Fetare.
Qeveria e pranoi informacionin për dorëheqjen e Zoran Gjorgjiev, nga detyra drejtor i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore "Pyjet Kombëtare" - Shkup, dhe përfundoi që t'i rekomandojë Këshillit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore "Pyjet Kombëtare" - Shkup të emërojë Julijana Nikolovën ushtruese të detyrës drejtoreshë e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore "Pyjet Kombëtare" - Shkup.
Qeveria konkludoi t'i rekomandojë Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike Sistemi Kolektor, që për ushtrues detyre zëvendës drejtor të caktojë Faton Polozanin.
Qeveria konkludoi t'i rekomandojë Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Nacional, për ushtrues detyre zëvendës drejtor të emërojë Muhamet Curin.
Me propozim të Komisionit për emërime të Qeverisë, në bazë të vlerësimit të aplikimeve nga thirrja publike dhe në bazë të programeve të punës, Qeveria pranoi:
- Sanja Lukarevska të emërohet drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike, organ në kuadër të Ministrisë së Financave.
- Ilmi Selami të emërohet zëvendës drejtor i Entit Shtetërore të Statistikave.
- Jovan Despotovski të emërohet drejtor i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial.
- Jovica Stojanoviq të emërohet drejtor i INP Burgu në Idrizovë.
- Marjan Spasovski të emërohet drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.
- Ardian Musliu të emërohet drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, organ në përbërje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.