Qeveria e mbajti mbledhjen e 39-të: U miratuan programe për punën e më shumë ndërmarrjeve publike, agjencive, organeve drejtuese të pavarura dhe organizata drejtuese, sipas mjeteve buxhetore për këtë vit

Qeveria e Maqedonisë së Veriu e mbajti mbledhjen e 39-të, kushtuar informacioneve për programet dhe planet vjetore për punë të më shumë ndërmarrjeve publike, agjencive, organeve drejtuese të pavarura dhe organizata drejtuese, në bazë të mjeteve buxhetore të parapara për vitin 2021 dhe planin për racionalizim.

Në këtë mbledhje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i informoi anëtarët e Qeverisë për furnizim me vaksinat mPHA kundër Covid – 19 nga prodhuesi Pfizer, përkatësisht informoi vazhdimin e kontakteve intensive për furnizim dhe porosi të kësaj vaksine, përfshirë edhe aspektet e procedurës për furnizim që duhet të zbatohet, si dhe aspektet e regjistrimit të vaksinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u shqyrtua dhe u miratua programi për promovim të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe nxitjes së efikasitetit energjetike në amvisëritë për vitin 2021. Sipas të njëjtit, janë parashikuar mjete nga pjesa e parë e këtij programi në shumë prej 52.000.000,00 denarë, për tu shfrytëzuar për këto masa.

1. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për sistemet e kolektorëve diellore të blera dhe të montuara

për amvisëri deri në 30%, por jo më shumë se 10,000 denarë për familje për vitin 2021, në shumë

totale prej 6,000,000 denarë;

2. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për sistemet e kolektorëve diellorë të blera dhe të montuara

për amvisëri deri në 70%, por jo më shumë se 15,000 denarë për familje për vitin 2021, në shumën totale prej 2,000,000 denarë për njerëzit me të ardhura të ulëta;

3. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për dritare PVC ose alumini të blera dhe të montuara në

amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri për vitin 2021, në vlerë totale prej

19,000,000 denarë;

4. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për dritare PVC ose alumini të blera dhe të montuara në

amvisëri deri në 70%, por jo më shumë se 25,000 denarë për amvisëri për vitin 2021, në shumë totale

prej 3,000,000 denarë për kategorinë e personave me të ardhura të ulëta;

5. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e shporetëve me peleta në amvisëri

deri në 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri për vitin 2021, në shumën totale prej

11,000,000 denarë;

6. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për blerjen e shoporetëve me peleta për amvisëri deri në 70%, por jo më shumë se 25,000 denarë për amvisëri për vitin 2021, në shumën totale prej 3,000,000 denarë për kategorinë e personave me të ardhura të ulëta.

7. Kompensim i një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kW për konsum personal për amvisëritë, për vendosje në të cilën ai ka të drejtën e pronësisë ose përdorimit, deri në 30%, por jo më shumë se 62,000 denarë për familje për vitin 2021, në vlerë totale prej 8.000.000 denarë.

 

Shfrytëzuesit e këtij programi në kategorinë e njerëzve me të ardhura të ulëta janë:

a) personat me të ardhura të ulëta të cilët janë të punësuar ose njëri nga bashkëshortët të jetë i punësuar dhe të ardhurat e tyre mujore në familje nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 30,000.00 denarë.

b) personat me të ardhura të ulëta që janë në pension ose njëri nga bashkëshortët është në pension dhe

të ardhurat e tyre mujore në familje nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 20,000.00 denarë;

c) konsumatorë të prekshëm siç përcaktohet në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të prekshëm

të energjisë për 2021.

Kompensimi i një pjese të fondeve nga pjesa II e këtij Programi do të realizohet nga personat të cilët nuk kanë përdorur fonde nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për masat e renditura në pjesën II të këtij programi.

 

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Çrogrami për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe programit për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave të mesme për vitin 2021 me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

Në pajtim me Programet, është planifikuar të shpërndahen fonde për ndërtime dhe rikonstruime, mbikëqyrje eksperte teknike në procesin e aktiviteteve të ndërtimit, sigurimi i dokumentacionit teknik, të dhëna dhe shërbime nga institucionet publike dhe fondeve për punë të paparashikuara dhe teprica për ndërtesat shkollore për shkollat ​​fillore dhe të mesme, në kuadër të fondeve të parashikuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë vit.

Për Programin i cili ka të bëjë me shkollat fillore, janë planifikuar mjete për realizim në vlerë totale prej 328,080,000 denarë, të cilat, ndër të tjera, i referohen ndërtimit të shkollave të reja në fshatrat Batincë, Reçicë e Vogël, Vizbeg, Bllacë e Poshtme, Komuna e Çairit- Shkup, si dhe rikonstruimin, mbindërtimi dhe ndërtimin shtesë të objekteve ekzistuese shkollore, me dokumentacion teknik të përgatitur.

Lidhur me Programin për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave të mesme, për vitin 2021 janë planifikuar mjete për realizim në shumë totale prej 19.700.000 denarë, të cilat do të shpërndahen për rikonstruim, ndërtim dhe përgatitje të dokumentacionit profesional për më shumë

shkolla të mesme në Tetovë, Prilep, Sveti Nikollë dhe Shtip.

Qeveria gjithashtu miratoi Strategjinë Nacionale për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për periudhën nga

Viti 2021 deri në vitin 2027, pasi shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi Propozim- strategjinë nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Nga kjo sferë, u miratuan programet për vitin 2021 edhe atë:  për zhvillimin dhe avancimin e gjuetisë dhe për rruajtjen dhe mbrojtjen e kafshëve të egra në repro-qendrat, për kryerjen e monitorimit në fushën e prodhimit, përpunimit, magazinimit, shpërndarjes, mbledhjes dhe menaxhimit të plehrave, biostimulatorët dhe përmirësuesit e vetive të tokës, si dhe kontrolli i cilësisë së plehrave, stimuluesve të biostimulatorëve dhe përmirësuesve të vetive të tokës për 2021.

Gjatë kësaj mbledhje, anëtarët e Qeverisë shqyrtuan dhe miratuan:

- Informacionin lidhur me Projekt-programin vjetor të punës dhe Propozim- planin vjetor financiar për vitin 2021 dhe Informacionin mbi Propozim-programin afatmesëm për punën e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për vitin 2021-2023 të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, përmes së cilës mori vendimet për dhënien e pëlqimit për to.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillimin e realizimit të projektit: Ndërtimi i një dige

argjinature me objekte shoqëruese “Otinja” Komuna e Shtipit, me të cilën dha pëlqimin për marrjen e detyrimeve në programet e përfshira në pjesën e zhvillimit të Buxhetit, për të cilën pagesa është përdorimi i domosdoshëm i mjeteve buxhetore në vitet 2021, 2022 dhe 2023 të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, për ndërtimin e digës së argjinaturës me objekte shoqëruese “Otinja”, Komuna e Shtipit, në vlerë totale prej 460 milion denarë me TVSH, me dinamikën e pagesës edhe atë:

 

• 2021 - fonde në vlerë prej 160 milion denarë përfshirë TVSH-në;

• 2022 - fonde në vlerë prej 150 milion denarë përfshirë TVSH-në; dhe

• 2023 - fonde në vlerë prej 150 milion denarë përfshirë TVSH-në.

 

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është detyruar të paraqesë fondet e nevojshme buxhetore në rrethin buxhetor për vitet fiskale përkatëse, ndërsa Ministria e Financave t’i marrë ato parasysh gjatë përcaktimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet fiskale përkatëse.