Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 36-të solli vendim për heqjen e ndalimit për fluturime ajrore nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili vlente deri në fund të vitit 2020, si dhe masa e detyrueshme për vet izolimin e udhëtarëve që vijnë nga këto destinacione në afat prej 14-të ditëve.
Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Vendimin për emetimin e nëntëmbëdhjetë të obligacioneve për denacionalizim në lartësi prej 11.500.000 euro për realizimin e gjithsej 800 vendimeve për denacionalizim të cilat janë të plotfuqishme në periudhën nga 01.01.2019 deri më 31.12.2019 të cilëve u sigurohet e drejta e kompensimit në formën e obligacioneve.
Obligacionet për denacionalizim lëshohen me afat për dorëzim prej 10 viteve dhe me normë interesi 2% në vit. Pagesa e obligacioneve bëhet një herë në vit më 1 qershor çdo vit, ndërsa pagesa e obligacioneve për denacionalizim nga emetimi i nëntëmbëdhjetë do të fillojë nga viti 2021.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin për garanci të harmonizuar midis Shoqatës globale të vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE) si shfrytëzues i garancisë dhe Bankës Komerciale për garanci financiare në shumën prej 7,457,140 dollarë amerikanë për furnizimin e vaksinave përmes sistemit KOVAKS dhe autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Dr. Venko Filipce në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruajë tekstin e garancisë.
Me konkluzion në lidhje me informacionin, Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes për lëshimin e garancisë me pagesë devizore me kapacitetin e një dokumenti ekzekutiv që do të lidhet midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Komerciale për të siguruar garancinë financiare dhe e autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Dr. Venko Filipce në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruajë Marrëveshjen.